MAGAZINË /

“Ke figurë atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selin dhe Arditin: Jam babai juaj në këtë lojë

Përplasjet mes banorëve vetëm sa shtohen një ditë para spektaklit të së shtunës.

Shkruar nga Versus

“Ke figurë atërore të dështuar”, Rogerti

Një ditë para spektaklit të së shtunës, dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP vetëm sa janë shtuar. Këtë herë, Rogerti është përplasur me Selin të cilës iu drejtua gjithashtu kur u shprehte ndaj Malit dhe Stenaldos me fjalët “unë jam babai juaj në këtë lojë”.

Pjesë nga debati:

Selin: E ke figurën atërore të dështuar. Figura e dështuar atërore sjell fëmijë të paqëndruar…

Rogerti: Ja, si puna jote. Unë të kam pjellë ty.

Selin: Unë të kam mohuar në kohë rekord dhe i kam dalë ballë jetës time vetë.

Rogerti: E ke gabim. Babi do të të mësojë të përqendrohesh. Unë jam babai yt në këtë lojë. Unë do të tregoj se si luhet.

Selin: Nëse kjo lojë është jeta dhe ti je babai im në këtë lojë, unë të kam mohuar…

Rogerti: Unë jam babai yt në këtë lojë. Hajde te babi se të ka pjellë babi. Faleminderit që vini të gjithë bashkë.

Rogerti u përplas edhe me Arditin të cilit iu drejtua me të njëjtat fjalë si Selinës: “Ty të mungon babai në këtë lojë? Hajde se unë jam babai yt në këtë lojë. Hajde gjeje babin. Unë jam babai yt. A do më? Ti je shërbëtori ynë. Kështu që ti nuk je bërë akoma fëmija im. Të mungon babai ty? Hajde se unë jam babai yt në këtë lojë? Ke ndonjë problem tani? Hape rrugën tani se dua të eci”. Versus.al

Poll