MAGAZINË /

Rogerti lë shtëpinë e Big Brother Vip Albania

Rogerti ka folur me fjalë të ashpra për vajzat e shtëpisë, teksa sot ai ka dalë nga dera e kuqe, duke ndërprerë rrugëtimin në shtëpi.

Shkruar nga Versus

Rogerti lë shtëpinë e Big Brother Vip Albania

Gazetari Rogert Sterkaj ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, pas një debati të fortë në spektaklin e mbrëmjes. Debati nisi kur opinionistja Monika Kryemadhi kritikoi sjelljen e tij gjatë ditëve të fundit, duke e qortuar për gjuhën dhe qëndrimet që sipas saj kishin kaluar kufijtë.

Gjatë javës, Rogerti kishte ofenduar disa nga banorët, përfshirë Gretën, Selin dhe Mateon, me komente dhe pyetje të konsideruara fyese, çka shkaktoi tensione të shumta brenda shtëpisë dhe reagime të forta nga publiku në rrjetet sociale.

Pas kritikes së Monikës, Rogerti reagoi menjëherë u ngrit, kërkoi nga produksioni të hapnin derën dhe vendosi të largohej në atë moment./Versus.al

Poll