Live Updates /

E rëndë në Divjakë! 32 vjeçari vritet për një kanal vaditës! Autori e qëlloi në sy të miqve të tij! Familjarja: Do të ikte në Gjermani tek gruaja!

*Një 32-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e së martës, 19 gusht në fshatin Kryekuq të Divjakës. *Viktima është identifikuar si Besmir Kumria ndërkohë që policia ka arrestuar pas disa orësh autorin e dyshuar Xhesion Toromenin, 25 vjeç. *Dyshohet se familjet kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës. *Ngjarja ndodhi në një lokal të fshatit, ku autori i dyshuar pasi parkoi makinën u drejtua me thikë në dorë drejt tavolinës ku ndodhej Kumria me disa persona të tjerë, dhe e goditi për vdekje në vend. *Familjarja e Besmir Kumria ka treguar se viktima për një javë do të ikte në Gjermani pasi bashkëshortja e tij punonte atje si infermieri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

Vr*sja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë, familjarja zbardh detaje: Për pak ditë do ikte në Gjermani

E rëndë në Divjakë! 32 vjeçari vritet për
Besmir Kumria

Familjarja e Besmir Kumria ka treguar se viktima për një javë do të ikte në Gjermani pasi bashkëshortja e tij punonte  atje si infermieri.

Ajo e përshkroi 32 vjeçarin si njeri të qetë dhe punëtor.

“E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj. Nuk e di kush është autori, morëm vesh që është qëlluar në lokal dhe autorin e nuk e njihte njeri. Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere, iku në Gjermani me leje shteti, për dokumente. Erdhi nusja të martën me djalin, djali mbylli punën për të ikur   për gati 1 javë, 10 ditë do ikte në Gjermani, nuk di të kishte ndonjë sherr. Janë bërë njerëzit si bagëti o bir. Ishte djalë i mirë, i qetë, punëtor”, u shpreh ajo për TCH.

Ngarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.

32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga Xhesion Toromeni, ndërsa ky i fundit kishte parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima i cili shoqërohej nga miqtë e tij.

Viktima punonte gjatë sezonit veror në Himarë, ndërsa dje ndodhej në fshat.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se dy familjet ishin në konflikt të vazhdueshëm për një kanal vaditës./Versus.al

2 ORE ME PARE

U v*a për një kanal vaditës, publikohet fotoja e viktimës, Besmir Kumria

E rëndë në Divjakë! 32 vjeçari vritet për
Besmir Kumria

Besmir Kumria është 32 vjeçari i cili u vra në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Xhesion Toromenin, 25 vjeç. Thuhet se mes dy familjeve të autorit dhe viktimës kishte konflikte të vazhdueshme për një kanal uji. 

Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./Versus.al

3 ORE ME PARE

EMRI/ E rëndë në Divjakë, 32 vjeçari vr*tet për një kanal vaditës! Arrestohet autori i dyshuar

E rëndë në Divjakë! 32 vjeçari vritet për
Besmir Kumria

Një 32-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e së martës, 19 gusht në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Viktima është identifikuar si Besmir Kumria ndërkohë që policia ka arrestuar pas disa orësh autorin e dyshuar Xhesion Toromenin, 25 vjeç.

Dyshohet se familjet kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës.

Ngjarja ndodhi në një lokal të fshatit, ku autori pasi parkoi makinën u drejtua me thikë në dorë drejt tavolinës ku ndodhej Kumria me disa persona të tjerë, dhe e goditi për vdekje në vend.

Mësohet se Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur në vendlindje për të përcjellë bashkëshorten, e cila ishte nisur për në Gjermani për të punuar si infermiere.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Lushnjës.

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.Versus.al

Poll