MAGAZINË /

'Teatër poshtërimi'! Elijona përballet me deklaratën e dajës në BBVK: Qëllimi i tij është të më mërzisë

Shkruar nga Versus

'Teatër poshtërimi'! Elijona përballet me

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Elijona u përball gjatë Prime-it me një deklaratë të dajës së saj, e cila kishte qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Ajo lexoi reagimin e tij të publikuar në Facebook dhe u shpreh se, sipas mendimit të saj, daja është penduar për fjalët e thëna më herët. Elijona theksoi se ai është mjaftueshëm i rritur për ta kuptuar se deklaratat publike kanë pasoja dhe se çdo fjalë e bërë publike duhet peshuar me kujdes.

Banorja u shpreh se pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBVK, do të takohet personalisht me dajën për të sqaruar situatën.

“Qëllimi i dajës është me më mërzit dhe me më shkaktu dëm. Jam mundu mos me përfshi askënd nga familja ime dhe mos me leju që dikush të dalë për vëmendje në kurrizin tim. Unë në rrëfimin tim flas për përjetimet e mia, ndërsa gjërat e babit dhe mamit mbesin të tyret,” u shpreh Elijona.

Ajo shtoi se deklaratat publike që prekin familjen duhen menduar dy herë, duke theksuar se një prind apo familjar nuk duhet të lëndojë fëmijën e motrës së vet.

Ndërkohë, pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe daja i Elijonës, Valon Zhubaj, i cili përmes një postimi publik mohoi se ka pasur qëllim të dëmtojë mbesën e tij. Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër formatin e Big Brother VIP, duke e cilësuar si një “teatër poshtërimi”.

'Teatër poshtërimi'! Elijona përballet me

 

Poll