Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një person i armatosur ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë në zonën e Delijorgjit në Tiranë. *Autori Bardhyl Fusha ka tentuar të hyjë në bankë me kallashnikov në dorë, duke qëlluar një herë, por është neutralizuar nga efektivët të cilët më pas e kanë arrestuar. *Blutë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë armën e shërbimit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tij në vendngjarje
U kap duke grabitur Fibank, zbardhet dëshmia autorit: Jam ndërtues për shkak të veprimtarisë time jam në borxhe!

Bardhyl Fusha, 58 vjeç, i arrestuar për tentativën e grabitjes së “FiBank” në Tiranë, ka dhënë dëshminë e tij për motivin që e shtyu drejt këtij veprimi.
Sipas Fushës, ai është ndërtues dhe për shkak të veprimtarisë së tij ka borxhe ndaj palëve të treta, të cilat nuk ka mundur t’i shlyejë. Pikërisht kjo situatë financiare e ka shtyrë që të tentojë grabitjen e bankës.
''E kam bërë për borxhe. Jam ndërtues, për shkak të veprimtarisë time jam në borxhe me palë të treta. Nuk mund ti shlyej, kjo është arsyeja e kryerjes së këtij veprimi' është shprehur ndërtuesi Fusha.
58-vjeçari Bardhyl Fusha është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash./Versus.al
U fut në bankë me një çantë ku brenda kishte kallashnikovin, autori mori mln lekë nga grabitja në 'Fibank', por u kap nga policia!

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me tentativën e grabitjes së “FiBank” në Tiranë paraditen e kësaj të enjteje (12 shkurt), ku autori Bardhyl Fusha, 58 vjeç, u neutralizua dhe u arrestua nga policia.
Ai hyri në ambientet e bankës me një çantë ku kishte një armë kallashnikov dhe qëlloi një herë në tokë sapo hyri.
Autori arriti të merrte një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra nga arka, por një qytetar lajmëroi policinë, e cila arriti shumë shpejt dhe e kapoi Fushën te dera e jashtme e bankës.
Në vendngjarje iu sekuestrua çanta ku ndodheshin paratë dhe arma e zjarrit./Versus.al

VIDEO/ Tentoi të grabisë me armë 'Fibank', momenti kur polici me pistoletë në dorë tenton që të neutralizojë autorin
Pamjet e siguruara nga Versus.al tregojnë momentin e arrestimit të 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, i cili dyshohet se tentoi të grabiste me kallashnikov një filial të bankës së nivelit të dytë “Fibank” në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.
Në video shihet një efektiv policie duke i vendosur prangat, ndërsa një tjetër qëndron pak metra më larg me armë në dorë, duke siguruar zonën dhe parandaluar çdo tentativë arratisjeje.
Sipas policisë, autori ka qëlluar një herë me armë zjarri në dysheme, çka konfirmohet edhe nga gëzhoja e gjetur në vendngjarje. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Fusha nuk ka arritur të marrë asnjë shumë parash, pasi është neutralizuar menjëherë nga efektivët e Komisariatit nr. 2, të cilët kanë sekuestruar edhe armën tip kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në komisariat. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i policisë:
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.
View this post on Instagram
I pamaskuar dhe me një çantë në dorë hyri në bankë, zbardhen detaje të reja nga tentative për grabitje në 'Fibank'

Një ngjarje e tensionuar ka ndodhur sot në zonën e Delijorgjit në Tiranë, ku një person i armatosur ka tentuar të grabisë filialin e një banke të nivelit të dytë, duke shkaktuar frikë mes klientëve dhe banorëve të zonës.
Autori, i identifikuar si Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, hyri i pamaskuar në bankë rreth orës 11:15 me një çantë dhe ku fshihte armën kallashnikov, me qëllim të mbushjes së saj me para.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Fusha ka qëlluar një herë në dysheme, por nuk ka lënduar asnjë person.
Menjëherë efektivët e Policisë së Komisariatit nr.2 ndërhynë dhe neutralizuan autorin, i cili dorëzoi çantën me armën brenda dhe nuk arriti të marrë asnjë shumë parash.
“Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar para se të largohej nga vendi i ngjarjes. Autori është shoqëruar në Komisariat dhe arma e zjarrit është sekuestruar. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin,” njofton Policia e Shtetit.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar./Versus.al
EMRI/ Tentoi të grabiste “Fibank”, identifikohet autori, gjendet arma me të cilin qëlloi

Bardhyl Fusha është i arrestuari i cili tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë, “Fibank”, në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.
Autori ka qëlluar një herë me armë, siç tregon një gëzhojë dhe arma e gjetur në vendngjarje. Grabitësi nuk ka arritur të marrë asnjë shumë parash, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.
Ai është arrestuar në vendngjarje, ndërsa forca të shumta policore vazhdojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes./Versus.al
View this post on Instagram

Tentohet të grabitet me armë Fibank në Tiranë, arrestohet autori

Në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve, është tentuar të grabitet me armë zjarri banka e nivelit të dytë Fibank
Autori ka qëlluar një herë me armë, siç tregon një gëzhojë e gjetur në vendngjarje.
Grabitësi nuk ka arritur të marrë asnjë shumë parash, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.
Autori është arrestuar në vendngjarje, ndërsa forca të shumta policore vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes./Versus.al


