Live Updates /

Dosja/ Suel Çela “i plotfuqishëm” në gjykatën e Elbasanit! Përdori Fetahun për të diktuar dënimet e armiqve! Tonelata droge nga Ekuadori dhe lidhja me gazetarët

*Dosja e SPAK-ut kundër grupit të Suel Çelës, operacion në kuadër të të cilit u lëshuan 21 masa sigurie, ka zbardhur edhe detaje skandaloze lidhur me bisedat e të shumëkërkuarit me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Kjo e fundit ishte “besnike” e Suel Çelës i cili në dosje shfaqet me emrin “Marjus Lulaj”. *Në biseda vihet re afrimiteti mes tyre dhe konsiderata që kishin për njëri-tjetrin. Qatësisht Fetahu ka ndërhyrë për të dënuar më shumë kundërshtarët e Suel Çelës dhe për të ndihmuar këtë të fundit. *Gjithashtu në komunikime vihet re se pothuajse e gjithë gjykata e Elbasanit ishte nën kontrollin e Suel Çelës. Kjo vihet re në një fragment ku në bisedë me njërin prej anëtarëve të bandës së tij, Suel Çela kërkon që të ndryshohet gjyqtari që do të gjykojë dosjen e tij dhe të vendoset Enkeleda Kapedani e cila në 30 prill të 2020-ës pushoi çështjen ndaj të shumëkërkuarit. *Dosja përmban edhe komunikimet e Suel Çelës për trafikimin e tonelatave me kokainë nga Amerika e Jugut për në Evropë. Në përgjime janë zbardhur edhe pjesë kur Çela flet për pagesat e bëra ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno në mënyrë që këta dy të fundit të bënin deklarata në media sipas interesave të tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Dosja e SPAK-ut kundër grupit të Suel Çelës, operacion në kuadër të të cilit u lëshuan 21 masa sigurie, ka zbardhur edhe detaje skandaloze lidhur me bisedat e të shumëkërkuarit me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Kjo e fundit ishte “besnike” e Suel Çelës i cili në dosje shfaqet me emrin “Marjus Lulaj”. *Në biseda vihet re afrimiteti mes tyre dhe konsiderata që kishin për njëri-tjetrin. Qatësisht Fetahu ka ndërhyrë për të dënuar më shumë kundërshtarët e Suel Çelës dhe për të ndihmuar këtë të fundit. *Gjithashtu në komunikime vihet re se pothuajse e gjithë gjykata e Elbasanit ishte nën kontrollin e Suel Çelës. Kjo vihet re në një fragment ku në bisedë me njërin prej anëtarëve të bandës së tij, Suel Çela kërkon që të ndryshohet gjyqtari që do të gjykojë dosjen e tij dhe të vendoset Enkeleda Kapedani e cila në 30 prill të 2020-ës pushoi çështjen ndaj të shumëkërkuarit. *Dosja përmban edhe komunikimet e Suel Çelës për trafikimin e tonelatave me kokainë nga Amerika e Jugut për në Evropë. Në përgjime janë zbardhur edhe pjesë kur Çela flet për pagesat e bëra ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno në mënyrë që këta dy të fundit të bënin deklarata në media sipas interesave të tij.

7 Postime
4 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Banda e Suel Çelës, gjykata e posaçme jep masat e sigurisë, lirohet avokatja

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela.

Masa ka ndryshuar vetëm për avokaten Blerina Beqirin, nga arret shtëpie në detyrim paraqitje. Masa nuk ndryshuan edhe për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Në burg do vijojnë të qëndrojë:

Mario Çela-i arrestuar në Itali

Xhino Roka

Klaus Matishi

Sergei Hasanpapaj-i arrestuar në Belgjikë

Bruno Azizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika

Metin Mehja

Renato Hasani

Pajtime Fetahu

Dedan Gjoni

Bujar Shega (arrestuar në Itali)

Hajdar Lala

Arrest në burg, në kërkim

Suel Çela

Prekë Kodra

Fuad Verzivolli

Skënder Sufaj

4 MUAJ ME PARE

Si rekrutoi Suel Çela “gjyqtaren e TikTok-ut” për t’i mbyllur dosjen! Elozhet për Fetahun: Për atë bëjmë luftë, Balla na do për vota

Dosja/ Suel Çela “i plotfuqishëm” në gjykatën
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu (në mes Suel Çela) dhe djathtas ish-gjyqtarja Enkeleda Kapedani

Pothuajse e gjithë gjykata e Elbasanit, ka qenë nën kontrollin e të shumëkërkuarit Suel Çela. Të paktën kështu tregon dosja e SPAK në bazë të të cilës u lëshuan 21 masa sigurie. Përveç ish-kryegjyqtarit Zihni Shahu dhe ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, nën ‘urdhrat’ e Suel Çelës rezulton të ketë qenë edhe gjyqtarja Enkeleda Kapedani e cila njihet ndryshe edhe si “gjyqtarja e TikTok-ut” për shkak se postonte në rrjete sociale video ku shihej teksa sflionte në zyrë.

Mësohet se në mars të vitit 2020, Suel Çela ka komunikuar me anëtarin e bandës së tij Klaus Matishin të cilit i shkruan se do të komunikojë me ish-gjyqtaren Fetahu. Ndër të tjera shkruan se është më mirë që dosja e tij të gjykohet nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani dhe jo Tomorr Kukolli. Kjo dëshirë e Suel Çelës është miratuar, Kukolli jep dorëheqjen e cila i miratohet nga ana e Zihni Shahut dhe më pas çështja i kalon Kapedanit. Më 30 prill të vitit 2020 Kapedani vendos të pushojë çështjen penale ndaj Marjus Lelajt (Suel Çelës).

Në bisedat e zbardhura falë përgjimeve në Sky Ecc, Klaus Matishi i shkruan vajzës së gjyqtares Megi Fetahu për t’i shprehur konsideratën e Suel Çelës ndaj mamasë së saj. Në bisedën mes tyre anëtari i bandës së Suel Çelës i shkruan pedagoges se për gjyqtaren Fetahu, ata janë të gatshëm edhe të përballen me kryeministrin Rama nëse do ishte nevoja duke argumentuar se mbështetja e tyre u duhej socialistëve vetëm për vota.

“Respekti mamit dhe ndihma e mamit tënd nuk blihet me lek per kok tate shoku un e japim jeten per ate luft me ramen bejm pa mendu fare se ajo meriton shum e me shum esht nder te vetmit qe mundohet me shpirt per ne fhe na ndimon ok dhe boll me idjotsina...Ti di cdo gje tonen ti kam then te rezultonna nji tna ndimoj se na do ?? O leket o interes balla na do per vota ben virioni fiton kafe landi mer leket ben sikur na do ndimon dhe katnaret me peshore ne dor kurse mam jot esht burrnesh dhe me njerez si mam sja kufi ska rezerva...Apo qazimi na ndimon se ka frik se po humem ne e di qe han k*rin”- thuhet në bisedën e anëtarit të bandës së Suel Çelës me vajzën e Pajtime Fetahut. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“Dikush ka folur me shtetin”, shqiptari i ekzekutuar në Ekuador bashkëpunonte me Suel Çelën! Si u kapën 446 kg kokainë

Dosja/ Suel Çela “i plotfuqishëm” në gjykatën

Në komunikimet e zbardhura në Sky Ecc dhe të dokumentuara në dosjen e SPAK kundër grupit kriminal të Suel Çelës, janë dokumentuar edhe raste të tentativës për të kaluar nga Ekuadori drejt Evropës qindra kilogramë kokainë.

Mes personave me të cilët Suel Çela kontaktonte ishte edhe Ergys Dashi shqiptari i ekzekutuar në janar të 2022-it me 20 plumba teksa qëndronte në një lokal në Ekuador. Dashi njihej si pika e orientimit për grupet shqiptare të cilat synonin trafikun e kokainës nga Ekuadori. Në bisedat e zbardhura, Çela dhe Dashi komunikojnë për trafikun e 446 klogramëve kokainë të cilat janë kapur në portin e Roterdamit në Holandë.

Më 5 maj 2021 Ergys Dashi i dërgon Suel Çelës mesazhe zanore ku përpiqet të justifikojë ngarkesën e kokainës të kapur gjatë një kontrolli të bërë në kontejnerët me banana. Ai ngre dyshimet se dikush prej anëtarëve të grupit është përgjuar, ose dikush ka dhënë informacion.

Pjesë nga dosja:

Mesazhi zanor 1, ora 18:16: "Po mo plako, venali, hollandez o burrë hollandez. Ja po me nis pozicionet e GPS o burrë, kanë ardhë kanë mor, i kanë mor gjithë kutiat e firmës I kane cu n'kontroll, ti q*sh motren mu n'p*dh. Ka dicka që nuk shkon o vlla, nuk e di pse kane shku kshu se ka ardhë me jeshile çdo gjë, ka dicka që nuk shkon. Dikush nga neve eshte ne pergjim se ska shonce".

