Live Updates /

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë që të shpëtojë nga ne! Kos e Bjerre: Përshpejtoni Reformën në Drejtësi

*Sot Shqipëria hapi grupkapitullin e 6-të dhe të fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndërsa mbrëmjen e djeshme u hap edhe godina diplomatike e misionit të Shqipërisë në Bruksel. *Në konferencën e mbajtur sot, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili mbajti fjalën e tij së bashku me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos dhe ministren e Jashtmet ë Danimarkës, Marie Bjerre. *Bjerre dhe Kos nënvizuan domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës së reformave të Shqipërisë dhe në përafrimin e legjislacionit me atë të BE. Ndërsa thanë se hapja e grupkapitujve brenda një kohe aq të shkurtër është rekord deri më tani. *Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të vendit për t’ju bashkuar familjes evropiane, ndërsa nuk kurseu as batutat gjatë fjalës së tij dhe përgjigjieve ndaj gazetarëve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot Shqipëria hapi grupkapitullin e 6-të dhe të fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndërsa mbrëmjen e djeshme u hap edhe godina diplomatike e misionit të Shqipërisë në Bruksel. *Në konferencën e mbajtur sot, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili mbajti fjalën e tij së bashku me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos dhe ministren e Jashtmet ë Danimarkës, Marie Bjerre. *Bjerre dhe Kos nënvizuan domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës së reformave të Shqipërisë dhe në përafrimin e legjislacionit me atë të BE. Ndërsa thanë se hapja e grupkapitujve brenda një kohe aq të shkurtër është rekord deri më tani. *Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të vendit për t’ju bashkuar familjes evropiane, ndërsa nuk kurseu as batutat gjatë fjalës së tij dhe përgjigjieve ndaj gazetarëve.

7 Postime
2 ORE ME PARE

"Na duhet dora e një vikingu", hapen 6 grupkapitujt me BE, Rama pret tortën me flamurin e Shqipërisë

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë

Për të festuar hapjen e 6 grupkapitujve për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ishte përgatitur edhe një tortë me flamurin kuqezi dhe një qiri me numrin 6-të. Gjatë këtij momenti, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me ministren e jashtme daneze Marie Bjerre dhe komisioneren për zgjerimin, Marta Kos.

“Kjo është për mua se jam 260 cm. Por nuk është e drejtë t’u fryj këtyre qirinjve vetëm. Tani na duhet dora e një vikingu për të prerë tortën”- tha Rama teksa preu ëmbëlsirën së bashku me Bjerre dhe Kos. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

"E kanë kuptuar se nuk shpëtojnë nga ne", Rama: BE duhet të na pranojë, ose do t'i përndjekim

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë

Gjatë përgjigjies së tij ndaj pyetjeve në konferencën e 7-të ndërqeveritare BE-Shqipëri, kryeministri Edi Rama sërish nuk kurseu batutat sa i takon anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Me batutë ai u shpreh se të gjithë në BE po e kuptonin se për të shpëtuar nga Shqipëria, duhet ta marrin brenda unionit.

“Kjo shumicë është ndryshe jo vetëm nga shifrat, por në thelb të saj sepse ishim të gjithë kokë e këmbë pas sovjetikëve, osmanëve, por me imponim. Por kjo tani është me zgjedhje. Dhe Maria e kuptoi se nuk ka shpëtim nga Shqipëria. Të gjithë po e kuptojnë se më mirë të na marrin brenda ose ndryshe do t’i përndjekim deri në fund. Nëse duan të na heqin qafe, duhet të na marrin brenda”- tha Rama. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

"Kurrë mos merr asgjë të mirëqenë në Bruksel", Rama: Edhe buzëqeshja, u zhduket nga fytyra brenda sekondash

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë

Në konferencën e 7-të ndërqeveritare për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave, kryeministri Edi Rama foli edhe për sfidat me të cilat vendi ynë është përballur gjatë procesit të negociatave.

Ai tha se asgjë në Bashkimin Evropian nuk duhet të merret e mirëqenë edhe kur duket sikur gjërat po shkojnë mirë.

