AKTUALITET /

Po ecte me motor dhe e fyen, oficeri i krimeve në Sarandë dhunohet nga disa persona

Policia po heton për të zbuluar nëse bëhet fjalë për sherr të çastit apo sulm të organizuar.

Shkruar nga Versus

Po ecte me motor dhe e fyen, oficeri i krimeve në Sarandë dhunohet nga

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë ku një efektiv policie me detyrë oficer krimesh, është dhunuar nga disa persona.

Mihal Velço ka qenë duke udhëtuar me motor kur është ofenduar dhe më pas kanosur nga një grup personash. Me të zbritur nga motori, Velço është konfliktuar fizikisht me ta.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo një sulm të organizuar. Forca të shumta policie kanë nisur një aksion kërkimi në të gjithë Sarandën për të kapur personat që dhunuan efektivin. Janë marrë në pyetje disa persona, por deri më tani ende nuk ka një informacion lidhur me kapjen e autorëve të dyshuar. Versus.al

Poll