Mesazhi zanor 2, ora 18:16: "E kupton, nuk ka shonce o vlla nuk ka shonce, kur kemi dhënë adresat, adresat jane 2 kilometra larg firmes, kur kena dhone adresat nuk e di mbase telefonat a ka dicka qe nuk shkon o plak, ka dicka qe nuk shkon. Ose dikush eshte ne pergjim ose telefonat ose dikush ka fol ne makine ka pergjusa nuk ka shonce vlla te shkojne direkt aty. Kanë pa kujt firme i kanë ardhë sot kutiat është aty kanë shku".

Mesazhi zanor 3, ora 18:19: "Po mo plako ka dicka qe s'shkon o vlla, vjen cdo gjë jeshile, cdo gjë jeshile edhe vijne të gjithë kutiat, se nuk ishte vetëm një kuti o vlla ishin 2-3 kutia të një firme 3 kutia të një firme tjetër ishin lidh 5-6 kutia vetëm kë kto që kam lidh unë edhe vjen tani, kalon nga Anversa vjen deri në Roterdam, ne Roterdam deri atje shkojn cdo gje mire, vijne tashi ke firma policia e Roterdamit, nuk ka lidhje fare nuk është as policia është dogane, ka ardhë dogana..."

Ndërsa Suel Çela i shkruan se ka dyshime që dikush prej personave në dijeni u ka dhënë informacion policëve.

Ergys Dashi: "Presim ca do ndodhi", ... "Esht e mbyllur kutia", ... "Vetem pergjime", ... "Na stresun kurvat",... "Shyqyr kan gen pa pre". Marjus Lulaj këmbëngul se dikush i ka spiunuar ata duke shkruar se: ... "nese esht kshu ka spiunllik ska lidhje me pergjimin e tel". Ndërsa Ergys Dashi këmbëngul se dikush prej tyre është përgjuar... "Vetem pergjime", ... "Kam frik mos dikush ka pergjusa ne makin", ... "Edhe kan fol adresen". Marjus Lulaj përgjigjet ... "dikush ka dhen info policis aty". Bashkëbisedimi midis tyre vijon në të njëjtën datë, ku Ergys Dashi këmbëngul se dikush mund të ketë qënë në përgjim telefonik ose ambiental me pajisje përgjuese zanore dhe vendndodhje, ndërsa Marjus Lulaj ngre pretendime se dikush ka spiunuar, duke i dhënë policisë adresën.

Në vazhdim të komunikimeve Ergys Dashi i dërgon Marjus Lulaj një mesazh zanor me këtë përmbajtje: Mesazh zanor, ora 18:44; "o plako presim se mbase edhe e kanë dhe nej.. ku di gjë unë nej informacion a noj gjë këto mbase morin me pa vetëm bananet kupton, nuk bëjnë kontroll komplet ose se fusin në skaner, mbase dhe shpetojmë o burrë ku di gjë unë. Presim, shpresojmë se q*a robt 450 buke, 446 bukë, gjynah".

Nga konteksti i këtij mesazhi zanor, janë përftuar të dhëna me interes për hetimin në lidhje me sasinë e lëndës narkotike e cila sipas tij arrinte në sasinë prej 446 "bukë". Fjala bukë dyshohet se është përdorur si zhargon për t'ju referuar pakove të lëndëve narkotike të cilat përgjithësisht paketohen në sasi një kilogramëshe, e cila e fshehur në konteinerin i cili transportonte banane. Ergys Dashi shpreson se nuk do të bëhet kontroll i plotë në skaner, por vetëm kontroll i bananeve.

Për sa më sipër rezulton se sasia e lëndës narkotike e dyshuar kokainë e sekuestruar nga autoritetet ligjzabtuese holandeze është 446 kilogramë.

4 MUAJ ME PARE

“Paska dasht lek ai k*rva”, plani i Suel Çelës për ish-kryegjyqtarin e Elbasanit: T’i hyj në shtëpi ta tromaks

Dosja/ Suel Çela “i plotfuqishëm” në gjykatën
Ish-kryegjyqtari Zihni Shahu, i shumëkërkuari Suel Çela

Në përpjekjet e Suel Çelës për të dhënë dënim maksimal prej 25 vitesh për Astrit Sinanajn, të arrestuarin për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Fuad Verzivolli, shihen edhe planet e tij për të presionuar gjyqtarin e çështjes Zihni Shahu. Ky i fundit asokohe mbante edhe postin e kreut të gjykatës, ndërsa tashmë është nën masën e arrestit me burg nën akuzën se ka ushtruar korrupsion pasiv.

