BOTA /

Trump ultimatum Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose do të shkatërrojmë centralet elektrike!

Teherani kundërpërgjigjet: Do të godasim infrastrukturën energjetike dhe ujin në gjithë rajonin

Shkruar nga Versus

Trump ultimatum Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose do të

Një përshkallëzim i ri i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është regjistruar pas një ultimatumi të fortë nga Donald Trump drejtuar Teheranit lidhur me Ngushticen e Hormuzit.

“Nëse Irani nuk do ta hapë plotësisht, pa kërcënime, Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve nga ky moment, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke filluar nga më i madhi”, ka deklaruar Trump në një postim në platformën Truth.

Irani kërcënon me sulme ndaj infrastrukturës amerikane
Pas deklaratës së Trump, reagimi i Iranit ka qenë i menjëhershëm. Ushtria iraniane ka paralajmëruar se do të marrë në shënjestër infrastrukturën energjetike dhe impiantet e desalinizimit të ujit në rajon nëse SHBA godet centralet elektrike iraniane.

“Nëse infrastruktura e naftës dhe energjisë e Iranit sulmohet nga armiku, të gjitha infrastrukturat energjetike, informatike dhe impiantet e desalinizimit të ujit që i përkasin Shteteve të Bashkuara dhe regjimit në rajon do të merren në shënjestër”, deklaroi për agjencinë Fars zëdhënësi i komandës operative të ushtrisë iraniane, Khatam al-Anbiya.

Trump ultimatum Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose do të

Një nga pikat më të rrezikshme në botë
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe çdo konflikt në këtë zonë mund të shkaktojë krizë globale energjetike dhe rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës.

Ultimatumi dhe kërcënimet e ndërsjella kanë rritur frikën për një përplasje të mundshme ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa situata mbetet shumë e tensionuar./VERSUS

Poll