Live Updates /

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj komente për hetimet e SPAK, rikandidimin e prokurorëve e votoj bazuar në analizën e komisionit Antikorrupsion

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë maratonë me gazetarët me rastin e përmbylljes së vitit 2024. E nisi duke folur për mbi 2 orë rreth arritjeve dhe pritshmërive të mëtejshme. *Fillimisht theksoi arritjet e Shqipërisë në politikën e jashtme me fokus kryesor në anëtarësimin në BE. Më pas dha lajmin e mbajtjes së samitit të komunitetit politik evropian në Tiranë më 16 maj 2025, 5 ditë pas zgjedhjeve. Ndërsa theksoi se në 2027-ën edhe presidenti i SHBA Donald Trump do të jetë në Tiranë me rastin e samitit të NATO-s. *Pyetjet e gazetarëve u bazuan menjëherë në rastin e njoftuar nga SPAK për hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama zgjodhi të mos komentonte, por u shpreh kundër asaj që e konsideroi si “gjyq publik” ndaj kryebashkiakut të Tiranës. *Sa i takon SPAK dhe GJKKO, Rama deklaroi se pavarësisht se kishte komente, sërish zgjedh të mos flasë lidhur me veprimtarinë e tyre, teksa u përgjigj se do të votojë rikandidimin e prokurorëve të posaçëm bazuar në opinionin që do të krijojë nga konsultimet me komisionin e posaçëm antikorrupsion.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë maratonë me gazetarët me rastin e përmbylljes së vitit 2024. E nisi duke folur për mbi 2 orë rreth arritjeve dhe pritshmërive të mëtejshme. *Fillimisht theksoi arritjet e Shqipërisë në politikën e jashtme me fokus kryesor në anëtarësimin në BE. Më pas dha lajmin e mbajtjes së samitit të komunitetit politik evropian në Tiranë më 16 maj 2025, 5 ditë pas zgjedhjeve. Ndërsa theksoi se në 2027-ën edhe presidenti i SHBA Donald Trump do të jetë në Tiranë me rastin e samitit të NATO-s. *Pyetjet e gazetarëve u bazuan menjëherë në rastin e njoftuar nga SPAK për hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama zgjodhi të mos komentonte, por u shpreh kundër asaj që e konsideroi si “gjyq publik” ndaj kryebashkiakut të Tiranës. *Sa i takon SPAK dhe GJKKO, Rama deklaroi se pavarësisht se kishte komente, sërish zgjedh të mos flasë lidhur me veprimtarinë e tyre, teksa u përgjigj se do të votojë rikandidimin e prokurorëve të posaçëm bazuar në opinionin që do të krijojë nga konsultimet me komisionin e posaçëm antikorrupsion.

7 Postime
3 MUAJ ME PARE

Do të votojë për rikandikimin e prokurorëve të SPAK? Ja sesi përgjigjet Edi Rama

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj

Prokuroria e Posaçme ka dorëuzar në Kuvend një kërkesë që bën fjalë për zgjatjen e mandatit të secilit prokuror nga 9 vite, duke u dhënë të drejtën e rikandidimit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi për gazetarët se do të votojë çdo pjesë që ka miratimin e SHBA dhe BE, por theksoi se do të presë për opinionin që do të ketë në vazhdim duke marrë në konsideratë edhe raportimet nga komisioni i posaçëm antikorrupsion nën drejtimin e Fatmir Xhafës.

“Çdo pjesë të reformës me miratimin e SHBA e BE, unë personalisht e votoj. Unë e kam ditur se çfarë ndodh. Nuk flas vetëm për emrat e mëdhenj, por për frymën. Edhe gjërat negative, unë i kam pritur sepse bëhet fjalë për ngritjen e një shteti të ri sa i takon pushtetit gjyqësor.

Nuk kam asnjë opinion apo ngutje. Nëse do kem një opinion do e kem nga ata që duhet të merren me këtë punë. Siç e dini kemi një komision që merret me këtë gjë që do të vazhdojë edhe për mandatin tjetër.  Aty do diskutohen të gjitha, ai është graviteti i gjithë kësaj gjëje”- u shpreh Rama. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Kush është Nesti Angoni që denoncoi Veliajn? Rama: Një rast shumë specifik

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj

I pyetur nga gazetarët për personin me emrin ‘Nesti Angoni’ që ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ndaj këtij të fundit u hapën hetime, kryeministri Edi Rama refuzoi të komentonte.

Ai tha se ai vetë dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë koment lidhur me punën e drejtësisë qoftë edhe me faktin se Erion Veliaj është personi nën hetim.

“Ju lutem mos më shtyni në ngasje që ta komentoj këtë rast. Nuk komentoj sepse më nxite të qeshurën me atë që të të them unë se kush mund të jetë ky Anesti. Nuk komentoj të lutem, mos më shtyj në këtë ngasje sepse besoj se ky është rast shumë specifik për shumë arsye. Por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkretë. Unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin me vëmendje të madhe e me shumë kujdes”- deklaroi kreu i ekzekutivit. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

“Erion Veliajt i cënohet jeta familjare”, Rama për kryebashkiakun: Kërkojnë gijotinën për të

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj po bëhet një "gjyq publik". Sipas kryeministrit, nëpër studio televizive të ndryshme, po cënohet dinjiteti dhe jeta personale e kryebashkiakut. Ndërsa tha se për pjesën e hetimeve të SPAK, zgjedh të mos komentojë. 

“Përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorë e gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve e të socialeve, këtë e di me siguri.

