Grupi BALFIN sjell në Shqipëri markën e njohur franceze KIABI, duke hapur dyqanin e parë KIABI Kids në qendrën tregtare më të madhe në vend, Tirana East Gate (TEG). Ky dyqan sjell ekskluzivisht për të vegjëlit cilësinë e lartë dhe stilin unik të KIABI, e njëherazi zgjidhje të përballueshme dhe të qëndrueshme për prindërit.
Hapja e KIABI Kids në TEG çon përpara marrëveshjen e partneritetit strategjik mes Grupit BALFIN dhe KIABI, për ta prezantuar këtë markë fillimisht në Shqipëri dhe më tej në vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Jo vetëm si një markë franceze dedikuar fëmijëve, por si një lider të modës së përballueshme; si një destinacion ku mund ta gjejë veten çdo pjesëtar familjeje.
Juljan Mane, Zëvendës Presidenti i sektorit të retail-it në Grupi BALFIN, thotë se “Bashkëpunimi me Kiabi është pjesë e strategjisë sonë pë tu fokusuar në brande ndërkombëtare me mundësi shtrirje në shume shtete. Këtë do bëjmë me Kiabi, do e shtrijmë në disa shtete, Tirana është vetëm stacioni i parë.”
“KIABI është një markë të cilën ne kemi dashur prej kohësh ta sjellim në Shqipëri dhe më në fund po e bëjmë realitet. Është një nga ato marka të cilat do të sjellin ndryshim të madh në tregun shqiptar. Duke i dhënë mundësinë shumë familjeve për të blerë jo vetëm lirë por, dhe me cilësi të mirë”, thote me tej Juljan Mane.
Agnes Nikitsky, Drejtuesja ekzekutive e KIABI për Europën shprehet: “Dëshiroj që klientët dhe familjet shqiptare ta përjetojnë plotësisht eksperiencën KIABI, ashtu siç e shijojnë familjet në mbarë botën. Personalisht, jam shumë krenare që jam pjesë e këtij udhëtimi emocionues.”
“Uroj shumë sukses për ekipin tonë në Shqipëri dhe jam e bindur se KIABI do të bëhet shumë shpejt një nga destinacionet e preferuara për familjet shqiptare, përfundon Drejtuesja Ekzekutive për Europën.
Me rastin e hapjes, KIABI Kids në TEG ka ardhur me një sërë ofertash speciale, ndërsa nuk munguan surprizat dhe atmosfera festive.
Redon Sholla, Drejtuesi Ekzekutiv i KIABI Shqipëri, thekson se, pavarësisht se dyqani sapo ka hapur dyert, interesi i konsumatorëve ka qenë jashtëzakonisht i madh. Ai nënvizon se një markë si KIABI ka munguar prej kohësh në tregun shqiptar, duke sjellë një koncept të ri të modës së përballueshme dhe cilësore.
KIABI është pjesë e Grupit të madh francez Mulliez, që udhëhiqet nga familja Mulliez dhe zotëron marka të njohura si Decathlon, Auchan, Leroy Merlin, si dhe shumë marka të tjera, po kaq të njohura. Prezente ne 33 shtete në mbarë botën dhe me një prani të fortë në shitjet online, KIABI është shndërruar në një nga markat kryesore të industrisë fast fashion në Europe.
Partneriteti mes Grupit BALFIN dhe KIABI synon të ofrojë për familjet në rajon krahas modës së përballueshme, edhe një përvojë të përmirësuar blerjeje, duke krijuar mbi 400 vende pune.
Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimit dhe më me ndikim në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Holandë, Mal të Zi, Kroaci, Zvicër, Kanada dhe SHBA.



“Thahet truri”, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% me 2024

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik



Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave
