MAGAZINË /

Moti sot në Shqipëri: Kthjellime, vranësira dhe shi në disa zona - VIDEO

Parashikimi për të dielën: Temperatura të qëndrueshme, erë e lehtë dhe det i qetë

Shkruar nga Versus

Moti sot në Shqipëri: Kthjellime, vranësira dhe shi në disa

Për ditën e diel, vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit të motit, dita do të karakterizohet nga kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohen reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash, kryesisht të përqendruara në relievet malore, por pjesërisht edhe në zonën qendrore dhe jugperëndimore të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, duke mbajtur mot relativisht të qetë në të gjithë territorin.

Ndërkohë, në det pritet valëzim i ulët. Në detin Adriatik dhe detin Jon valëzimi do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë, çka do të thotë kushte të favorshme për lundrim. Më poshtë tabelat me temperaturat për çdo qark 


Autoritetet këshillojnë qytetarët të ndjekin përditësimet e Shërbimi Meteorologjik Ushtarak për informacione më të detajuara dhe të përditësuara mbi kushtet e motit.

Poll