Sa i përket pjesës, tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë në fillim, nuk bëj komente për çështje që i takojne institucioneve të drejtësisë. Mund të ndryshojë, por duhet të ketë ndodhur diçka shumë e fortë që ta them. Linçimi publik ndaj Veliajt është neveritës dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”- u shpreh Rama. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Veprimtaria e SPAK e GJKKO, Rama: Mos kujtoni se nuk kam komente, është vendimmarrje strategjike që të mos flas

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj

I pyetur për hetimet e SPAK së fundmi, kryeministri Edi Rama zgjodhi që të mos komentojë proceset, por shtoi se e gjithë kjo gjë ka ndodhur gjatë udhëheqjes së PS.

Pavarësisht se u shpreh që edhe ai ka rezervat apo komentet e tij personale lidhur me këto çështje, deklaroi se nuk ka ndërmend të flasë për një gjë të tillë pasi bëhet fjalë për vendimmarrje strategjike të tij. 

“Mos vallë mendoni që kur unë kam thënë në mënyrë të përsëritur që duam një drejtësi që të shohë drejt, as majtas as djathtas dhe të godasë kë duhet goditur, mendoni që kam bërë retorike për qejf? Kam menduar çdo gjë që kam thënë. Gjëra që nuk I besoj, nuk i them. Kërkojeni një kryeministër në të gjithë Evropën, s’po hyj në vendet nordike, që nuk ka bërë një koment për një çështje të drejtësisë. Sepse unë që bëj koment edhe për punën tuaj, vallë nuk kam komente për të bërë? Kam plot, por është vendimmarrje strategjike kjo. Kemi hequr duart nga ai pushtet, është hera e parë në historinë e këtij vendi. Historia kur lexohet duket sikur është bërë nga njerëz të ardhur nga hëna. Nuk jam këtu as për të ngrënë pula, as për të shijuar jetën sipas mënyrës sesi e kuptojnë shijimin e jetës ata që kanë më shumë vetura se çorape. Unë jam këtu për histori”- u shpreh Rama duke marrë si shembull edhe faktin se sipas tij përveçse në kohën e Zogut, Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë drejtësi të tillë. Versus.al

 

3 MUAJ ME PARE

“e-Albania që flet dhe u shërben qytetarëve”, Rama zbulon risinë: Asistent virtual nga viti i ardhshëm

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj

Një prej lajmeve të dhëna nga kreu i qeverisë gjatë konferencës së fundvitit, ishte edhe njoftimi se nga viti i ardhshëm në ‘e-Albania’ qytetarët do të ndihmohen nga një asistent virtual.

Sipas kryeministrit në këtë fushë, vendi ynë është përpara krahasuar me shumë vende të Evropës.

“Në fillim të vitit të ri do kemi një tjetër zhvillim, asistentin virual që është futur në platformën e e-Albania, do të kalojë nga një sistem me shkrim, me një sistem që do flasë me këdo që kërkon të bëjë një shërbim. Dhe jo vetëm do flasë, por do i bëjë edhe shërbimin. Kjo falë punës që po bëjmë që prej se e kam deklaruar këtë risi ngushtësisht me punën e bërë me ekipin e mikrosoftit dhe drejtuesit e AKSH-it që ka bërë të mundur që ne të jemi një nga vendet avangart sa i takon këtyre shërbimeve”- u shpreh kryeministri. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Samiti i NATO-s në 2027-ën, Rama: Edhe presidenti i SHBA Donald Trump, do të jetë në Tiranë

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Tiranë ka ardhur një ekip inspektimi nga SHBA lidhur me infrastrukturën e logjistikën si parapërgatitje për samitin e NATO-s që do mbahet në 2027-ën.

Rama tha se ardhja e presidentit Donald Trump në Tiranë do të japë një mesazh shumë të fortë lidhur me pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Akoma më e paimagjinueshme është mikpritja e samitit të NATO-së në Tiranë në vitin 2027 gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranën e mëparshme. Ardhja e presidentit të SHBA-ve dhe gjithë udhëheqësve të NATO-së në Tiranë është një mesazh shumë i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare”- deklaroi Rama. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

“Deri në 2027-ën do të marrim 1 mld euro nga BE”, Rama: Më 16 maj mbahet samiti i Komunitetit Evropian

“Erion Veliajt po i cënohet jeta”, Rama: S’bëj

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët ku ka folur lidhur me arritjet e vendit në procesin e anëtarësimit në BE.

Rama përmendi edhe një sërë arritjesh të tjera të bëra gjatë procesit të hapjes së negociatave pë grupkapitujt e anëtarësimit në BE.

“Ka qenë një këmbëngulje e vazhdueshme në të gjithë kontaktet e shkëmbimet me zyrën e presidentes së KE, me disa nga kancelaritë kryesore të BE për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të jemi vendi që tashmë ka hyrë edhe në fjalorin e integrimeve, si anëtarësimi gradual. Që do të thotë tanimë ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar në planin e ri të vitit ku në periudhën sot deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 miliardë euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për t’u bashkuar me BE në disa segmente të funksionimit. Falë planit të rritjes, që prej 29 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do kenë më asnjë komision ekstra në transfertat e tyre sepse jemi zyrtarisht anëtarë të zyrës së pagesave europiane”- u shpreh Rama.

Më tej bëri me dije se ka ndryshuar edhe data për mbajtjen e samitit të komunitetiit politik evropian në Tiranë

“Më 16 maj mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian ku do kemi në Tiranë udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Europës”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: