MAGAZINË /

Publikohen pamjet/ Cindy Marina dhe Genar Topalli drejt altarit! E veshur në stilin kauboj, prezantuesja organizon festën e beqarisë në Amerikë

Shkruar nga Versus
Publikohen pamjet/ Cindy Marina dhe Genar Topalli drejt altarit! E veshur
Cindy Marina dhe Genar Topalli

Cindy Marina, modelja dhe prezantuesja sportive, është gati të martohet me Genar Topalli, djali i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit. Para dasmës, Cindy ka vendosur të festojë natën e beqarisë së saj në Amerikë, ku ka kaluar disa ditë të fundit në shoqëri të mikeshave të saj të ngushta.

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale, duket se vajzat kanë zgjedhur një klub të njohur, ku kanë krijuar një atmosferë të paharrueshme. Cindy ka vendosur të vishë një mini fustan të bardhë, të kombinuar me një kapele kauboj të bardhë.

Një nga momentet më të veçanta të natës u dokumentua në “InstaStory” të saj, ku Cindy u shfaq duke hyrë në klub brenda një kutie të dekoruar si një “Barbie”, duke mbajtur një shishe shampanje në dorë. 

Ndërsa  Cindy ka qenë disi më e prirur të ndajë disa detaje nga ceremonia, Genari ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete, duke mos dashur të ndajë detaje me publikun./Versus.al

Poll