Live Updates /

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Rama pret liderët e 47 vendeve që mblidhen për sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit

*Tirana do të jetë sot mikpritëse e samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. *Shqipëria bëhet vendi i parë i Ballkanit Perëndimor ku zhvillohet një samit i tillë. *Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë kreun e NATO-s, Mark Rutte, i cili po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. *Gjatë takimit, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në aleancë, për kontributin e vendit në çështje të sigurisë, si dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Tirana do të jetë sot mikpritëse e samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. *Shqipëria bëhet vendi i parë i Ballkanit Perëndimor ku zhvillohet një samit i tillë. *Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë kreun e NATO-s, Mark Rutte, i cili po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. *Gjatë takimit, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në aleancë, për kontributin e vendit në çështje të sigurisë, si dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

6 Postime
4 ORE ME PARE

VIDEO/ Macron i fundit që mbërrin në samit, Rama e pret me batuta: Doli dielli!

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Rama pret liderët e 47 vendeve
Edi Rama dhe Emanuel Macron

Presidenti francez, Emanuel Macron ishte lideri i fundit që mbërriti në tapetin e kuq të shtruar për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet në sheshin Skënderbej.

Teksa shumë prej batutave të kryeministrit sot u lidhën me motin e vranët dhe reshjet e shiut, këtë herë me mbërritjen e Macron që përkoi me përmirësimin e kushteve të motit, Rama u shpreh me batutë: Doli dielli!

Pas mbërritjes së Macron pritet të nisë edhe mbledhja me diskutimet në samitin e 47 liderëve të kontinentit europian. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

6 ORE ME PARE

VIDEO/ Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Edi Rama

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Rama pret liderët e 47 vendeve
Pedro Sanchez/Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeqytet homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, i cili ky i fundit ka mbërritur mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga takimi mes tyre, teksa ka shkruar se është një takim miqësor, por i rëndësishëm. Po kështu shkruan se ky takim shërben për thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Spanjës.

“Kryeministria – Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama.

6 ORE ME PARE

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama pret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rama, ja çfarë u diskutua

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Rama pret liderët e 47 vendeve

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë kreun e NATO-s, Mark Rutte, i cili po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Pas mbërritjes së Ruttes në kryeministri, Rama theksoi se ishte një kënaqësi për të të mikpriste kreun e NATO-s. Gjatë takimit, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në aleancë, për kontributin e vendit në çështje të sigurisë, si dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.

 

7 ORE ME PARE

''E gjithë bota me sytë në Tiranë'', Rama ndan pamjet nga vendi ku mbahet samiti i 47 liderëve

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Rama pret liderët e 47 vendeve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga struktura e ngritur në qendër të sheshit ‘Skënderbej’ për pritjen e liderëve të shteteve evropiane.

Duke vënë në dukje muret të cilat janë veshur me vizatimet e fëmijëve nga zona të ndryshme të Shqipërisë, Rama shkruan se sot e gjithë bota i ka sytë në samitin që zhvillohet në Tiranë.

‘’MIRËMËNGJES dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë’’- shkruan Rama në facebook. Versus.al

8 ORE ME PARE

Tirana e ‘paralizuar nga samiti, në këto zona qytetarët duhet të ‘ngujohen’ në shtëpi

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Rama pret liderët e 47 vendeve

Kryeqyteti dhe hyrjet për në kryeqytet do të jenë sot pothuajse plotësisht të bllokuara për shkak të samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Por përveç bllokimit të qarkullimit të mjeteve, në disa zona të kryeqytetit nuk do të lejohet as kalimi në këmbë. Shefi i Sigurisë Rrugore, Artur Selimaj zbuloi disa prej zonave ku nuk do të lejohen të kalojnë as këmbësorët për shkak të perimetrit të rreptë të sigurisë.

‘’Perimetri i sugirisë është i paaksesueshëm si për përdoruesit e rrugës për automjete ashtu edhe ata këmbësorë. Ky perimetër përfshin rrugën Urani Pano, rrugën Dedë Gjo Luli, kthesën te Tajvani, rrugën Dëshmorët e Kombit tek kthesa ish-Dajtim, pedonalen pas ministrisë së Brendshme, hotel Piazza, rruga George Bush, rruga e Barrikadave dhe bashkohet prapë tek Urani Pano.

I gjithë ky perimetër sigurie për shkak të rëndësisë që ka, është i paaksesueshëm nga qytetarët për mjetet dhe këmbësorët’’- tha Selimaj.

Ky perimetër sigurie do të jetë që prej orës 08:00 deri në orën 13:00 dhe do të thotë se qytetarët e këtyre zonave nuk duhet të dalin nga shtëpitë brenda këtij orari. Versus.al

8 ORE ME PARE

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Liderët e 47 vendeve mblidhen për sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit

Evropa zbarkon sot në Tiranë! Rama pret liderët e 47 vendeve
Sheshi 'Skënderbej' ku do mbahet takimi dhe dokumenti i agjendës

Tirana do të jetë sot mikpritëse e samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Kështu Shqipëria bëhet vendi i parë i Ballkanit Perëndimor ku zhvillohet një samit i tillë.

I gjithë organizimi për mbajtjen e samitit është bërë në sheshin ‘Skënderbej’ ku në strukturën dz katëshe të ngritur përkohësisht, do të jenë të pranishëm krerët e 47 vendeve të kontinentit evropian dhe disa prej drejtuesve të institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian.

