POLITIKË /

Genc Gjokutaj kërcënon Gaz Bardhin? Ironizon Açka: PD tokë e xanun

Deputetja Flutura Açka, e cila ka riktheksuar largimin nga Parlamenti në shtator, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të avokatit Genc Gjokutaj, mbështetës i afërt i Sali Berishës.

Shkruar nga Versus
Genc Gjokutaj kërcënon Gaz Bardhin? Ironizon Açka: PD tokë
Genc Gjokutaj

Deputetja Flutura Açka, e cila ka riktheksuar largimin nga Parlamenti në shtator, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të avokatit Genc Gjokutaj, mbështetës i afërt i Sali Berishës. Açka akuzon Gjokutajn për kërcënim publik ndaj Gazment Bardhit, duke ngritur shqetësimin se gjuha e përdorur është e papranueshme për një parti politike.

“Ky është një kërcënim publik! Dhe të mendosh që këta ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë,” shkruan Açka në Facebook, duke ironizuar rolin e disa figurave brenda PD-së që, sipas saj, e trajtojnë partinë si pronë personale.

Ajo i bën thirrje demokratëve të reagojnë: “Demokratë të të gjitha halleve, ç’duroni më! PD, tokë e xanun!”

Çfarë shkroi Genc Gjokutaj që ndezi polemikat:

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruante ndër të tjera:

“Sot, armiqtë e dikurshëm të PD, të penduar por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co, po përgatiten të riasgjësojnë PD-në dhe Berishën! […] Beteja me ta do të jetë fizike dhe jo online si dje! Nuk mund të largojmë shpëtimtarin tonë, por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta është e shpallur! Bujrum!”

Postimi është parë nga shumë zëra brenda dhe jashtë PD-së si thirrje për dhunë dhe kërcënim i hapur ndaj deputetëve që janë pozicionuar kundër Sali Berishës, përfshirë Gazment Bardhin.

Reagimet pritet të shtohen, ndërsa Partia Demokratike vijon të përçahet jo vetëm në ide, por edhe në tone – tashmë, siç paralajmëron Gjokutaj, edhe në “betejë fizike”. Versus.al

Genc Gjokutaj kërcënon Gaz Bardhin? Ironizon Açka: PD tokë

Poll