MAGAZINË /

S'kanë fund dramat në BBVIP, transgjinorja Linda Rei braktis garën mes tensioneve

Shkruar nga Versus

S'kanë fund dramat në BBVIP, transgjinorja Linda Rei braktis

Transgjinorja Linda Rei ka hequr dorë mbrëmë nga qëndrimi si banore në Big Brother VIP Kosova 4. Banorët e tjerë u njoftuan me anë të zarfit.

Linda Rei la shtëpinë sepse shprehu hapur pakënaqësinë në spektaklin ‘prime’ rreth mënyrës sesi produksioni e kishte trajtuar sëmundjen e saj, diabetin.

Ajo tha se kishte kërkuar të shihte edhe psikologen, por një gjë e tillë i ishte mohuar brenda shtëpisë.

Alaudini gjatë debatit me të në spektaklin e së hënës i mohoi akuzat dhe së bashku me produksionin bën ç’mos për ta bindur që ajo të qëndrojë, por mesa duket Linda nuk ka dashur të vazhdojë garën. Versus.al

Poll