Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Gjesti patën një bisedë me tone ironike në dhomën e grimit. Gjatë kësaj bisede, Loredana i tha Gjestit:
“O Gjesti, hë? Çfarë ke zemra, më thuaj. Po të shikoj disa minuta më shumë në sy, do të thuash se u dashurova me ty, se ti kështu e ke, të gjitha vajzat dashurohen me ty.”
Në përgjigje, Gjesti u shpreh se asnjë nga vajzat në shtëpi nuk e ka parë me atë sy dhe se ato kanë preferuar të luajnë me të:
“Nuk jam Cristiano Ronaldo që të dashuroheni ju me mua. Jam njeri i thjeshtë, ju dëshironi të bëni lojë me mua, në krevat keni qejf të vini të bëni lojë, të bëni sherr me mua.”
Kjo bisedë shfaqu dinamikat komplekse dhe shpeshherë ironike mes banorëve të shtëpisë, duke shtuar tensionin dhe interesin e publikut për ngjarjet e ardhshme në “Big Brother VIP 4”. /Versus.al/







