
Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimin për 10 të akzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbatje pa leje e grup criminal
Ata kanë përfituar uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Dënimet e dhënat nga GJKKO
-17 vite burg Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra e Denilson Çervanaku
-15 vite burg Viktor Çervanaku, ish-kryekomunar i Frakullit
-14 vite burg Zenel Çervanaku dhe Redion Meshi
- 12 vite burg Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi e Marildo Rona
Julian Malaj dënohet me 3 vite burg për moskallëzim krimi
Kujtojmë se më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni.

