Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kreu i qeverisë, Edi Rama nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale foli sot lidhur me reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve sa i takon deklaratave të tij të mëparshme ku kritikonte gjyqtarët që kërkonin rritje page. *Rama tha se Shoqata nuk duhet të mbajë qëndrime të tilla publike të cilat i konsideroi të njëjta me ato të partive politike. Kryeministri u shpreh se gjyqtarët synonin që të rrisnin pagat e tyre me gjyq me shuma prej 2 mijë eurosh. Sipas tij, paga të tilla ku gjyqtarët paguhen më shumë se kryeministri, presidenti e deputetët nuk ekzistojnë në planet. *Ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve që të mos përfshihen në ‘betejën politike’, Rama nënvizoi se pushteti i qeverisë buron nga populli.
“Kush jeni ju që gjykoni sinqeritetin e qeverisë?”, Rama-gjyqtarëve: Ne burojmë nga vota popullore

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka kritikuar mënyrën e formulimit të reagimit të Shoqatës së Gjyqtarëve ndaj akuzave të tij se ata donin të rrisnin pagën me 2 mijë euro në muaj në kurriz të qytetarëve.
Ndërsa u fokusua tek pjesa e sinqeritetit, Rama tha se gjyqtarët nuk mund të gjykojnë sinqeritetin e qeverisë e cila sipas tij është aty falë vullnetit popullor dhe përballjeve në arenën politike.
“Thoni ju tani, mungesa e sinqeritetit… po kush jeni ju tani që mund të gjykoni sinqeritetin e qeverisë? Ë? Kush jeni ju? Si mund të hyni ju e të diskutoni kështu në këtë farë feje për një pushtet kushtetues dhe ndërkohë që ju nuk jeni si ky pushtet që buron nga vota e beteja politike, nga ballafaqimi i alternativave, nga gjithë ajo arena e baltës ku jemi të detyruar të zhgërryhemi përdië se aty na tërheqin, ndërkohë që ju jeni aty lart për të dhënë drejtësi e jo për të zbritur këtu poshtë me ne tjerët që përditë jemi në përballje të tilla dhe për t’u futur edhe ju në këtë përleshje”- shtoi Rama. Versus.al
“Po krijon furi populiste ndaj nesh”, Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Doni të rrisni pagat me gjyq

Dje Shoqata e Gjyqtarëve reagoi ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama sa i takon rritjes së pagave për magjistratët, duke e cilësuar këtë qëndrim të kryeministrit si një fushatë të vazhdueshme qeveritare për të nxitur furi populiste.
Ndërsasot, kreu i qeverisë ka dalë “live” në rrjetet sociale ku ka mohuar pretendimet e ngritura nga shoqata të cilën e krahasoi me partitë politike duke thënë se prononcimet e institucionit ishin të ngjashme me ato të aktorëve politikë.
"Ju kërkoni t’i rrisni pagat vetes me gjyq dhe vazhdoni të thoni e gjithë kjo fushatë qeveritare e shumëzuar mediatikisht për të krijuar furi populiste. Cilën furi populiste dhe ku e kemi nxitur dita ditës? Apo është miza nën kësulë që nuk po funksionon plani i kalimit pa mendje të 37 milionë eurove plus të rritjes së pagave mujore me 2 mijë e 3 mijë euro në muaj. Kjo është në të vetmin vend në planet ku pagat e gjyqtarëve e prokurorëve janë më të larta se të presidentit, kryeministrit, deputetëve etj”- tha Rama.
Ndërsa deklaroi më tej se gjyqtarët kurrë më parë nuk e kishin patur një pavarësi të tillë të cilën sipas Ramës ua ka garantuar qeverisja e PS.
“Po i marrim me radhë argumentet për të mos krijuar këtë betejën retorike të cilën iu sugjeroj ta lini dhe të mos e përdorni më sepse nuk iu shkon gjyqtarëve të prononcohen me terma të tilla duke përdorur etiketime të cilat iu shkojnë partive më të vjetra e më të degraduara këtu dhe jo një trupe gjyqësore që është mbështetur me të gjithë vullnetin e mirë nga kjo shumicë qeverisëse. Kurrë nuk e keni patur ju më parë këtë pavarësi e këtë pushtet që ua ka dhënë kushtetuta, por ua kishte dhënë edhe më parë. Ashtu sikundër edhe pagat që keni aktualisht të barabarta me Greqinë i keni sepse është vullneti i kësaj shumice qeverisëse"- shtoi kryeministri. Versus.al

