BOTA /

VIDEO / Ferr në Izraelin jugor nga raketat balistike iraniane, mbi 150 të plagosur në Dimona dhe Arad

Sipas raportimeve, të paktën dy raketa nuk u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, duke rezultuar në goditjen e zonave civile.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Ferr në Izraelin jugor nga raketat balistike iraniane, mbi 150

Ferr në Izraelin jugor: Raketat balistike iraniane goditën zonat e banuara në qytetet e Aradit dhe Dimonës, duke plagosur rreth 150 persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas raportimeve, të paktën dy raketa nuk u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, duke rezultuar në goditjen e zonave civile.

Videot tregojnë shkatërrimin në zonat e banuara të Aradit pas një sulmi me raketa iraniane, me dëme në ndërtesa, automjete dhe infrastrukturë.

Më lart video e një shtëpie në Arad që u dëmtua nga sulmi me raketa iraniane

Ushtria izraelite tha se kishte zbuluar një seri të re raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, pas një serie sulmesh të mëparshme. Ky është mesazhi i dytë paralajmërues i tillë brenda orëve të fundit, sipas një deklarate nga forcat e armatosura.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme nga kjo lëshim i ri, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar mes sulmeve të vazhdueshme dhe hakmarrjeve nga të dyja palët në konflikt.

Poll