Dita do të nisë me një sërë takimesh dypalëshe mes kryeministrit Edi Rama dhe disa prej liderëve të tjerë të Evropës. Por fdillimisht do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe më pas me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për të vijuar edhe me 9 homologë të tjerë evropianë.

 

Për të garantuar sigurinë e perimetrit ku do të lëvizin liderët e vendeve evropiane, e gjithë Tirana është pothuajse e paralizuar dhe lejohet vetëm qarkullimi në këmbë.

Drejtimi i samitit do të bëhet nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.

Një konferencë për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij daneze, Mette Frederiksen do të jetë përmbyllëse e samitit që do të mbahet në Danimarkë herën e ardhshme.  Diskutimet e këtij samiti do të strukturohen në tryeza të larta tematike:

Tryeza e parë do të fokusohet në sigurinë e Evropës dhe qëndrueshmërinë demokratike, duke trajtuar çështje të rëndësishme si mbështetja për Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe sfida afatgjata si mbrojtja e institucioneve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe përforcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së përbashkët evropiane.

Tryeza e dytë do të trajtojë forcimin e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike për mbrojtjen e zinxhirëve kritikë të furnizimit dhe balancimin e objektivave klimatike me fuqinë industriale.

Sesioni i tretë do të fokusohet në dinamikat komplekse të migracionit, mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve, në një epokë të shënuar nga inteligjenca artificiale dhe përshpejtimi i ndryshimeve teknologjike.

Komuniteti Politik Evropian është një nismë e propozuar për herë të parë nga presidenti francez Emmanuel Macron me anë të një fjalimi në Parlamentin Europian më 9 maj të vitit 2022 me qëllim nxitjen e bashkëpunimit të të gjithë vendeve të kontinentit europian në fushën e mirëqenies, stabilitetit dhe forcimit të sigurisë.

Mbajtja e Samitit përfaqëson një moment me rëndësi historike si për Shqipërinë, ashtu edhe për rajonin në tërësi. Samiti i Tiranës zhvillohet gjithashtu në një moment vendimtar për Evropën, teksa kontinenti përballet me tensione në rritje në nivel global. Kërcënimet hibride, vështirësitë ekonomike dhe fragmentimi teknologjik po vënë në provë qëndrueshmërinë demokratike dhe nënvizojnë nevojën urgjente për një përgjigje më të koordinuar dhe të bashkuar evropiane.

 

AXHENDA E PLOTË E SAMITIT

10:00 – Mbërritje

11:00 – Ceremonia e hapjes

11:30 – Foto familjare

11:45 – Seanca e parë plenare

13:00 – Dreka zyrtare

14:30 – Tryeza tematike

15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve

17:30 – Seanca plenare mbyllëse

18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministren e Danimarkës (pritesi i radhës)

Liderët dhe zyrtarët që do të marrin pjesë:

1.       Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian

2.       Robert Abela, kryeministri i Maltës

3.       Albert II, princ i Monakos

4.       Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit

5.       Luca Beccari, Ministër i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Telekomunikacionit të San Marinos

6.       Alain Berset, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës

7.       Ilie Bolojan, Presidenti i Përkohshëm i Rumanisë

8.       Nikos Christodoulides, president i Qipros

9.       Zeljka Cvijanovic, kryetare e presidencës së Boshnjes dhe Hercegovinës

10.    Bart De ëever, Kryeministri i Belgjikës

11.    Rexhep Tayip Erdogan, president i Turqisë

12.    Xavier Espot Zamora, kryeministër i Andorës

13.    Petr Fiala, kryeministër i Republikës Çeke

14.    Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë

15.    Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës

16.    Luc Frieden, kryeministri i Luksemburgut

17.    Kristrún Mjöll Frostadóttir, kryeministre e Islandës

18.    Jonas Gahr Støre, kryeministri i Norvegjisë

19.    Robert Golob, kryeministri i Sllovenisë

20.    Brigitte Haas , kryeministre e Lihtenshtajnit

21.    Rosen Zhelyazkov, kryeministri i Bullgarisë

22.    Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian

23.    Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës Zvicerane

24.    Irakli Kobakhidze, kryeministri i Gjeorgjisë

25.    Ulf Kristersson, kryeministri i Suedisë

26.    Emmanuel Macron, presidenti i Francës

27.    Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë

28.    Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë

29.    Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian

30.    Kristen Michal, kryeministër i Estonisë

31.    Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

32.    Jakov Milatoviç, president i Malit të Zi

33.    Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë

34.    Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës

35.    Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

36.    Gintautas Paluckas, kryeministër i Lituanisë

37.    Nikol Pashinyan, kryeministër i Armenisë

38.    Andrej Plenković, kryeministër i Kroacisë

39.    Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO

40.    Maia Sandu, presidente e Moldavisë

41.    Dick Schoof, kryeministër i Holandës

42.    Evika Siliņa, kryeministre e Letonisë

43.    Feridun Sinirlioglu, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së

44.    Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

45.    Christian Stocker, kancelari i Austrisë

46.    Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës

47.    Konstantinos Tassoulas, president i Greqisë

48.    Donald Tusk, kryeministër i Polonisë

49.    Ursula Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian

50.    Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

51.    Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës Versus.al

Poll