Live Updates /

“Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Duhet të gjobiten ministrat që nuk bëjnë transparencë

*Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në konferencën e 7-të për të drejtën e informimit ku u raportuan gjetjet sa i takon treguesit të transparencës për Shqipërinë duke nënvizuar se jemi 10 pikë në raport me vendet e rajonit. *Rama nënvizoi se do të ketë një projekt të quajtur “Transparent Albania” ku do të mund të merret informacion në kohë reale nga institucionet e ndryshme. Ai shtoi se duhet të ketë sanksione ndaj ministrave që nuk japin informacione lidhur me veprimtarinë e institucioneve që drejtojnë. *Ndërsa dha lajmin që do të dekriminalizohet shpifja për gazetarët në mënyrë që këta të fundit të mos ndihen të kufizuar në informacionet që japin. Në këtë kontekst pati edhe shkëmbime replikash mes tij dhe një gazetarje e cila ironizoi batutat e Ramës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në konferencën e 7-të për të drejtën e informimit ku u raportuan gjetjet sa i takon treguesit të transparencës për Shqipërinë duke nënvizuar se jemi 10 pikë në raport me vendet e rajonit. *Rama nënvizoi se do të ketë një projekt të quajtur “Transparent Albania” ku do të mund të merret informacion në kohë reale nga institucionet e ndryshme. Ai shtoi se duhet të ketë sanksione ndaj ministrave që nuk japin informacione lidhur me veprimtarinë e institucioneve që drejtojnë. *Ndërsa dha lajmin që do të dekriminalizohet shpifja për gazetarët në mënyrë që këta të fundit të mos ndihen të kufizuar në informacionet që japin. Në këtë kontekst pati edhe shkëmbime replikash mes tij dhe një gazetarje e cila ironizoi batutat e Ramës.

3 Postime
3 ORE ME PARE

Ironia e Ramës për mediat: Gëzuar vitin e ri me gotën gjysmë plot, i kthehet gazetarja: Më mirë sesa termi kazan

“Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama:
Gazetarja Eglantina Bardhi dhe kryeministri Edi Rama

Gjatë konferencës së 7-të [ër të drejtën e informimit, kryeministri Edi Rama pati një lloj përplasje edhe me gazetaren Eglantina Bardhi për ndërhyrjen e kësaj të fundit e cila me ironi iu përgjigj batutave të Ramës me “gotën gjysmë plot” duke thënë se kjo shprehje ishte më mirë sesa fyerjet me terma si “kazan”.

Rama tha se qëllimi i atij termi të përdorur në 2017-ën ishte që gazetarët të mos e harronin.

Pjesë nga konferenca: 

Rama: Detyra juaj është të na thoni ne sesa gabim jemi. Kështu që me gotën gjysmë plot ju uroj gëzuar vitin e ri të gjithë juve që jeni në sallë. Më falni për ndërhyrjen, por më provokoi komisioneri edhe gëzuar.

Gazetarja Eglantina Bardhi: Provokoni ju me gotën gjysmë bosh

Rama: Jo nuk më provokuat, ju më frymëzuat

Eglantina Bardhi: Mendoj se ishit shumë herë më mirë sesa vitet e tjera me gotë dhe jo me tema si kazan apo..

Rama: Ja e shikon, kazani është një term në mos gabohem i vitit 2017. Mirëpo ngaqë ka qenë termi i duhur ju ka mbetur në mendje dhe ky ka qenë qëllimi. Dhe po të pyesësh popullin shqiptar, e konfirmon këtë. Kështu që më mirë ta mbyllim këtë.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije se do të dekriminalizohet shpifja për gazetarët. Versus.al

4 ORE ME PARE

"Deputetët parkonin mbi trotuare", Rama: Nuk ka më as ministra që shkelnin semaforin

“Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama:
Kryeministri Edi Rama

Teksa foli për nevojën e sanksioneve ndaj ministrave që nuk bëjnë transparencë, kryeministri Edi Rama kujtoi kohën kur PS mori pushtetin duke thënë se asokohe deputetët parkonin kudo nëpër Tiranë. Ndërsa shtoi se situata ndryshoi kur nisën gjobat ndaj ligjvënësve apo ministrave që shkelnin rregullat e qarkullimit.

