AKTUALITET /

Sot do të zhvillohet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, kryebashkiaku kërkon lirimin nga qelia

Shkruar nga Versus

Sot do të zhvillohet seanca në GJKKO për Erion Veliajn,

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit, do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj.

Një vit pas arrestimit, Erion Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë.

SPAK përfundoi hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

Rikujtojmë se për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

SPAK e akuzon Erion Veliajn për trembëdhjetë vepra penale, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Prokuroria deklaroi se shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në nëntë raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës./Versus.al

 

Poll