BOTA /

Krizë politike në Gjermani, kancelari Scholz shkarkon Ministrin e Financave

Kancelari Olaf Scholz dha një konferencë shtypi lidhur me këtë vendim duke shpjeguar situatën e krizës qeveritare lidhur me buxhetin dhe ekonominë dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit. Më 15 janar kancelari do të paraqesë kërkesën për votëbesim në Bundestag.

Shkruar nga Versus

Krizë politike në Gjermani, kancelari Scholz shkarkon Ministrin e

Gjermania është përfshirë nga një krizë politike.

Kriza e koalicionit të qendrës së majtë në Gjermani ka arritur një pikë kritike. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të shkarkojë Ministrin e Financave, Christian Lindner.

Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes partive të koalicionit qeverisës në Gjermani, të përbërë nga SPD-ja, Të Gjelbrit dhe FDP-ja. Vendimi u konfirmua mbrëmjen e sotme nga zëdhënësi i qeverisë në Berlin.

Kancelari Olaf Scholz dha një konferencë shtypi lidhur me këtë vendim duke shpjeguar situatën e krizës qeveritare lidhur me buxhetin dhe ekonominë dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit. Më 15 janar kancelari do të paraqesë kërkesën për votëbesim në Bundestag.

Christian Lindner, i cili ka kërkuar prej kohësh reforma të thella në ekonomi dhe në politikat fiskale të Gjermanisë, propozon zgjedhje të reja për Bundestagun, duke sugjeruar që koalicioni aktual nuk mund të sigurojë stabilitetin e nevojshëm për vendin.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të gjitha partitë të dakordohen për një proces të qetë zgjedhor në fillim të vitit 2025.

Poll