
Pas fitores spektakolare dhe kualifikimit në finalen e Kupës së Botës 2026, disa lojtarë të Argjentinës shfaqën një mesazh me përmbajtje politike gjatë festimeve pas ndeshjes.
Në fund të takimit, futbollistët argjentinas ngritën një pankartë ku shkruhej: “Ishujt Malvine (Falkland) i përkasin Argjentinës.”
Mesazhi lidhet me mosmarrëveshjen e gjatë mes Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin mbi ishujt në Atlantikun e Jugut, të cilët Argjentina i quan Malvine, ndërsa Britania i njeh si Ishujt Falkland.
Çështja e ishujve mbetet një temë shumë e ndjeshme në Argjentinë, veçanërisht pas luftës së vitit 1982 mes dy vendeve, e cila përfundoi me fitoren e Mbretërisë së Bashkuar dhe ruajtjen e kontrollit britanik mbi territorin.
Shfaqja e këtij mesazhi nga lojtarët e kombëtares argjentinase ka shkaktuar reagime të shumta, pasi futbolli në Argjentinë shpesh është i lidhur ngushtë me çështje kombëtare dhe identitetin politik të vendit. Ky incident është bërë subjekt i FIFA-s dhe pritet të këtë ndëshkime të rënda. Versus.al

