Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një shpërthim me tritol në një makinë të parkuar në Shkodër dhe një shpërthim me tritol në një lokal të Fushë Krujës janë raportuar mëngjesin e sotëm. *Shpërthimi në Shkodër ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ ku ka shpërthyer tritoli i vendosur në pjesën e përparme të makinës së Alban Bushatit. Në komisariat 37 vjeçari tha se nuk kishte konflikte dhe se punonte si tregtar fruta-perimesh. *Ndërsa në Fushë-Krujë si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar fasada e jashtme prej xhami e lokalit në pronësi të Bledar Talit. Ky i fundit gjithashtu mohoi të kishte pasur konflikte, ndërsa tha se dëmet janë të mëdha dhe se lokali ishte tashmë jashtë funksionit.
Pas Shkodrës, shpërthim me tritol në Fushë Krujë! Dëmtohet lokali

Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një sasi tritoli në Fushë Krujë, ku janë dëmtuar xhamat e jashtëm të një lokali në pronësi të Bledar Talit
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe kapjen e autorit.
Gjatë mëngjesit të sotëm një tjetër shpërthim me tritol u raportua në një automjet të parkuar në Shkodër. Versus.al
Tritol makinës në Shkodër, pronari: Punoj si shitës fruta-perimesh, s'kam konflikte!

Shkodër- Një sasi tritoli e vendosur në një automjet, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në lagjen “Rus”.
Automjeti është në pronësi të Alban Bushatit, 37 vjeç. Mjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. I pyetur nga hetuesit në komisariat, ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se punon si tregtar frutash dhe perimesh.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por mjeti ka pësuar dëme të shumta materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe kapjen e autorit. Versus.al