Në bisedat e dosjes së zbardhur nga Versus.al, i shumëkërkuari Suel Çela komunikon me anëtarë të bandës së tij për të planifikuar që kryejë veprime të cilat do të presionojnë dhe frikësojnë gjyqtarin Zihni Shahu që të japë dënim maksimal për rivalin Astrit Sinanaj. Një bisedë të tillë për ndikimin tek Zihni Shahu, Suel Çela e kishte zhvilluar më herët edhe me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu e cila e këshillon sesi të veprojë avokati i të dëmtuarit në mënyrë që të arrihet qëllimi i tyre për dënim maksimal.

Në këtë bisedë mes tyre, Suel Çela i shkruan Fetahut se kishte ndërmend të hynte në shtëpinë e ish-kryegjyqtarit dhe ta frikësonte për të dhënë dënimin maksimal në çështje.

“100%...kam mendu mas prerences per mos ta len te qet do ta pickoj pak zyniun...ju drejtova landit per zyniun i thash qe spo e kuptoj sme pelqen tha ca do bej zyniu vetem ska ca ben relisht tha ska prova por un jam per denim e kam venos e la te kuptohet qe po e ben per ne...jo nuk kam fol me zyniun vet disa llafe i kan shku nvesh qe do ja ve bomben ne kok ati besoj i kan shku keto llafet e mia...un e kam mendu mas pretences ta trondis pak...dhe dicka me landin nuk ka folur fare sesht shprehur as me ate e kjo me habit!...apo si skuth e ka len per ne fund ka ber kto manovrat per ta bindur ate?...dhe landi tha ne dienin time zyniu se ka administru si prov ekspertin...ne kte situat me shkon mendja dicka tjeter te zyniu...si skuth dhe dhjaks qe esh per mos te dal llafi neser qe esh ndikuar po vepron ne kte form mendimi im...sepse ai nuk beri timen e kishe arr do bej kte prandaj mendoj tani kshu...po sot me erdhen nvesh nga burgu qe esht shprehur ai qe jam i get sepse un e kam te rregulluar ne apel...mkupton....megjithate zyniun nuk e le te qet per te gen 100%...landi tha nuk esht administruar si prov akti ekspertimit...un te get ate nuk jam duke e len kjo nuk diskutohet...ai ose i ben kto per tu la qe ja un jam pro shikoni rregulloni ansoret...ashtu do bejm po flas tani te bej kte kerkes...nuk te len shije te mir veprimet jam me ty...habitem si do e realizonte vetem!...der dje nuk ka folur asnje moment me landin...nuk shprehet tha dhe ai...fiks te njejtat qe me the ti...po per kto folem me gencin do pregatitem dhe un tha per kte por ne nuk folem me detaje sepse e lam qe do shtyhej e do takoheshe me gencin ti per la sqaruar me hollsi...nese ti nuk do mundesh na i shkruaj me leter e ja cojm ne gencil...ja shkrujta nderkoh qe po flasim ja thash gencit...kjo esh pjes tjeter le te shpresoj ne na ka mbrapa apel e gjykat lart...kto jan shpresat qe i japin ata per ta mbajtur ne shina sepse ai ka pas kontakt direkt me lencin....falenderoj shume....shum mire do ishte po ta sqaroje vet ti gencin....por dhe me nje cop leter tja cojm me pika ok jemi prap...po mbaje kte tel me vete te mremi vesh ta le un takimin nga ktu i coj tel si ky dhe gencit...por tme lajmerosh perpara...po mi sill qe te jemi ok sido te jet...genci nuk eshte neser ne tr geka me familjen ne orikum...por kte po e con me post urgjente e maksimumi pasneser arrin kerkesa ktu te ne...mir motra befshi naten e mire..."- ka shkruar Suel Çela në bisedën me ish-gjyqtaren.

Më datë 4 qershor 2020, në një komunikim me një prej anëtarëve të bandës së tij, Suel Çela i bën me dije se Zihni Shahu kishte kërkuar para për të bërë të mundur dënimin maksimal të Sinanajt.

