Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.
Laçi dhe Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramariç dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.
Sa i përket notave të skuadrave, Shqipëria mori notën mesatare prej 6.88, ndërsa Kroacia si skuadër kishte notën 7.24.
Lojtari më i mirë në ndeshje nga SofaScore është portieri kuqezi, Thomas Strakosha me notën 8.5.
Qazim Laçi me 7.8, Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshiti me notat 7.1 po ashtu kishin paraqitje pozitive.
Te Kroacia më i dalluari ishte Andrej Kramariç me notën 8.1, ndërsa me paraqitje u vlerësuan edhe Mateo Kovaçiç dhe Luka Modriç me notat 8.0.
Notat e lojtarëve të Kroacisë dhe Shqipërisë







