MAGAZINË /

Banderola me thirrjet politike, 6 yjet e Argjentinës rrezikojnë pezullimin për finalen e Botërorit

Pas eliminimit të Anglisë, polemikat u shtuan edhe më shumë, pasi disa lojtarë të Argjentinës u panë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Las Malvinas son Argentinas".

Shkruar nga Versus

Banderola me thirrjet politike, 6 yjet e Argjentinës rrezikojnë

FIFA është vënë nën presion që të ndërmarrë masa të ashpra ndaj deri në gjashtë futbollistëve të Argjentinës përpara finales së Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës.

Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni siguroi kualifikimin në finalen e madhe pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Anglisë, falë golave të Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez. Megjithatë, polemikat nuk u kufizuan vetëm në fushën e lojës.

Para ndeshjes së zhvilluar në stadiumin e Atlantës, disa futbollistë argjentinas u filmuan duke kënduar këngë që lidhen me Ishujt Falkland (Malvinas), territor për të cilin Argjentina dhe Britania e Madhe zhvilluan luftë në vitin 1982.

Pas eliminimit të Anglisë, polemikat u shtuan edhe më shumë, pasi disa lojtarë të Argjentinës u panë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Las Malvinas son Argentinas" ("Malvinat janë argjentinase").

Sipas rregulloreve të FIFA-s, deklaratat dhe mesazhet politike janë të ndaluara në aktivitetet zyrtare të futbollit, çka ka bërë që shumë persona të kërkojnë ndëshkimin e lojtarëve argjentinas.

Mes zërave më të fortë është ai i politikanit britanik Ed Davey, lider i Partisë Liberal Demokrate, i cili i ka bërë thirrje FIFA-s të pezullojë gjashtë futbollistë të Argjentinës për finalen ndaj Spanjës.

Ai e krahasoi rastin me atë të vitit 2024, kur UEFA pezulloi për një ndeshje Rodrin dhe Alvaro Moratën pasi kënduan sloganin "Gibraltari është Spanjë" gjatë festimeve. Versus.al

 

Poll