BOTA /

Rrëfimi tronditës i nënës së 11 vjeçares e vrarë nga daja: Vuante nga kanceri.  Nuk e meritonte një vdekje të tillë

Shkruar nga Versus

Rrëfimi tronditës i nënës së 11 vjeçares e

E tronditur nga vrasja e vajzës së saj , nëna e 11 vjeçares duke folur për median greke ANT1  tha se vajza e saj nuk e meritonte një vdekje të tillë.

Ajo tregoj se vogëlushja e saj i kishte larë pak orë më parë se të ndodhte ngjarja, burrit që më vonë do të bëhej vrasësi si saj, ndërsa zbuloi se vajza kishte kancer në mëlçi 

''I kishte larë makinën pak orë para se ta vriste. Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.

I akuzuari për vrasjen e mbesës së tij ka pranuar para policisë grekse se pak para se ta vriste 11 vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vogëlushen por ajo nuk pranoi dhe kur i tha se do tu tregonte prindërve ai e sulmoi dhe e vrau me kaçavidën që ksihte në makinë. 

“I sugjerova që të takoheshim. Ajo refuzoi. Ajo tha se do t'u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë” është dëshmia e 37 vjeçarit dhënë në polici. 

 

Poll