
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer postimet në rrjetin e tij social lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.
Në videon e publikuar, tregohet aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje.
“Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”- shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara.
Pas zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri njoftoi nisjen e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje fillimisht në Tiranë ku tha se kishte parë se kishin ‘lulëzuar’ dhe më pas në rrethet e tjera. Madje njoftoi edhe një paketë ligjore kundër ndërtimeve pa leje dhe tejkalimit të lejes. Versus.al