"...genci e beri 1 leter e firmosi po i shikoi me dupin nesa ka per te shtu naigje...coj haber fates...ta shikoi pak tel...i kam cu kerkesen tma konfirmoi esh ba tamam apo jo...po pat ba manovra zyniu e hangu k*rin...sma mer menja te ket ba manovra esh shum frikacak...esh vetem ajo qe thash un zdo te dali sikur esh me ne...e kemi 100% ne kontrroll ne kte...landi esh me ne fata me ne prokurori po ashtu ka maru film....i". Pas disa orësh i shkruan sërish "...e more vesh te funit...ka kerku lek zyniu...i ka cu miri i shokun e vet ati...i ka then me jepni kafe masi ta denojm...shikon ca bahet...ka kujtu se ka mar lek fatja me landin ai k*rva...ka dash pare..."- thuhet në mesazhin e Suel Çelës drejtuar Klaus Matishit i cili më pas ia përcillte Megi Fetahut, vajzës së ish-gjyqtares Pajtime Fetahu. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Skandal/ “Ka qejf mami të flasë”, pedagogia e Elbasanit biseda të vazhdueshme me bandën e Suel Çelës

Dosja/ Suel Çela “i plotfuqishëm” në gjykatën

Në dosjen e siguruar nga Versus.al lidhur me goditjen e grupit të Suel Çelës pasqyrohen bisedat mes të shumëkërkuarit dhe ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. Lidhja mes tyre realizohej nëpërmjet vajzës së ish-gjyqtares Megi Fetah e cila rezulton të jetë pedagoge e Asociuar në fakultetin e Biznesit në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Në dosje, Megi Fetah nëpërmjet të njohurit të saj Klaus Matishi (i dyshuar si anëtar i bandës së Suel Çelës) ka arritur të krijojë një urë lidhëse komunikimi të Suel Çelës dhe mamasë së saj Pajtime Fetahu në mënyrë që kjo e fundit të ndërhynte në çështje të cilat ia kërkonte i shumëkërkuari nga drejtësia.

Por pavarësisht rolit të saj në këto komunikime, nuk ka asnjë masë sigurie të lëshuar për pedagogen Megi Fetah e cila vijon e qetë të japë leksione në universitet pavarësisht përfshirjes së saj në dosjen e përgjimeve të zbardhura për grupin kriminal.

Në bisedat e zbardhura Megi Fetahu i thotë Klaus Matishit që t’i japë telefonin të ëmës që të kontaktojë personalisht me Suel Çelën.

Megi Fetah: Ti coj neser kte tel tflasesh vet

Klaus Matishi: Kujt.

Megi Fetah. Mamit. 

Klaus Matishi: Haaaa. Coja te flasi me shokun jo me mu.

Megi Fetah: ia coj. po deshe.. ka qef ajo ashtu. se ca i duket rrezik.

Klaus Matishi: Ja te pys shok e ka ne kontakt ate tel.

Megi Fetah: po pyte a do tflasi iher dmth a ka ndonje gje qe duhet tia thot apo ska ia ka then bruno.

Klaus Matishi: Po dhe ai ka qef te flasi me ste. Plus e pyt dhe per labin. Po tha di flass. Jo neser pasneser tha se po ndrron shpi. Se di ca ore.

Megi Fetah. po ska lidhje ora vetem ne darke vone jo mbas ores 9 se skam si e mar tel. tmora ne tel.

Klaus Matishi. Mir pasneser me qetsi.

Roli i Megi Fetahut në dosje është ende më i madh pasi shfaqet në shumë biseda të zhvilluara ku ka bërë rolin e ndërmjetëses që i shumëkërkuari Suel Çela të kontaktonte me të ëmën për të ndikuar në çështje të ndryshme gjyqësore.  Për skandalin, nuk ka as reagim nga ana e Ministrisë së Arsimit, duke mos ndërmarrë as masën e pezullimit ndaj Fetahut. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“U poqëm prapë o ylli sabahut”, bisedat skandaloze të ish-gjyqtares së Elbasanit me Suel Çelën

Dosja/ Suel Çela “i plotfuqishëm” në gjykatën

Në dosjen voluminoze të SPAK kundër grupit të Suel Çelës të cilën Versus.al e ka siguruar, janë zbardhur edhe biseda të zhvilluara në aplikacionin “Sky Ecc” mes ish-gjyqtares Pajtime Fetahu dhe të shumëkërkuarit për vrasje e trafik droge, Suel Çela.

