AKTUALITET /

Reshje bore në Dardhë, trashësia arrin deri në 20 centimetra

Shkruar nga Versus

Reshje bore në Dardhë, trashësia arrin deri në 20 centimetra

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në Dardhë të Korçës. Në orët e para të mesnatës nisën reshjet e borës të cilat në zona të caktuara kanë arritur trashësinë deri në 20 centimetra.

Rrugët po pastrohen me borëpastruese dhe kriposjen në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.
Në akset e tjera nacionale nuk janë shënuar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme.

Qafë Thanë-Pogradec qarkullimi normal, Qukës-Qafë Plloçë, qarkullimi normal
Korçë-Kapshticë, Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë qarkullimi pa probleme./Versus.al

Poll