POLITIKË /

Incident në memorialin për 4 protestuesit e vrarë më 2 prill të '91-it, demokrati heq lulet e Benet Becit

Shkruar nga Versus

Incident në memorialin për 4 protestuesit e vrarë më 2 prill

Një incident është shënuar ditën e sotme në Shkodër në memorialin e 2 prillit ku kryebashkiaku Benet Beci kishte vendosur disa kurora me lule në nder të 4 protestuesve, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çela të cilët u vranë nga regjimi komunist në protestën e mbajtur 35 vite më parë kundër Partisë Komuniste.

Njëri prej anëtarëve të PD në Shkodër, Selami Hoxha hoqi kurorat me lule të vendosura nga Beci duke e konsideruar PS-në si pasardhëse të partisë Komuniste.  

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Beci pasi bashkia vendosi kurorat tek memoriali i 2 prillit, shpërndau këtë mesazh:

Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku,

Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Versus.al

Poll