
Një masiv me shkëmbinj bllokoi mëngjesin e sotëm aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve në të dy drejtimet. Rrëshqitja e gurëve ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.
Situata paraqitet problematike, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë bllokuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve.
Policia Rrugore po monitoron situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun e mjeteve, deri në ndërhyrjen e kompanisë kontraktore për largimin e shkëmbinjve nga rruga.
Policia njofton shoferët që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës./Versus.al

