
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me presidentit e izraelit, Isaac Herzog u shpresh se populli shqiptarë gjithmonë ka qenë një mik me popullin hebre.
Duke folur për situatën në të cilën ndodhet Izraeli, kryeministri ftoi të gjithë izraelitët të cilët kanë dëshirë të vijnë të qëndrojnë në Shqipëri.
Rama: Shqipëria në marrëdhëniet me popullin hebre janë pjesë e historisë krenare të një populli të vogël. Dhe kanë shkruar një faqe shumë të bukur në historinë e botës duke qene vend i vetëm europian që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa para.
Paraardhësit tanë qofshin myslimanë apo të krishterë kapërcyen çdo lloj gjykimi fetar, mbrotjen hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Në Shqipëri hebrenjtë nuk lagoheshin por gjenin miqësi. Është një lidhje historike që gjithmonë kemi qenë dhe jemi të prirur ta forcojmë.
Jemi sigurisht shumë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh në territoret ku populli izraelit dhe populli i Palestinës gjenden. Është absolutisht e rëndë dhe është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër jemi shumë të vetëdijshëm se është më e vështirë të fitohet se ç'thuhet. Shqipëria ka qenë një mbështetëse mjaft e madhe e armëpushimit dhe çdo përpjekje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur një proces për të mirën e të gjithëve.
Jam shumë i prirur të theksoj që ndërkohë që këto janë kohë mjaft të vështira për Izraelin dhe për të gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës, ardhmja do të jetë me siguri me një Izrael më të fortë dhe pa dyshim një rajon më i begatë dhe vizionar.
Ndërkohë që jemi krahëhapur për të pritur të gjithë izraelitët, qofshin turistë, sipërmarrës, shkrimtarë, qofshin njerëz që merren me teknologji apo ato në moshë të vjetër që duan të kenë shtëpinë në bregdet, të rrethuar nga shumë lumenj ku gjen gjithçka brenda një hapësire në një vend kaq të vogël si Shqipëria.
Jam shumë i lumtur që kam presidentit si mik dhe kam pasur privilegjin ta njoh shumë më parë kur ishte në llogoret e politikës në Izrale. Është një kënaqësi të ulesh me të një njeri mjaft të shquar, një njeri me përvojë i cili ka ne zemër miqësinë me popullin shqiptar./ Versus.al








