POLITIKË /

“S’kemi kërkuar asnjë euro”, Rama për përfitimet ekonomike të vendit nga kampet e refugjatëve

"Kjo është marrëveshje zemre". Kështu u shpreh Rama në konferencën me Melonin duke sqaruar se për ngritjen e kampeve të refugjatëve Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë shumë financiare.

Shkruar nga B.V
“S’kemi kërkuar asnjë euro”, Rama për
Kryeministri Edi Rama

Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë euro nga Italia si shpërblim për strehimin e emigranrtëve afrikanë në Gjadër dhe Shëngjin. Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë këtë fakt gjatë konferencës me homologen e tij italiane, duke theksuar se Shqipëria ka disa detyrime që duhet t’i ndërmarrë si aspirante për t’u anëtarësuar në BE dhe si vend anëtar i NATO-s.

“Ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit të saj në NATO apo i anëtarësimit të saj në BE si dhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandori dhe regjime të imponuara ka zgjedhur, të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik BE-në dhe SHBA-të, ashtu siç ka të gjitha të mirat, ka edhe pjesën që është sfiduese. Pra raportet në këtë komunitet nuk janë një menu që kur ti do të marrësh mbështetje dhe të jesh i ndihmuar. Kur vjen puna edhe tek ato momente që nuk janë momente lumturie të thuash jo. Ne mund të thonim jo siç thanë të gjithë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirën e fatit por duke qenë një vend anëtar i NATO-s por nuk jemi fuqi ushtarake që mund të kontribuojë për të caktuar fatet ushtarake të botës, na takonte ne ta bënim duke ditur edhe traditën tonë”- tha Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat e bëra në mediat italiane se për kampet u janë dhënë tendera personave të inkriminuar italianë duke theksuar se i gjithë procesi është menaxhuar nga qeveria e Italisë.

“Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund t’i imagjinoja në mediat italiane se çfarë fshihet pas kësaj marrëveshje ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro. Sepse në momentin që do kishim kërkuar euro, ne nuk do ishim ne dhe nuk do ishim aleatë që jemi gati për një vend aleat të madh si Italia. Çfarë mund të fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje dhe nga fakti që këto njerëz do ushqehen. Janë burime ekonomike të zonës që do e bëjnë këtë, por ne nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Është e tmerrshme të shohësh sesi për këtë marrëveshje është folur edhe për dhënien e tenderave për malavitën italiane. Ndërkohë që gjithçka administrohet nga pala italiane”- shtoi kryeministri. Versus.al

Poll