AKTUALITET /

“Më shanë kur po ecja me motor”, oficeri i krimeve në Sarandë: Sherri ishte konflikt i çastit

Shkruar nga Versus

“Më shanë kur po ecja me motor”, oficeri i krimeve në

Oficeri i krimeve në Sarandë, Mihal Velço ka folur për TCH ku ka dhënë detaje për sherrin e ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen nr. 3 ku disa persona e dhunuan fizikisht.

Ai ka treguar se ishte duke udhëtuar me motor kur dëgjoi se një grup personash të panjohur po e ofendonin. Më pas rrëfeu se zbriti nga motori dhe u përplas fizikisht me ta duke theksuar se konflikti ishte i çastit dhe jo i mëparshëm.

Për ngjarjen janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve përreth me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të cilët ia mbathën pas sherrit. Versus.al

Poll