Live Updates /

Asnjë surprizë, PS fiton bindshëm në 5 bashki kundër kandidatëve të pavarur! Socialistët për pjesëmarrjen e ulët: S’është mesazh për ne

*Në orët e para të mëngjesit të sotëm u mbyll numërimi në 5 bashkitë ku pati zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor. Ashtu siç pritej, socialistët fituan bindshëm në të gjitha bashkitë. *Por ajo çfarë ra në sy është pjesëmarrja tepër e ulët e qytetarëve në zgjedhje, vetëm 18.45% nga totali i personave me të drejtë vote në këto zgjedhje. Pjesëmarrja më e ulët u shënua në Vlorë me 12.54% ndërsa më e larta ajo në Mat me 39.23%. *Lidhur me këtë pjesëmarrje të ulët, drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi u shpreh se nuk është një mesazh për socialistët, por pasojë e kundërshtarëve të dobët përballë tyre. *Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme ishte e pazakontë për shkak të “heshtjes” së madhe të dy partive kryesore, pavarësisht se PD mbështeste kandidatët e pavarur dhe nuk doli me kandidatë politikë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
3 ORE ME PARE

“S’është mesazh për PS”, Çuçi për ‘bojkotin’ e vlonjatëve: Kur ke kundërshtarë të dobët, stadiumi mbetet bosh

Asnjë surprizë, PS fiton bindshëm në 5 bashki kundër

Bledi Çuçi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve ku u shpall fituese Brunilda Mersini. Sa i takon pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, Çuçi tha se këtë nuk e sheh si mesazh kritik për Partinë Socialiste.

“Jo nuk mendoj kështu, ju e patë që edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar”, tha ai për gazetarët.

Madje më tej për të shpjeguar këtë pjesëmarrje të ulët, Çuçi mori si shembull ndeshjen e futbollit me kundërshtarë të dobët ku nuk ka tifozë.

“Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene që lidhen me faktin që ishin zgjedhje të pjesshme, ishin zgjedhje që nuk kishin kundërshtarë të fort dhe kur je pa kundërshtarë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh”, tha Çuçi për mediat. Versus.al

3 ORE ME PARE

Vlonjatët "braktisën" votimet, kryebashkiakja e re: Rëndësi ka fitorja! Jam e kënaqur nga pjesëmarrja

Asnjë surprizë, PS fiton bindshëm në 5 bashki kundër
Bledi Çuçi dhe Brunilda Mersini

Për Brunilda Mersinin, pjesëmarrja e ulët e vlonjatëve në votime nuk i zbeh suksesin e fitores së saj. Ajo u zgjodh fituese përballë 2 kandidatëve të pavarur me 78.4% të votave. Në deklaratën e dhënë për mediat, e pyetur për pjesëmarrjen e ulët, Mersini tha se rëndësi ka fitorja. 

“Jam e kënaqur nga pjesëmarrja, ajo prodhoi një fitore. E rëndësishme është fitorja, por normalisht që do të ketë një analizë.
Jam një grua që vi nga rrugët e qytetit dhe jam e përkushtuar ndaj njerëzve të tij. Do të jem njeri i përkushtuar dhe me ndjeshmëri për qytetin”, tha ajo.

Ajo tha më tej se fitoren ia dedikon Partisë Socialiste. Kjo është hera e parë që Vlora do të drejtohet nga një kryetare femër. Versus.al

4 ORE ME PARE

Humbi thellë përballë Sakos në Tepelenë, flet kandidati i pavarur: Bëra gabime në fushatë, politika për mua sapo ka nisur

Asnjë surprizë, PS fiton bindshëm në 5 bashki kundër

Gabriel Guma, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD në Tepelenë, ka folur për mediat pas rezultatit që nxorri fitues rivalin e tij socialist, Gramoz Sakon me 77.8% të votave.

Ai tha se politika sapo ka nisur për të, ndërsa u shpreh se kishte bërë edhe gabime gjatë fushatës.

“Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës."- tha Guma.

Pjesëmarrja totale në Tepelenë ka qenë 34.63%. Gruma e cilësoi pjesëmarrjen si diçka të pranueshme duke qenë se nuk u ishte imponuar zgjedhësve. Versus.al

4 ORE ME PARE

Rezultatet/ Mbyllet numërimi, asnjë “surprizë” në zgjedhjet e pjesshme, socialistët fitojnë bindshëm

Asnjë surprizë, PS fiton bindshëm në 5 bashki kundër

Ashtu siç edhe pritej, në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan në 5 bashki të vendit, nuk ka patur asnjë “surprizë” përsa i takon fituesit. Kandidatët socialistë kanë fituar me rezultat të thellë përballë rivalëve të tyre të pavarur në të gjitha bashkitë.

Konkretisht:

Bashkia Vlorë

Brunilda Mersini-15.672 vota ose 78.4%

Dionis Sota-2333 vota ose 11.7%

Gjergj Nika- 1975 vota ose 9.9%

Bashkia Berat

Ervin Ceca- 13.050 vota ose 83.3%

Pavlo Shkarpa- 2607 vota, 16.7%

Bashkia Cerrik

Florenca Doka- 6201 vota, 66.2%

Amarildo Hoxha- 1888 vota, 20.2%

Eligert Hima-1275 vota, 13.6%

Bashkia Mat

Altin Bojni- 7425 vota, 66.5%

Eduart Brahilika- 3184 vota, 28.5%

Suzana Pasha- 549 vota, 4.9%

Bashkia Tepelenë

Gramos Sako- 3261 vota, 77.8%

Gabriel Guma- 928 vota, 22%.

Këto kanë qenë zgjedhjet me pjesëmarrjen më të ulët vetëm 18.45%. Madje në Vlorë ku Partia Socialiste fitoi me rezultat të thellë, pjesëmarrja ishte vetëm 12.54% duke ngritur pikëpyetjen mbi legjitimitetin e të zgjedhurit. Megjithatë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi se zgjedhjet janë të vlefshme pavarësisht pjesëmarrjes tepër të ulët. Versus.al

Poll