Vlorë- Policia kufitare ndërhyri në orët e para të mëngjesit të sotëm për të shpëtuar një mjet lundrues me 11 persona në bord të cilët ndodheshin në rrezik, 8 milje larg grykëderdhjes së lumit të Vjosës.
Pas sinjalizimit, policia arriti të lokalizonte mjetin gomone dhe arritën të shpëtonin të gjithë personat që ndodheshin në bord. Sipas të dhënave paraprake, emigrantët janë shtetas të pesë vendeve të ndryshme të Afrikës dhe Azisë si Haiti, Afganistani, Liberia, Pakistani dhe Bangladeshi.
Ende nuk është përcaktuar destinacioni i tyre apo nëse po tentonin të kalonin drejt Italisë me mjetin e vogël lundrues. Kjo pritet të sqarohet pas marrjes në pyetje të tyre dhe përfundimit të veprimeve hetimore nga autoritetet kompetente. Versus.al

