Çfarë do të gjeni në brendësi
*Motra e Egli Progës në gjendje të rënduar psikologjike, ka pritur në derën e Gjykatës së Korçës mbërritjen e Denis Meçes, i dyshuar si dhunuesi i vëllait të saj. ‘O kafshë’ bërtiste ajo ndërsa të tjerët mundoheshin ta qetësonin. * Një nga dyshimet që Denis Meçe vrau Egli Progën është pasi ky i fundit refuzoi t’i jepte atij xhiron ditore. ‘Kam fëmijë për të rritur’ mësohet t’i ketë thënë viktima vrasësit të tij.* Gjykata e Korçës la sot në burg Denis Meçen me akuzën vrasje nga pakujdesia dhe tre të tjerë ‘Detyrim paraqitje’ * Pas vendimit të Gjykatës, motra e Egli Progës u shpreh se vëllai i saj po vritet për herë të tretë pasi vrasësit janë liruar.* *Të afërmit e Egli Progës kanë hedhur akuza të forta. Sipas tyre personat e akuzuar për vrasjen e të afërmit të tyre janë kriminelë dhe njihen si gjobvënës. *Edhe pse nga Policia e kishte referuar ngjarjen si vrasje me dashje e cila sipas Kodit Penal dënohet nga 10 deri në 20 vite burg, Prokuroria e ka zbutur akuzën ndaj Denis Mecces duke e referuar ngjarjen si vrasje nga pakujdesia * Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me vrasjen e Egli Progës nga Denis Meçe. Sipas dosjes ngjarja ka ndodhur një lokal në Pogradec dhe ka nisur nga një sharje e viktimës ndaj Denisit që në fillim ky i fundit e ka marrë me shaka.
Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim...
Nga Anila Hoxha
Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë
Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si "mollë sherri", ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishin makinat.
Në Pogradec, me autor vrasjeje Denis Meçen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një "shpullë". Por përpara kësaj duhej-edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa “dvr në momentin e kqyrjes vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”.
Edhe njëherë, dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00. Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45.
Duhet edhe njëherë, si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale edhe për vrasjen e Eglantin Progës, 42 vjeç.
Një deja vu krimi.
Ndërkohë, në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit. Shprehimisht në dosje thuhet “nuk pranoi ta ndihmojë”.
Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe?
Apo zgjodhi të shohë punët e tij që mos të trazohet? Apo kodi i heshtjes na ka depërtuar gjithandej dhe masivisht si shoqëri kemi kopjuar thelbin e saj; “Nuk dëgjova gjë. Nuk pashë gjë. Nuk isha aty. Por dhe nëse isha, kam qenë në gjumë”?
Pra, në Pogradecin e vogël, ku qytetarët e njohin njëri-tjetrin, befasisht klientë e shokë e të njohur që frekuentohen në të njëjtën lagje, nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush ishte ai që sulmoi viktimën. Sepse e njihnin si fytyrë dhe jo si emër. Një oficer shkruan përgjigjjet e tyre në formën më naive të mundshme.
Ska asnjë dyshim. Kryqëzimi i të dhënave dhe dëshmive nuk është askund.
Por teksa në fashikull shtjellohet se sa birra u pinë e sa shaka u bënë, askush nuk e pa se si, pse, u godit 42-vjeçari.
Përfshi edhe kushëriri i të ndjerit që ishte vetëm 30 metra larg.
Nga ana tjetër policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi, por abonenti dilte i padisponueshëm. Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të mbyllura e hapura, teknika e bashkëpunëtorë apo kërkim zbulim me agjentë civilë e krimesh.
Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë, ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit.
Në një skenë të mëparshme krimi, të zbuluar në "SKY Eç", një shef policie mëson lidhjet e vrasësit se si ai duhet të dëshmonte në gjykatë se “kishte qëlluar mbas një sherri banal”. Aq më tepër që edhe djali i të vrarit nuk do fliste-shkruan më tej eksperti për kriminelët.
Dhe kështu disa orë më vonë, Denis Meçe shfaqet në polici. Ai flet, një polic, kokëulur shkruan. Ai ia vë fajin alkoolit, tregon se ai kishte fjetur mbas ngjarjes dhe ndaj nuk e kishin gjetur dot.
Por le të jemi naivë edhe ne dhe të mos mendojmë se njëri prej dy palëve nuk thotë të vërtetën.
Normalisht mbas leximit të dosjes, dyshimi i parë që vjen është ky; ose policia lokale ka nxjerrë shëtitje dy copë postblloqe dhe ka pritur derisa autori të dorëzohet dhe alibitë të jenë gjetur, dëshmitarët të kenë ngritur supet, pulsi të jetë matur, që motivi të quhet "i dobët".
Ose Denis Meçe gënjen. Por në letra është fiksuar dëshmia e tij, që na i shfaq të alkoolizuar, që u trondit, që iku nga vendngjarja, fiku telefonin dhe fjeti në makinë. “Unë kam dashur ti fus një shpullë, thotë ai. Por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç. Rrugës për në fshatin Buçimas, kam ndaluar makinën dhe kam fjetur pasi isha i dehur”.
Duke ndjekur këtë rrëfim, kur autori u zgjua kujton mirë se telefonoi avokatin “pasi kisha merak” thekson. Avokati i tregoi se i riu kishte ndërruar jetë. Dhe ai i lutet mbrojtësit ta marrë e ta çojë në komisariat.
Fakt.
Ora 19:00 policia njoftohet se përballë barit “Stropcka” është një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Viktima raportohet me identitetin Eglantin Proga.
Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë. Pak më tej në një lokal të kontrolluar përshkruhet si provë gjetja e duhanit të dredhur.
Përse? Sepse më vonë një dëshmitar do thotë se si vrasësi i kërkoi viktimës ti dredhë një duhan.
Policia referon dëshmitarin numër 1 që deklaron se “viktima porositi një birrë”. E çuditshme se si dikush, pra Eglantin Proga që administronte 50 metra më larg lokalin e tij, porosit për të pirë në lokalin e dikujt tjetër.
Dëshmitari nuk ëshë i sigurtë se çfarë ndodhi më pas. Por mban mend se pak më vonë dëgjoi disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë.
“Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë as ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon”.
Dëshmitari nuk mban mend se çfarë bëri mbasi porositi birrat, i ndjeri. Mban mend që e pa atë të shtrirë në trotuar.
Dëshmitari numër 2 thotë se; "Eglantini u qëllua rreth orës 18.45 nga një person tjetër". Sipas kësaj dëshmie, rezulton se policia është njoftuar 15 minuta me vonesë. Çfarë ndodhi gjatë atyre minutave? Dëshmitarët tregojnë se si autori i tronditur u ul nga njëra tavolinë në tjetrën dhe më pas u largua se duhet të vinte në vendngjarje policia.
Dëshmitari 2 është njëherazi lidhje familjare e të ndjerit. Ai thotë; “Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merte në makinë kushuririn tim dhe ta çonim në spital për ndihmë mjekësore, por pas 10 minutash ka ardhur ambulanca dhe e transportoi në spitalin Pogradec, ku ambulancë kam hipur dhe unë. Përsëri dhe ne ambulancë kusheriri im shtetasi Eglantin Proga nuk po reagonte fare”.
Ndonëse e kishte parë personin që i goditi kushëririn, ai nuk mundi ta identifikojë agresorin. Sepse thotë; “nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shumë larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam dëgjuar, as të bërtitura dhe as të shara.”
Ai nuk mund të thotë se në çfarë drejtimi u largua autori.
Dëshmitari 3, tregon se Denisi (autori) i kërkoi viktimës ti dridhte një cigare. Deri në këtë moment nuk kishte probleme. I ndjeri pranoi pa problem. Por në vazhdim edhe dëshmitari i radhës nuk pa gjë . “Unë nuk e kam parë se kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qënë i vëmendshëm në atë moment, kam qënë dhe në gjendje të dehur, kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo grua për të sjellë ujë dhe për të njoftuar ambulancën si dhe kur jam çuar nga tavolina kam parë që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte i shtrirë mbas makinës time e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur duke pirë.”
Edhe një tjetër ndonëse mban mend se si u kërkua, sesi dridhej cigarja, se si u qesh, u pohua “o kushëri o kushëri”, pastaj as humor as biseda të fortësh , ngaqë edhe ai kishte konsumuar tre-katër birra dhe smbante mend.
“Në një moment kam parë që erdhi policia atje ne ishim ulur, unë të paktën nuk u ngrita fare të shikoja se çfarë u bë. Më pas erdhi ambulanca dhe pashë që mori një person. Më pas unë kam ikur në shtëpi dhe vonë më ka ardhur një punonjës policie në shtëpi dhe më ka marrë”, thotë i pyeturi.
Edhe ai e njihte autorin Denis Meçen si fytyrë, por jo si emër.
Rrahja për vdekje e Egli Progës, thirrje për protestë, zbulohet data dhe ora
Rrahja për vdekje e Egli Progës dhe fshehja e ngjarjes nga ana e policisë ka sjellë një indinjatë të madhe tek qytetarët shqiptarë.
Në qeli për ngjarjen e rëndë është Denis Meçe ndërsa 3 personat e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guce janë me detyrim paraqitje detyrim paraqitje.
Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë, në datën 19 gusht në orën 19:30.
“Drejtësi për Eglin. Marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kundër gangove me pushtet për jetën, për sigurinë, për drejtësinë”, thuhet në posterin që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Senca zgjati përreth dy orë dhe fund gjykata vendosi të lërë në burg Denis Mecin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa Voltan Shulku, Arian Manellari, dhe Leonidha Guçe, të arrestuar për moskallëzim krimi, u lanë të lirë, me ‘detyrim parqaitje’.
Por familjaret e viktimës nuk ishin dakord me masat e dhëna duke kërkuar hetim edhe më të detajuar të ngjarjes.
E motra e Egli Progës është prononcuar pas gjyqit ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së të vëllait. Ajo theksoi se drejtësia e ka rivrarë vëllain e saj, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një krim në bashkëpunim mes bandash kriminale.
“Po flisnim për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit, padrejtësia që kanë bërë ata në çdo regjistrim, akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, një padrejtësi të menjëhershme në kohë së bashku në bashkëpunim, banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është vrasje, po flasim për vrasje, çfarë janë këta që lihen me detyrim paraqitje, që është duke u vrarë Egli me çdo veprim e mosveprim që është duke u kryer. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim”, tha ajo.
‘Mos më bëni si të fortë se...’ zbardhet dosja e vrasjes së Egli Progës, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore në lidhje me dhunim për vdekje të Egli Proga nga Denis Meçe.
Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.
Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre.
Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri – tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”.
Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat.
Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.
Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokëm, dhe është përplasur në asfalt.
Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar. Disa minuta më vonë ka mbërritur ambulanca, dhe pasi është transportuar në spital, është konfirmuar i vdekur.
‘Vrasje nga pakujdesia’/ Si e zbuti Prokuroria akuzën për Denis Meçen, ja sa vite burg rrezikon autori
Ditën e sotme Gjykata e Korçës la arrest me burg Denis Meçen i cili akuzohet se dhunoi për vdekje babain e dy fëmijëve, Egli Progën.
Në fillim u raportua se viktima kishte humbur jetën pasi ishte rrëzuar në gjendej të dehur.
Por ishin familjarët të cilat konstatuan shenja dhuna dhe më pas policia doli me një reagim të ri duke deklaruar se nuk e kishte fshehur ngjarje dhe njoftoi arrestimin e persona të dyshuar.
Në njoftim thuhej:
Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.
Pra policia e referoi ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje e cila sipas Kodit Penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim.
Por në dosjen e dërguar në Gjykatë, Prokuroria e ka ndryshuar akuzën e Denis Meçes duke zbutur, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia.
Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.
Me fjalë të përmbledhura Prokurori e ka cilësuar rrahjen brutale deri në vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës vrasje nga pakujdesia.
Edhe motra e viktimës, Jonida pas vendimit të Gjykatës u shpreh se vëllai i saj Egli po vritet për herë të tretë, pasi vrasësit janë liruar.
‘Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?’ u shpreh para kamerave motra e viktimës.
Akuzat e familjarëve të Egli Progës: Janë të gjithë kriminelë, njihen për gjobvënie
Të afërmit e 42-vjeçarit të vrarë në Pogradec të shtunën, Egli Proga, kanë hedhur akuza të rënda për sa i përket ngjarjes.
Sipas tyre personat e akuzuar janë kriminelë dhe njihen si gjobvënës në të gjithë qytetin e Pogradecit.
Ndërkaq gjithçka që kërkojnë familjarët e viktimës është që të vihet në vend drejtësia.
“Gjithçka pritet nga këta kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim."/ Versus.al
E motra e Egli Progës pas vendimit të Gjykatës: U lanë të lirë. Kjo është vrasje për herë të tretë!
Sot Gjykata e Pogradecit la në “arrest me burg” Denis Meçen, akuzuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, ndërsa për tre të akuzuarit e tjerë Voltan Shulku, 40-vjeç, Arian Manellarin, 55-vjeç dhe Leonidha Guçen, 47-vjeç, vendosi detyrin paraqitje.
Pas vendimit motra e viktimës, Jonida është shprehur para kamerave se vëllai i saj po vritet për herë të tretë pasi të gjithë vrasësit janë lënë të lirë.
Ajo shton më tej se po flasim për vrasje në bashkëpunim të një njeriu të pafajshëm.
Dyshimeve se vëllai i saj u vra se nuk pranoi t'i jepte xhiron e ditës Denis Meçes ajo u shpreh se nuk është në dijeni por asgjë nuk përjashtohet.
“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi.
Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?
Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.
Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.
Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja.” është shprehur Jonida, motra e Egli Progës. /Versus.al
Rrahu për vdekje Egli Progën, lihet në burg autori Denis Meçe, detyrim paraqitje për 3 personat e tjerë
Gjykata e Korçës ka lënë në burg, Denis Meçe, autorin e vrasjes së 42-vjeçarit në Pogradec.
Për 3 të akuzuarit e tjerë Voltan Shulku, 40-vjeç, Arian Manellarin, 55-vjeç dhe Leonidha Guçen, 47-vjeç, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje.
Në oborrin e Gjykatës vihej re edhe prezenca e familjarëve të viktimës, Egli Proga që humbi jetën nga dhuna barbare e ushtruar mbi të./ Versus.al
Detaje të rënda nga vrasja në Pogradec, Egli Proga u dhunua për vdekje pasi Denis Meçe i vuri gjobë
Detaje të rënda kanë dal nga vrasja e babait të dy fëmijëve në Pogradec.
Top Channel ka zbuluar ekskluzivisht se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobëvënia.
Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por TCH mësoi se Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.
Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.
Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.
Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.
Kur familjarët kanë tentuar ta çojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.
Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.
Një hetim paralel më ngjarjen përveç arrestimit të Denisit, në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen.
Një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rëndë.
VIDEO/ “O kafshë”, në gjendje të rënduar psikologjike motra e Egli Progës pret në derën e Gjykatës vrasësin e dyshuar të vëllait

Motra e Egli Progës në gjendje të rënduar psikologjike, ka pritur në derën e Gjykatës së Korçës mbërritjen e Kristi Meçes, i dyshuar si dhunuesi i vëllait të saj.
Vrasja e Egli Progës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, në orët që pasuan u shoqërua me një sërë paqartësish mbi dinamikën se si kishte ndodhur ngjarja.
Teksa në fillim gjithçka dukej se kishte ndodhur si shkak i gjendjes së dehur të viktimës, i cili thuhej se ishte rrëzuar dhe kishte gjetur vdekjen, më vonë hetimet zbuluan se vdekja e 42-vjeçarit nuk ishte aksidentale, por kishte ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të.
Për pistën e parë Policia u akuzua se donte të fshihte ngjarjen deri në një moment kur bëri një reagim ku mohoi gjithçka.
Në reagim thuhej se efektivët në asnjë moment nuk kanë tentuar fshehjen e ngjarjes, siç pretendohet në disa media online. Ndërsa më tej theksohet se fillimisht për ngjarjen u shoqëruan disa persona të pranishëm në vendngjarje dhe më pas u kapën autori dhe 3 të tjerë të cilët nuk kallëzuan krimin e rëndë.
Ndërkohë ditën e sotme është paraqitur në Gjykatën e Korçës, Kristi Meçe që akuzohet si i dyshuari kryesor i vdekjes së Egli Progës./ Versus.al







