Live Updates /

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2 punonjësve që ndihmuan pronarin

*Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi ku bashkëpronari i hotel "Greccia", Gerald Shehu vrau me plumb në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi dhe zhduku trupin e tij. *Policia vijon kërkimet në fshatrat Vuno dhe Gjipe për gjetjen e trupit të pajetë të 31 vjeçarit. *Dy punonjës të hotelit Greccia, janë arrestuar sot nën dyshimin se ndihmuan bashkëpronarin Gerald Shehun të zhdukte trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi. *Në polici ata kanë dëshmuar se pronari i hotelit, Gerald Shehu u kishte bërtitur që ta ndihmonin të fuste trupin e pajetë në makinën e tij për ta zhdukur. *Rrobat dhe pajisjet e identifikimit të recepsionistit, u dogjën nga pronari dhe punonjësit e hotelit në furrën e picerisë.

Shkruar nga B.V

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi ku bashkëpronari i hotel "Greccia", Gerald Shehu vrau me plumb në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi dhe zhduku trupin e tij. *Policia vijon kërkimet në fshatrat Vuno dhe Gjipe për gjetjen e trupit të pajetë të 31 vjeçarit. *Dy punonjës të hotelit Greccia, janë arrestuar sot nën dyshimin se ndihmuan bashkëpronarin Gerald Shehun të zhdukte trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi. *Në polici ata kanë dëshmuar se pronari i hotelit, Gerald Shehu u kishte bërtitur që ta ndihmonin të fuste trupin e pajetë në makinën e tij për ta zhdukur. *Rrobat dhe pajisjet e identifikimit të recepsionistit, u dogjën nga pronari dhe punonjësit e hotelit në furrën e picerisë.

7 Postime
10 MUAJ ME PARE

Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2
Eraldo Nevruzi

Pamjet që shihni në videon e mëposhtme tregojnë vendin ku gjet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga miku i tij Gerald Shehu.

Trupi i tij u gjet ditën e sotme pas kërkimeve të shumta në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut.

Gerald Shehu bashkëpronar i hotelit “Grecce” ka qëlluar Eraldo Nevruzin me armë zjarri rreth orës 01:00 të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në një prej dhomave të stafit pas një sherri mes të dyve. Më pas dy punonjësit e hotelit, Daniel Qose dhe David Larti kanë ndihmuar pronarin e hotelit që të fuste në makinë trupin e pajetë të recepsionistit.

 

 

10 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Pronari dhe punonjësit dogjën në furrën e picerisë rrobat e recepsionistit! Anglezja dëgjoi të shtënat

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2
Hotel "Greccia", viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dhërmi ku recepsionisti i hotelit “Grecce”, Eraldo Nevruzi u ekzekutua me 2 plumba në kokë nga pronari Gerald Shehu.

Dyshohet se ky i fundit kishte planifikuar të gjithë ngjarjes dhe përgjatë mbrëmjes, e ka marrë recepsionistin veçmas në një dhomë ku pushonte stafi. Më pas rreth orës 01:00 të mëngjesit, e ka qëlluar me dy plumba në kokë duke e lënë të vdekur. Me mbështetjen e dy punonjësve të tjerë të hotelit, Daniel Qose dhe David Larti të cilë janë arrestuar si bashkëpunëtorë, ka zhveshur viktimën dhe më pas të gjitha sendet personale, si rroba, dokumente identifikimi ia ka djegur tek furra e picerisë.

I ndihmuar po nga punonjësit, e ka mbështjellë me plastmas trupin e pajetë të 31 vjeçarit dhe e ka futur në makinën e tij “Audi A8” prej nga ku më pas e ka hedhur në një gurore pranë fshatit Vuno.

Versus.al mëson se ka qenë një turiste angleze e cila i ka thënë policisë se ka dëgjuar krisma dhe të bërtitura. Ndërsa vjehrra e Gerald Shehut, bashkëpronare e hotelit, ka marrë policinë në telefon pasi nuk kishte gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij. Orë më pas, ndodhi arrestimi i Gerald Shehut i cili kishte kaluar në Greqi nëpërmjet pikës kufitare Qafë Botë. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

U ekzekutua nga pronari i hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2
Viktima, Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në hotelin “Greccia” në Dhërmi ku pronari i hotelit Gerald Shehu ekzekutoi me dy plumba në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi, trupi i këtij të fundit është gjetur në një gurore në Vuno.

Gerald Shehu bashkëpronar i hotelit “Grecce” ka qëlluar Eraldo Nevruzin me armë zjarri rreth orës 01:00 të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në një prej dhomave të stafit pas një sherri mes të dyve. Më pas dy punonjësit e hotelit, Daniel Qose dhe David Larti kanë ndihmuar pronarin e hotelit që të fuste në makinë trupin e pajetë të recepsionistit.

Shehu e ka hedhur trupin në gurore më pas ka kaluar drejt Greqisë në pikën kufitare në Qafë Botë për t’u arrestuar disa orë më pas në aeroport. Disa prej pistave të hetimit janë konfliktet e mëparshme që viktima dhe autori mund të kishin pasur në Angli ku edhe kishin jetuar më herët. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

“Na bërtiti”, dy punonjësit e hotel “Greccia” ndihmuan pronarin të fuste në makinë trupin e recepsionistit të vrarë

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2
Gerald Shehu, autori, David Larti dhe Daniel Qose dy punonjësit që e ndihmuan

Është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga dy punonjësit e hotel “Greccia” të cilët u arrestuan  nën dyshimin se ndihmuan bashkëpronarin e hotelit ku punonin, Gerald Shehun për të zhdukur trupin e recepsionistit Eraldo Nevruzi të cilin e vrau me plumb në kokë pas sherrit në shkallët e biznesit.