“Qoftë mënyra e fortë dhe e butë me të cilat jemi përballur na mësuan një gjë të rëndësishme. Kurrë mos merr asgjë të mirqenë në Bruksel. Kur të buzëqeshin, shijoje, por mos e merr të mirëqenë, mund t’u zhduket nga fytyra në çdo sekondë. Kështu që vazhdo puno me përulësi dhe jep rezultate. Siç e kam thënë me komisionin dhe shtetet anëtare, jemi në duar të mira nëse nuk harrojmë asnjëherë se në fund të fundit është puna e duarve tona që ka rëndësi, jo për ata, por për ne për popullin shqiptar”- tha Rama ndërsa shtoi: Më ndaloni sepse në të kundërt, nuk kam ndërmend të thëni, faleminderit. Versus.al

2 ORE ME PARE

"Përshpejtoni Reformën në Drejtësi", Marta Kos: Suksesi do përcaktohet nga lufta ndaj korrupsionit

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë

Komisionerja Marta Kos ka mbajtur fjalën e saj në konferencën ndërqeveritare që mbahet sot në Bruksel për hapjen e të gjithë grupkapitujve për negociatat me BE. Ajo tha se sukesi i Shqipërisë do të përcaktohet nga rezultatet e reformës në drejtësi, luftës ndaj korrupsionit dhe zbatimi i legjislacionit europian.

"Mbyllja e negociatave është çmimi real. Suksesi juaj do përcaktohet sesa shpejt do miratoni e zbatoni legjislacionin evropian. Tani është momenti për të përshpejtuar sidomos në pika kritike, reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit, çështja e pakicave dhe liria e medias.

Kjo nuk do jetë përherë e lehtë, por Shqipëria ka dicka të fuqishme në favor, mbështetjen më të gjerë publike të vendeve anëtare. KE do të vazhdojë të mbështesë e të këshillojë. Roli ynë është të sigurohemi që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur kur të bëhet anëtare”- u shpreh Kos. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

Konferenca në Bruksel, ministrja daneze: Shqipëria të nxisë dialog politik gjithëpërfshirës

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë

Marie Bjerre, ministrja e Jashtme e Danimarkës mbajti fjalën e saj gjatë konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE për për hapjen e grupkapitullit të fundit për negociatat e anëtarësimit.

Bjerre bëri thirrje që Shqipëria të vijojë me reformat, ndërsa bëri thirrje për dialog gjithëpërfshirës politik.

“E inkurajoj Shqipërinë të ruajë punën me reformat dhe të nxisë dialog gjithëpërfshirës politik. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë drejtim me të njëjtin ritëm, jam e sigurt se anëtarësimi do arrihet në një të ardhme shumë të afërt. Shqipëria i përket familjes europiane. Është mbresëlënëse sesa shpejt po jepni rezultate. Gjithçka mund të them është vazhdoni kështu dhe do jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë”- tha ministrja daneze. Versus.al

4 ORE ME PARE

Çel dyert godina e Misionit të Shqipërisë në Bruksel, Rama: Dikur vinim dhe bënte ftohtë, tani është ndryshe

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë

Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian në kuadër të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave, konferencë që do të mbahet mëngjesin e sotëm.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga godina ku Shqipëria do të vijojë misionin diplomatik pranë BE-së, kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin ku falenderoi komisioneren Marta Kos dhe tha se Shqipëria e ndjen veten pjesë të familjes së madhe europiane.

“Dikur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tani është ndryshe. Çfarëdo të jetë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot me energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë Marta, kështu që është e jashtëzakonshme që më në fund ta përjetosh këtë gjë dhe është e vazhdueshme gjatë vitit, po bëhet e përhershme”- u shpreh Rama. Versus.al

4 ORE ME PARE

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria çel sot grupkapitullin e fundit të negociatave

Hapet grupkapitulli i 6-të i negociatave, Rama: BE të na pranojë

Sot në Bruksel do të çelet grupkapitulli i fundit të negociatave në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Hapja e të gjitha kapitujve do të bëhet në një kohë rekord prej 12 muajsh.

“Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”- u shpreh më herët Rama.

Ky i fundit do të jetë i pranishëm në konferencën ndërqeveritare së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Rama dhe delegacioni parashikohet të ulen në tryezën e punës me BE-në sot rreth orës 8:00 ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos. Versus.al

Poll