Ky i fundit i shkruan për t’u interesuar që Astrit Sinanaj i cili tentoi të vriste me 1 kg tritol biznesmenin Fuad Verzivolli, të marrë dënimin më të rëndë dhe i kërkon Fetahut që të ndikojë tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes që të zbatojnë dëshirën e tij për të dëmtuar rivalin.

Në bisedën e zhvilluar mes ish-gjyqtares së arrestuar tashmë dhe të shumëkërkuarit Suel Çela alias Marjus Lulaj, vihet re që Fetahu i flet me përkëdheli herë pas here dhe madje i thotë se i kërkuari i jep lajme të mira pasi i rrëfen tentativën për të dëmtuar gazetarin Saimir Kodra pas një emisioni të publikuar nga ky i fundit kundrejt aferave korruptive të ish-gjyqtares.

Pjesë nga biseda e zbardhur mes ish-gjyqtares dhe Suel Çelës:

Marjus Lulaj (Suel Çela) - pershendetje mirmbrema

Pajtime Fetah

$$ - naten o yll

Marjus Lulaj s.s- si jeni

Pajtime Fetah-$$-u poqem prape o ylll, si je ti

Marjus Lulaj

sikletet sic e di

Pajtime Fetah

s.shahahaha po kismet shum shpejt do takoemi aty, mir mir ja me kto, ishalla sa me shpejt, me shpejt sec mendon ti

Marjus Lulaj - s.s- nuk me harroet ajo shprehja jote, punen e kalit se der aty e kisha degjuar Pajtime Fetah $$ - une kam shume shprehje ahahah

Marjus Lulaj hahahaha

s.s po se kisha degjuar qe mos e dhit kalin se duhet per te ngjit malin,

Pajtime Fetah-ASS-hahahahaahah

Marjus Lulaj s.s- ne nuk jemi na ata qe e dhjesim kalin. hahahaha, me shendet si jeni mire te gjith?

Pajtime Fetah

$$-haahah, mire te themi qe te behet mire

Marjus Lulaj - S.S- shyqyr ajo ka rensi

Pajtime Fetah-SS- ti si je, je merzitur

Marjus Lulaj s.s- pastaj dihet jeta luft qenka, jo nuk derzoem kollaj ti e di

Pajtime Fetah-SS- ska gje prape do dalim ne maje

Marjus Lulaj

Pajtime Fetah

Marjus Lulaj

Pajtime Fetah

s.s- pa diskutim po

SS - pse mua qysh me di ti? - hahhah s.s- hahahahaa

SS-sdorezohemi ne

Marjus Lulajs.s e di, jo ishalla sa tmarim frym

Pajtime Fetah SS- atehere motra, sot me ne fund me lufte te madhe, e mori tomi ceshtjen tende

Marjus Lulaj s.s- ca tbejm tani do perballemi ca te jet e shkruar, po me thane besoj do e bej se esht shprehur, po dhe mua me tha do ta bej, po shpresojm po mbyllet pa buj, per cunin e vogel

Pajtime Fetah-ASS- nuk eshte nga ato ceshtjet e bujshme, nuk e besoj

Marjus Lulaj s.s - nuk ka asnje lidhje me djegjen e makinave, ai ka kaq muj qe nuk del na tregu per arsye tjera

Pajtime Fetah-$$ - e sigurte? qe ti bej une te gjitha kerkimet dhe ekspertim te personit Marjus Lulaj s.s - po po me jeten time, po pse ty do te genjej un

Pajtime Fetah-S$ - po magazine jashte tregut tuaj ka ndonjeri nga keta te dy?

Marjus Lulaj s.s- ai mund te ket djegur shpin e familjarve te sajmirit stopit kte se kam te sigurt hahahaha

Pajtime Fetah

SS- nuk e ve ne dyshim qe nuk me genjen por qe te dime si te mbrohemi

Marjus Lulaj s.s - jo ska asnji ma ata magazin aty

Pajtime Fetah-SS- uaa hahahahahahah, vertet?

Marjus Lulaj s.s - hahahaha

Pajtime Fetah-SS- cfare me the

Marjus Lulaj s.s un kam mendu qe e ke kuptu, nfakt ate e kan ba shoket e mi endri me

kledin, me dienin time

Marjus Lulaj

s.s- un kam mendu qe e ke kuptu, nfakt ate e kan ba shoket e mi endri me kledin, me dienin time

Pajtime Fetah

$$ - ti me jep lajme te mira

Marjus Lulaj s.s- me fakt un doja te demtoja direkt sajmirin, ishte e pa mundur ruhej shum Pajtime Fetah-SS-hahahahaahah

Marjus Lulaj s.s- flinte te plaza vet qeni, po do ta kap

Pajtime Fetah-SS-ke prokuren ne xhep hahaha

Marjus Lulaj s.s- sjam marr shum te them drejten se na kan hutuar kta shtet maskarenjsh, ate qe te ka ba ty ai do e paguj 10 fish

Pajtime Fetah

SS-e di motra nuk ke faj

Në vazhdimësi, Suel Çela ka komunikuar sërish me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu lidhur me seancën për masën e sigurisë ndaj Brikin Rustës i cili akuzohej se kishte tentuar të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr. Duke i bërë me dije se personin në fjalë e ka kushëri, Suel Çela i shkruan gjyqtares se i riu nuk ishte i përfshirë në veprimtaritë e tij kriminale. Fetahu nga ana tjetër e paralajmëron që t’i thotë kushëririt të shpallur në kërkim dhe shokut të tij që të kenë kujdes pasi u përgjohen telefonat.

Biseda në vazhdim:

Pajtime Fetah- "mirembrema ylli sabahut".

Marjus Lulaj "mirmbrema". "si jeni". "mir kalut sot".

Pajtime Fetah-"mire, si je ti?".

Marjus Lulaj-"mir mir" "he si shkoi sot kishte shum tendec negative mora vesh".

Pajtime Fetah-"sot shkoi mire". "po, kishte tendence por do ecim duke bere keto gjera".

Marjus Lulaj-"shikoje vet ti si ta mendosh".

Pajtime Fetah-"se pari porositi ata sepse vazhdojne jane ne pergjim se paskan vepra te tjera". Marjus Lulaj-"i kemi porosit sot e bera te madhe". "ate tjetrin shokun e kushos ne se njofim fare". "te shpjegoj dicka qe ta dish".

Pajtime Fetah-"se dyti ekspertimet duhet ti rregullojme ne tirane". "me thuaj motra". Marjus Lulaj-"ta thash dhe dje nuk te genjej kurr un ty". "ne kushon nuk e perzim me punet e jona". "ai esht ne atobus". "nuk di asgje".

Pajtime Fetah-"po mos ma thuaj me se me ngel hatri". "une te besoj ty".

Marjus Lulaj-"e vetmja gje qe ai ka ber i ka fut i boks nje katunari qe mbajn ata roje". Pajtime Fetah-"por duhet ti besh paraprite dhe veprimeve per kundra nga dashakeqes". Marjus Lulaj-"e ka denoncu ai para dy mujesh per kte qe ne kerkim policor dhe e hoqen na kerkimi". "cfar duhet te bejm ne ne tiran tani te eksperti". "kur nuk esht ai".

Pajtime Fetah-"po mbase te eksperti ka ndikim negativ te kundershtareve dhe i thone te beje sikur eshte ai pershembull".

Marjus Lulaj-"mbase esht ai tjetri nese esht ai tjetri as dua tja di fare ta mbajn ate".

Pajtime Fetah-"une prandaj insistoj jo se kam dyshim ne fjalet e tua".

Marjus Lulaj-"a thu te shkoi puna deri atje ta bejn ashu!?"

Pajtime Fetah-"shume mire ok". "5% dyshim ekziston gjithmone". "per mua te pakten". "po mbase dhe nuk e bejne".

Marjus Lulaj-"me duket shum apsurde". "sepse i bie qe do merem dhe me ekspertin pastaj". Pajtime Fetah-"ki kujdes te ekspertimi i mesazheve te telefonit mos ka ndonje gje". Marjus Lulaj-"po te them qe ska shanc te ket sepse esht me atobus ai".

Pajtime Fetah-"dhe me rojen e karburantit sepse do ta fusin ne nje dhome me 6 veta sepse i kam lene per detyre te beje paraqitje per njohje".

Marjus Lulaj-"mund te ket gjera te natyres qe ka shpreh kenaqsi qe ata kan dal ne lajme per pasurin".

Pajtime Fetah-"dhe thuajini te thote per te gjithe personat qe do i dalin perpara qe nuk njoh asnje".

Marjus Lulaj-"me rojen ata nuk bejn dot veprime sepse e din qe ne e marim vesh edhe ai e di ca e gjen nese ja fut kot".

Pajtime Fetah-"une jam ketu per cdo gje".

Marjus Lulaj-"me duket sikur do e rendojm po ti shkojm ne rojes karburantit".

Pajtime Fetah-"por doja te te lajmeroja per sot".

Marjus Lulaj-"mir e bere".

Pajtime Fetah-"po do ti nxjerrin disa persona te ndryshem per ta ngaterruar te ngjashem me njeri tjetrin".

Marjus Lulaj-"e verteta esh gje e madhe sado te mundoen ta sajojn nuk e bejn dot".

Pajtime Fetah-"po une i thash goces ti thote ja shkruajta ne leter".

Marjus Lulaj-"po po e mora letren e pash". "ata e njifkan personin". "qe ka ble benzin". "esht dikush tjeter".

Pajtime Fetah-"prokurori u shpreh ne bisede te lire qe kusheriri ka bere sherr me djalin e

krenarit ne dt 31".

Marjus Lulaj-"nuk ka lidhje fare me ne ky person".

Pajtime Fetah-"prokurori tha do ta ripyes per sherrin per ti mxjerr ndonje gje".

Marjus Lulaj-"jo ska shanc rren". "esht genjeshter".

Pajtime Fetahu është tashmë nën masën arrest me burg pasi më herët i ishte caktuar masa “arrest shtëpie” për shkak të përfshirjes së saj në dosjen kriminale të klanit Çopja, anëtarët e të cilit i kishte ndihmuar gjithashtu që të përfitonin lehtësim dënimi nga gjykata për vepra të ndryshme penale. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

SPAK dyshon se u pagua nga Suel Çela, Artan Hoxha: Akuza të padrejta, janë ngatërruar me teknikën gazetareske

Dosja/ Suel Çela “i plotfuqishëm” në gjykatën
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Ditën e djeshme, SPAK doli me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar pas kontrolleve në Elbasan ku u godit banda e Suel Çelës dhe u lëshuan në total 21 masa sigurie, dy prej tyre “detyrim paraqitje” për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Ata akuzohen nga SPAK se kanë marrë para nga Suel Çela për të mbajtur qëndrime të caktuara në daljet e tyre mediatike apo në artikujt e shkruar.

Por gazetari Artan Hoxha i kontaktuar nga Zëri i Amerikës ka mohuar kategorikisht të ketë qenë bashkëpunëtor i ndonjë organizate kriminale duke theksuar se nuk e ka përdorur kurrë profesionin në favor të interesave të krimit, politikës apo biznesit.

“Do të provojmë në gjykatë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta dhe se shërbimi që i kemi bërë publikut ka qenë tërësisht profesional, korrekt, i paanshëm, duke i qëndruar gjithmonë publikimit të së vërtetës”, tha zoti Hoxha.

Sipas tij, në rastin konkret, vetëm ka denoncuar veprimtaritë e këtyre organizatave kriminale dhe lidhjet e tyre me njerëzit e pushtetit pavarësisht se në deklaratën zyrtare të SPAK thuhej se Suel Çela ka paguar gazetarët për të thënë në daljet e tyre mediatike që “rivalët” e tij janë të paprekshëm në mënyrë që të rritet trysnia për kontrolle ndaj tyre.

Por Hoxha theksoi më tej se akuza si pjesëtar i një organizate është krejtësisht e pambështetur në prova dhe fakte të vërteta apo të besueshme, ndërsa organi i hetimit ka ngatërruar qëllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske për të marrë informacion me aktivitetin kriminal të një organizate kriminale.

“Veprimi i SPAK-ut është shoqëruar nga një lumë akuzash dhe të pavertetash të publikuara në media nga eksponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët kam publikuar akte korruptive në të kaluarën. Duket e çuditshme, për të mos thënë e qëllimshme, që SPAK-u vendos të veprojë ndaj dy gazetarëve kryesorë, të cilët kanë denoncuar informacione të siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyeCC, të cilat tregojnë implikimin e krimit të organizuar me njerëz të politikës dhe zbatimit të ligjit. Kontrolli i paligjshëm i kryer në banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkivën e punës si gazetarë, u shoqërua me akuzat që na kanë adresuar në mënyrë të padrejtë”, tha gazetari.

Ai së bashku me gazetarin tjetër të kronikës, Elton Qynon u paraqitën në SPAK ditën e hënë për të marrë informacion lidhur me operacionin ndaj tyre dhe më vonë deklaruan për mediat se u ishte kërkuar falje për mënyrën sesi kishin kryer kontrolle në zyrat e tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: