Live Updates /

Krim i rëndë në Shkodër, ish-polici qëllon bashkëjetuesen më pas vetëvritet! Nëna e 3 fëmijëve, në gjendje kritike

*Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën paraditen e sotme ku një Kol Manaj u gjet i vetëvrarë ndërsa bashkëjetuesja e tij Anila Ndoka u plagos me plumbë në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. *Dyshimet janë për një krim pasioni, ndërsa viktima rezulton të ketë qenë më parë polic. *Çifti bashkëjetonte prej 5 vitesh, ndërsa e plagosura Anila Ndoka ishte e divorcuar prej 6 vitesh, ndërsa ka edhe 3 fëmijë. *Të dy u gjetën brenda një makine në lagjen “Mark Lula”, ndërsa ende po hetohen shkaqet e krimit të rëndë. Çifti postonte shpesh në rrjetet sociale, ku edhe i shprehnin dashurinë njëri tjetrit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën paraditen e sotme ku një Kol Manaj u gjet i vetëvrarë ndërsa bashkëjetuesja e tij Anila Ndoka u plagos me plumbë në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. *Dyshimet janë për një krim pasioni, ndërsa viktima rezulton të ketë qenë më parë polic. *Çifti bashkëjetonte prej 5 vitesh, ndërsa e plagosura Anila Ndoka ishte e divorcuar prej 6 vitesh, ndërsa ka edhe 3 fëmijë. *Të dy u gjetën brenda një makine në lagjen “Mark Lula”, ndërsa ende po hetohen shkaqet e krimit të rëndë. Çifti postonte shpesh në rrjetet sociale, ku edhe i shprehnin dashurinë njëri tjetrit.

5 Postime
2 MUAJ ME PARE

“Anila Prendushi ka plagë në kokë”/ Gazetarja zbulon dinamikën e ngjarjes tragjike në Shkodër: Mani i dërgoi Anilës një video sikur po vriste veten në banesë

Krim i rëndë në Shkodër, ish-polici qëllon

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Open në News 24 ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku Kolë Mani ka plagosur rëndë bashkëjetuesen Anila Prendushin dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Lala tha se Prendushi ka një plagë në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas saj, shanset që Prendushi të mbijetojë janë të pakta.

Krim i rëndë në Shkodër, ish-polici qëllon

Më tej, Lala tregoi edhe dinamikën e ngjarjes. Ajo u shpreh se Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila Prendushi ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani menjëherë e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Klodiana Lala: Anila Prendushi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Është në Spitalin e Traumës. Ka një plagë në kokë, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresat për të shpëtuar janë të pakta. Është nënë e tre fëmijëve dhe është një ngjarje tepër tragjike për të gjithë. Prendushi është divorcuar me bashkëshortin, me të cilin kishte tre fëmijë të mitur. Rreth 1 vit e gjysmë më pas ka krijuar një lidhje me Kolë Manajn. Fillimisht kanë shkuar mirë.

Rreth tre javë më parë kanë nisur problemet mes çiftit, për arsye, që urojmë të mbijetojë dhe vetë Anila ta tregojë. Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

 

2 MUAJ ME PARE

“Është krenari për gjithë Shkodrën”, flet kolegu i 44 vjeçares që u qëllua me plumb në kokë nga partneri

Krim i rëndë në Shkodër, ish-polici qëllon
Kolë Manaj dhe Anila Prendushi

Një ngjarje tragjike u regjistrua paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku 44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.

E teksa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, dy janë pistat të cilat po hetohen, ajo e xhelozisë dhe pamundësia ekonomike. 44-vjeçarja ishte e vetmja që çonte të ardhura në shtëpi, pasi partneri i saj me të cilin kishte 5 vite që bashkëjetonte ishte i papunë.

Ajo punonte si psikologe në Bashkinë e Shkodrës dhe për të gjithë ata që e njohin është një punonjëse e përkushtuar dhe tepër profesioniste. Kështu është shprehur për Euronews Albania edhe një nga kolegët e saj me të cilin kishte punuar vite më parë.