“Mos harroni se kur e kemi nisur këtë proces qeverisje, kishim problem të madh parkimin e paligjshëm të gjithë deputetëve të Kuvendit mbi të gjithë trotuarët e mundshëm e mbi lulishtet e hapësirat publike rreth e rrotull parlamentit. Ku janë sot, pse nuk parkon më njeri aty? Sepse u vendosën sanksionet, u gjobitën deputetët disa herë me rradhë dhe e kuptuan se loja me parkim të paligjshëm mbaroi. Ose nuk ka më ministra që shkelin semaforin sepse u gjobitën”- u shpreh Rama. Versus.al

4 ORE ME PARE

"Gati projekti me informacione për institucionet", Rama: Duhen gjoba për ministrat që s'bëjnë transparencë

“Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e 7-të kombëtare të mbajtur për të drejtën e informimit ku u prezantuan disa prej informacioneve rreth pozicionit të Shqipërisë në treguesit e transparencës dhe të drejtës së informimit.

Rama tha se ai u ka kërkuar ministrave që të jenë sa më transparentë për të mos lejuar krijimin e dyshimeve apo të teorive konspirative lidhur me një çështje të caktuar. Ndërsa bëri me dije se do ketë edhe një projekt të quajtur "Transparent Albania" ku mund të gjenden dokumentet për veprimtarinë e institucioneve të caktuara. 

“Jam dakord se qasja e hapur nuk është kërcënim dhe kjo është diçka që e predikoj vijimësisht edhe në tryezën e qeverisë dhe të gjitha rastet kur flasim për këtë aspekt. Ngurrimi për të ndarë informacionet administrative është absurd. Dhe vetëm pengon apo dëmton më shumë sesa mbron pasi krijon edhe sens dyshimi dhe atmosferë konspiracioni. Në mbledhjen me qeverinë e kemi theksuar për të gjithë anëtarët e kabinetit që të ketë fokus më të madh në këtë aspekt sepse është në të mirën e të gjithëve.

Prandaj ne kemi shtyrë përpara edhe projektin e Transparent Albania që është një projekt shumë ambicioz për të pasur në një territor të vetëm virtual të gjithë informacionin. Kjo do të lehtësonte ndërveprimet e të gjithë kërkuesve të informacionit pasi do ishte një dritare ku institucionet do të duhet të publikojnë aktivitetin e tyre dhe kushdo mund të hyjë aty pa kaluar në kërkesa, refuzime, zvarritje etj. Ka edhe elemente të tjera që një pjesë e konsiderueshme e këtyre problematikave në formë shifrave lidhet me përtacinë burokratike. Nuk është barrikadë për të mbajtur programacion, por mekanizëm i brendshëm i funksionimit të administratës. Kjo është e përmirësueshme. Përmirësohet më pak sesa do të prisnin ato që shikojnë gotën gjysmën bosh”- tha Rama.

Ndërsa më tej shtoi se duhet të ketë sanksione edhe për ministrat në rast se nuk zbatohet ligji që të kthejnë përgjigjie brenda 10 ditëve ndaj kërkesës për informacion.  

“Për të qenë shumë transparent, unë i kam bërë komisionerit një vërejtje që ka një gjë të munguar në veprimtarinë e komisionerit që është mungesa e sanksioneve për autoritetet më të larta. Ligji është shumë i qartë, 10 ditë është koha për t’u përgjigjur. Ditën e 11-të nëse nuk përgjigjet ka sanksion. Duhet sanksionuar autoriteti më i lartë përgjegjës. I kemi kërkuar ministrave ta delegojnë këtë përgjegjësi tek sekretariati përgjegjës. Nëse kjo do ndodhë në mënyrë të përsëritur, jam i bindur se do krijohet një ndjesi urgjence e barabartë me urgjencën me të cilën punon sektori i gotës gjysmë bosh”- shtoi Rama. Versus.al

Poll