AKTUALITET /

Nxirren thikat në Farkë, një i plagosur dhe një i arrestuar. Zbardhet shkaku

Shkruar nga Versus

Nxirren thikat në Farkë, një i plagosur dhe një i arrestuar.

Një 40-vjeçar i identifikuar si Blerim Balla, është arrestuar ditën e sotme, pas disa orësh kërkime nga policia, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë një 34-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Farkë, ndërsa autori i identifikuar Blerim Balla, është arrestuar për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

I plagosuri, i identifikuar me inicialet H. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Plagosja ka ndodhur pas një sherri në lidhje me pronësinë e një trualli.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 40-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin H. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll