Live Updates /

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh në KQZ. Ja sa shqiptarë aplikuan

*Në më pak se 20 orë nga hapja e regjistrimeve për shqiparët e Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit kaë aplikuar më shumë se 3 mijë shtetas, të cilët jetojnë jashtë vendit. Diaspora italine sipas të dhënave të KQZ kryeson listën e regjistrimeve. *Për t’u regjistruar shqiptarët e diasporës duhet të kenë një pajisje elektronike me internet dhe të kenë të shkarkuar aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku më pas të mund të identifikohen me anë të fytyrës tek rubrika “votues nga jashtë”. *Për regjistrimin e emigrantëve ka bërë thirrje edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila tha se vendi ka nevojë edhe për votën e tyre, jo vetëm kontributet ekonomike.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në më pak se 20 orë nga hapja e regjistrimeve për shqiparët e Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit kaë aplikuar më shumë se 3 mijë shtetas, të cilët jetojnë jashtë vendit. Diaspora italine sipas të dhënave të KQZ kryeson listën e regjistrimeve. *Për t’u regjistruar shqiptarët e diasporës duhet të kenë një pajisje elektronike me internet dhe të kenë të shkarkuar aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku më pas të mund të identifikohen me anë të fytyrës tek rubrika “votues nga jashtë”. *Për regjistrimin e emigrantëve ka bërë thirrje edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila tha se vendi ka nevojë edhe për votën e tyre, jo vetëm kontributet ekonomike.

4 Postime
3 MUAJ ME PARE

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh në KQZ. Ja sa shqiptarë kanë aplikuar

 

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh

Në më pak se 20 orë nga hapja e regjistimeve për shqiparët e Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit kaë aplikuar më shumë se 3 mijë shtetas, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:30 kanë aplikuar 3015 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë ende në shqyrtim.

Deri më tani, në aplikime dominonjnë përqindjen gjinia mashkullore  dhe moshat e reja të cilat zënë  76.6 për qind. 60 për qind e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç. Disapora italiane kryeson shifrat e ditës së sotme.

Këto aplikime do të mbyllen në datën 4 Mars të vitit 2025,ndërsa shqiptarët e Diasporës marrin për here të parë pjesë në zgjedhjet parlamentare. KQZ po administron procesin që po vijin “online” që prej ditës së sotme. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit. /Versus.al/

3 MUAJ ME PARE

Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, aplikojnë qindra emigrantë! Ja cili qark ka numrin më të lartë

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh

Teksa regjistrimet e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit kanë nisur sot, mësohet se deri më tani janë bërë 411 aplikime.

Shtetet nga ku rezultojnë të regjistruarit janë Gjermania, Italia, Anglia, Greqia, Franca dhe SHBA.

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh
Aplikimet e bëra deri më tani

Më së shumti emigrantët deri më tani janë regjistruar si votues të qarkut Tiranë. Përgjigjia nëse aplikimi i tyre është pranuar ose jo do t’u bëhet me dije brenda 5 ditëve në vazhdim.

Si mund të regjistroheni?

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh

Fillimisht, duhet të keni një pajisje elektronike në të cilën të keni qasje në internet. Më pas shkarkoni aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në faqen kryesore të aplikacionit, klikoni në opsionin që thotë “votues nga jashtë”.

Më pas ndiqni hapat të cilat iu rekomandon regjistrimi automatik i PER (Pajisjes për regjistrimin elektronik). Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali thirrje diasporës për t’u regjistruar: S’kemi nevojë vetëm për dërgesat tuaja

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka bërë sot një thirrje publike ndaj shqiptarëve që jetojnë në emigracion për t’u regjistruar në mënyrë që të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mesazhin drejtuar diasporës, Spiropali teksa theksoi ndihmat ekonomike që emigrantët sjellin për të afërmit e tyre në Shqipëri, tha se vendi ka nevojë edhe për votat e tyre jo vetëm dërgesat.

“Vëllezërit dhe motrat tona kanë kontribuar gjatë tranzicionit të vështirë dhe vijojnë të kontribuojnë edhe mirëqenien e familjeve të tyre në Shqipëri. Mjaft prej tyre kanë sjellë prej tyre investime private serioze, i kanë sjellë shoqërisë kapital financiar e njerëzor.

Sot më 11 janar fillon procesi i votimit të regjistruesve nga diaspora. Regjistrohuni për të votuar në mënyrë që të ushtroni ndikimin tuaj në vendimmarrjet tona në punët e përbashkëta. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votat tuaja”- u shpreh Spiropali.

Ndërsa zgjedhjet afrojnë PS është përqendruar në maksimizimin e votave të shqiptarëve që kanë lënë vendin në vite të ndryshme. Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje strukturave të partisë për krijimin e një database me emrat e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit për t’i bindur që të votojnë për ta në zgjedhjet që mbahen pas pak muajsh. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis sot regjistrimi i emigrantëve shqiptarë që duan të votojnë! Ja hapat që duhet të ndjekin

Emigrantët, gati për zgjedhje/ “Boom” regjistrimesh

Sot nisin regjistrimet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit. Për herë të parë shqiptarët e diasporës do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar pa qenë nevoja të kthehen në Shqipëri.

Hapi i parë i procesit nis me Platformën Elektronike (PER) që zgjat deri më 4 mars. KQZ tashmë ka testuar pajisjen elektronike e cila ka funksionuar.

Si kryhet regjistrimi:

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).

Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Pasi të kryhen të gjitha hapat për regjistrim në këtë platformë elektronike, KQZ do t’i kthejë përgjigje emigrantit nëse kërkesa i është miratuar ose jo. Në rast të një refuzimi, do i sqarohet emigrantit se cilat dokumente duhet të plotësojë me qëllim që t’i miratohet kërkesa.

Duke qenë se votimi zhvillohet për herë të parë për shqiptarët e disaporës, kostot do të mbulohen nga shteti, por për mbulimin e plotë të shpenzimeve, do të duhen ndryshime ligjore në Kuvend për të cilat nevojiten edhe votat e opozitës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: