POLITIKË /

Hoxha takohet me homologun serb në Uashington: I përsërita qëndrimin mbi deklaratat e papërgjegjshme të ministres

Shkruar nga Versus

Hoxha takohet me homologun serb në Uashington: I përsërita

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologun serb Marko Gjuriç gjatë qëndrimit të tij në Washington, në margjinat e Ministerialit për Rikthimin e Terrorizmit Politik.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektivat e ardhshme të marrëdhënieve mes vendeve.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë bisedës me ministrin e Jashtëm serb ka ripërsëritur qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat e fundit të ministres Snezana Paunoviç për Kosovën, të cilat Tirana i ka cilësuar të papranueshme.

“Përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane”, shkroi Hoxha.

Ministri shqiptar theksoi se dialogu mbetet mënyra e vetme për të trajtuar mosmarrëveshjet mes vendeve. Versus.al

Poll