Klajdi Xhelilaj, tregoi se 44-vjeçarja është një nga profesionistet më të mira në fushën e saj dhe se gjithë qyteti i Shkodrës gëzon respekt për të.

 “Në një nga organizatat kam pasur privilegjin të punoj me Anilën dhe besoj se është një nga ekspertet më të mira në zonën e Shkodrës, është një person sakrifikues për të gjitha grupet e margjinalizuara. Termi krim pasioni nuk është i përshtatshëm se ku ka pasion nuk duhet të ketë dhunë, por tolerancë.

Po më duhet të të them që për mua është një nga më profesionistët, një profesioniste që është krenari jo vetëm për ata që kanë punuar me të , por për të gjithë qytetin. Anila ka bërë maksimumin për të ofruar shërbime sa më cilësore.

Për mua Anila është një nga profesionistet më të mira në qytetin e Shkodrës, njëri sakrifikues që ka punuar për mbrojtjen e fëmijëve. Gëzon respektin e të gjithëve në Shkodër”, tha ai.

2 MUAJ ME PARE

“Nëse e do fort, mos e lësho”, çfarë postonte në “TikTok” i riu që qëlloi bashkëjetuesen dhe u vetëvra (VIDEO)

Krim i rëndë në Shkodër, ish-polici qëllon

Koli Manaj, 34 vjeçari i cili i dha fund jetës sot në mënyrë tragjike pasi qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen Anila Ndoka, postonte vazhdimisht foto me të në rrjetet sociale.

Në “TikTok”, Manaj shpërndante video me këngë dashurie të cilat i shoqëronte me fotot e postuara ku shfaqej së bashku me 44 vjeçaren, me të cilën bashkëjetonte që prej 5 vitesh. Në TikTok kishte postuar video me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në makinë, ndërsa dyshimet janë për krim pasioni. Versus.al

2 MUAJ ME PARE

Krimi në Shkodër, del FOTO e 34 vjeçarit që u vetëvra dhe bashkëjetueses që qëlloi me plumb në kokë

Krim i rëndë në Shkodër, ish-polici qëllon

Versus.al ka siguruar foton e Kolë Manajt dhe 44 vjeçares Anila Ndoka të cilën e qëlloi me armë zjarri në kokë paraditen e sotme në Shkodër.

Mësohet se viktima është nënë e tre fëmijëve, ndërsa ishte divorcuar nga një martesë e mëparshme që kishte pasur. Çifti bashkëjetonte prej 5 vitesh, ndërsa ende nuk dihen shkaqet për ngjarjen e rëndë që e shtyu Kolë Manajn të qëllonte të dashurën dhe më pas të vetëvritej me armë zjarri.

Ndoka është dërguar në spital ku raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Versus.al

2 MUAJ ME PARE

Tragjedi në Shkodër, 34 vjeçari plagos me plumb në kokë të dashurën, më pas vetëvritet (EMRAT)

Krim i rëndë në Shkodër, ish-polici qëllon
Foto nga vendngjarja

Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Mark Lula” ku Koli Manaj ka qëlluar me armë zjarri të dashurën Anila Ndoka dhe më pas është vetëvrarë.

Mësohet se gruaja është gjetur në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  Deri më tani dyshimet janë për një krim pasioni, pasi çifti i bashkëjetuesve janë gjetur brenda në makinë. Burime bëjnë me dije se gruaja e plagosur rëndë ka një plumb në kokë.

Çifti i të rinjve bashkëjetonte prej 5 vitesh.

Nuk ka shenja plumbash në pjesën e jashtme të makinës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë tragjedi. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak orë pas kontrolleve që forcat RENEA ushtruan në Dobraç ku shoqëruan 5 persona, mes tyre edhe Safet Bajrin për t'i pyetur mbi masakrën e ndodhur në tetor të vitit të kaluar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: