Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në vendin tonë.
Pas atij të Vlorës, ku ka humbur jetën një i ri, në orët e pasdites një aksident i rëndë ka ndodhur edhe në Kuçovë.
Policia lokale bën të ditur se, një fermer me inicialet R. K., 55 vjeç, ka humbur jetën pasi është aksidentuar me zetorin e tij.
Kuçovë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.