“Na bërtiti që ta ndihmonim me trupin e pajetë. Trupin e morëm nga dhoma dhe e futëm në bagazhin e makinës”- mësohet të jenë shprehur Daniel Qose dhe David Larti dy punonjësit e arrestuar nga policia.

Punonjësit ndihmuan bashkëpronarin e hotelit për të futur në makinë trupin e pajetë të recepsionistit, ndërsa u shprehën se nuk kishin dijeni mbi vendin se ku Gerald Shehu mund të kishte fshehur viktimën. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohen 2 punonjës të hotel "Greccia"

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2
Autori i vrasjes ne Dhermi, Gerald Shehu

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës të së mërkurës në Dhërmi ku bashkëpronari i hotel Greccia. Gerald Shehu ka ekzekutuar me plumb në kokë recepsionistin Eraldo Nevruzi.

Dy punonjës të hotelit janë arrestuar nga policia si përkrahës të autorit të krimit të rëndë. Daniel Qose, 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, dyshohet se ndihmuan Gerald Shehun për të fshehur trupin e pajetë të recepsionistit.

Policia ndërkohë po kryen kontrolle në fshatrat Vuno dhe Gjipe ku mendohet se është fshehur trupi i pajetë i recepsionistit. 

Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë vijuar me procedurat për deportimin e Gerald Shehut i cili u kap dje teksa tentonte të largohej nga një aeroport në Greqi. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i recepsionistit nga bashkëpronari i hotelit, flet kolegia e viktimës: Ja si i kishin marrëdhëniet

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2
Recepsionistja në hotelin ku ndodhi ngjarja

Recepsionistja në hotelin ku dyshohet se u vra kolegu i saj në Dhërmi, Eraldo Nevruzi ka folur mbi detajet rreth ngjarjes së rëndë ky dyshohet se bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu ka ekzekutuar 31 vjeçarin me plumb në kokë dhe më pas i ka zhdukur trupin.

Paola Spahiu tha se i riu kishte shkuar në hotel si i panjohur dhe kishte kërkuar punë si baris por duke qenë se ende nuk ishte hapur bari, i ishte kërkuar të qëndronte të punonte si recepsionist ndërkohë.

Ajo tha se nuk kishte dëgjuar të shtënë arme dhe se ngjarjen e kishte marrë vesh në mëngjes nga e ëma e saj. Ndërsa zbuloi se Eraldo ishte pak tip i lëvizshëm, recepsionistja tha se marrëdhënia e tij me bashkëpronarin e hotelit ishte tejet e zakontë.

“Nuk ka shumë kohë që ka nisur punë Eraldo, rreth 5 ditë kishte që kishte filluar. Ishte një tip pak i lëvizur, jo ndonjë djalë i rregullt. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë me të, pasi më shumë bisedoja me pronarin se ai kishte pjesën e restorantit. Në orën 22:30 më ndërroi Eraldo, por ai erdhi më herët. Unë fle këtu me nënë. Nuk kemi dëgjuar asnjë të shtënë, skam ndjerë asgjë. Mami ishte duke fjetur, unë po rrija në celular. Nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët ata të dy. Ngjarjen e mora vesh nga ora 9 sot në mëngjes, kur erdhi mami që më solli mëngjesin te dhoma. Mesa thonë këta ngjarja ka ndodhur te pjesa e parkimit pas, te dhomat e stafit. Ne do të vazhdojmë punën, policia na mori dëshmitë tona për aq informacion sa kishim. Eraldo erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur, si një djalë i ri. “Dua punë për barist”, por ata i thanë që do të presës sa të fillojë bari. I thanë; hajde puno si recepsionist. Është hera e parë që punoj këtu. Ne jemi mirë në këtë punë sa i takon sigurisë.” tha e reja.

10 MUAJ ME PARE

Vrasja dhe zhdukja e recepsionistit nga bashkëpronari i hotelit, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të 31 vjeçarit

Gjendet në gurore trupi i recepsionistit të vrarë, pranga dhe 2
Viktima Eraldo Novruzi, autori Gerald Shehu dhe hoteli "Greccia"

Forcat policore po vijojnë edhe sot kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë ku dyshohet se bashkëpronari i hotelit Greccia, Gerald Shehu ka hedhur trupin e pajetë të Eraldo Novruzit, recepsionistit 31 vjeçar të cilin e ekzekutoi me plumb në kokë.

Gerald Shehu, 43 vjeç nga Tepelena, banues në Angli rezulton të jetë bashkëpronar i hotel “Greccia” së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino.

Si dyshohet të ketë ndodhur krimi i rëndë?

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së mërkurës, më 6 qershor, ndërsa u zbulua ditën e djeshme pasi në një prej dhomave të hotelit ku është ekzekutuar recepsionisti 31 vjeçar, janë gjetur njolla gjaku.

Të dy kanë qenë brenda hotelit ku janë konfliktuar dhe më pas Gerald Shehu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Eraldo Nevruzin me plumb në kokë. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë plumbi sepse autori i ka hequr prej aty. Më pas siç raportohet, duke përdorur një çarçaf, Geraldo Shehu ka future në makinë trupin e pajetë të recepsionistit dhe më pas e ka zhdukur.

Shehu më pas u arratis drejt Greqisë, ku edhe u arrestua nga policia në aeroport.

Nevruzi dhe Shehu dyshohet se njihen që në Britaninë e Madhe ku edhe viktima jetonte më herët. Një prej pistave të hetimit janë edhe konflikte për ngjarje kriminale të ndodhura në Britaninë e Madhe. Eraldo Novruzi kishte vetëm një javë që kishte nisur punë në hotelin “Greccia”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: