Live Updates /

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Prej më shumë se dy javësh, kryeqyteti ka qenë qendër e protestave të vazhdueshme, të cilat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit, me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme shoqërore. Protesta e djeshme shënoi pjesëmarrjen më të lartë deri më tani, duke përfshirë të rinj, prindër, të moshuar dhe familje me fëmijë. Protestuesit kanë artikuluar mesazhe të forta politike, ku kryesorja mbetet kërkesa “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa janë dëgjuar edhe kritika ndaj opozitës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Prej më shumë se dy javësh, kryeqyteti ka qenë qendër e protestave të vazhdueshme, të cilat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit, me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme shoqërore. Protesta e djeshme shënoi pjesëmarrjen më të lartë deri më tani, duke përfshirë të rinj, prindër, të moshuar dhe familje me fëmijë. Protestuesit kanë artikuluar mesazhe të forta politike, ku kryesorja mbetet kërkesa “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa janë dëgjuar edhe kritika ndaj opozitës.

2 Postime
39 MINUTA ME PARE

“Rrjolli dhe Narta të çojnë fjalë, ty shqipet kan me t’ndal”/ E reja nga Austria mesazh Ramës: Do të jemi këtu çdo ditë!

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë, qytetarët

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15, duke mos u ndaluar në kërkesat e saj për largimin e klasës politike 35 vjecare.

Në fjalën e saj, një vajzë nga Austria tha se ka udhëtuar gjatë gjithë natës për të qenë pjesëmarrëse në protestë.

“Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet e shëndetësisë falas për nënat dhe baballarët, paguan ujin dhe dritat. Pa diasporën, mijëra familje nuk do të arrinin të mbijetonin”, u shpreh ajo.

Më tej ajo tha se shokët e saj në Graz po përgatitin protesta massive në të gjithë qytetet e Austrisë për tu solidarizuar me qytetarët në Tiranë.

E reja nga diaspora:

Diaspora blen ilacet e shëndetësisë falas për nanat e baballarët tanë, paguan faturat e energjisë e ujit që ju nuk I keni, mbush dyqanet gjatë verës, restauron banesat.

Pa diasporën nuk do të mund të mbijetonin. Diaspora është nëna me lot në sy që pret djalin mijëra kilometra larg, vajza që punon gjithë ditën për të sjellë para në familjen e saj. Ky vend është harruar prej politikanëve dhe mbahet gjallë prej fëmijëve që punojnë jashtë.

Kam udhëtuar gjithë natën për të qenë këtu. Ne do të mblidhemi javës tjetër nga të gjitha qytetet në Graz të Austrisë. Ne do të organizojmë protestat dhe nuk do të ndalemi, mos e lëshoni sheshin derisa kjo klasë politike e kalbur të zhduket.

 

1 ORE ME PARE

Dita e 15-të e protestës/ Flasin të rinjtë protestues: Ka ardhur koha që Rama të largohet!

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë, qytetarët

Pas organizimit në shesh, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku zakonisht mbahen fjalime nga qytetarë të ndryshëm që shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Një prej të rinjve protestues, u shpreh se është i pakënaqur me politikën dhe kërkon ndryshim, duke theksuar si kërkesa kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e “patronazhistëve”.

Sipas tij, protestat zhvillohen çdo ditë në orën 18:30, ku mbahen fjalime në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit nisen në marshim drejt Kryeministrisë.

“Jam 26 vjeç, kam përfunduar studimet dhe nuk jam i kënaqur me politikën në Shqipëri. Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës dhe heqjen e patronazhistëve”, u shpreh ai.

Protesta pritet të vijojë gjatë ditës me fjalime dhe marshime në kryeqytet, ndërsa itinerari përfundimtar vendoset në vendngjarje nga organizatorët.

 

 

 

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al