Live Updates /

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur trondit botën, reagime të forta nga Izraeli e BE-ja

Dy persona të armatosur hapën zjarr në një plazh të Sidneit, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 29 të tjerë. Njëri nga autorët, 24-vjeçari Narvid Akram, me origjinë pakistaneze, u vra nga të shtënat e policisë. Një civil çarmatosi njërin nga sulmuesit, duke parandaluar potencialisht viktima të mëtejshme. Viktimat përfshijnë një rabin, ndërsa dy oficerë policie dhe një fëmijë u plagosën gjithashtu. Autoritetet po hetojnë mundësinë që ura pranë vendit të sulmit të ketë qenë e mbushur me eksplozivë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Dy persona të armatosur hapën zjarr në një plazh të Sidneit, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 29 të tjerë. Njëri nga autorët, 24-vjeçari Narvid Akram, me origjinë pakistaneze, u vra nga të shtënat e policisë. Një civil çarmatosi njërin nga sulmuesit, duke parandaluar potencialisht viktima të mëtejshme. Viktimat përfshijnë një rabin, ndërsa dy oficerë policie dhe një fëmijë u plagosën gjithashtu. Autoritetet po hetojnë mundësinë që ura pranë vendit të sulmit të ketë qenë e mbushur me eksplozivë.

5 Postime
7 ORE ME PARE

Një mysliman çarmatosi autorin e masakrës në Sidnei. Ai u plagos dhe pritet të operohet

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

Burri që çarmatosi njërin nga dy personat e armatosur gjatë sulmit në plazhin Bondi të Sidneit të dielën është dërguar në spital për ndërhyrje kirurgjikale, tha një i afërm i tij për mediat australiane.

Duke folur për 7NEWS, një burrë me emrin Mustafa e identifikoi burrin si kushëririn e tij mysliman 43-vjeçar, Ahmed al-Ahmed, baba i dy fëmijëve. Ai tha se 43-vjeçari, pronar i një dyqani ushqimesh, nuk kishte përvojë me armët dhe rastësisht ndodhej në vendngjarje kur vendosi të rrezikonte jetën e tij për t'u përballur me personin e armatosur.

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

Kjo është fotografia e 43-vjeçarit që ka qarkulluar në internet.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon burrin duke iu afruar personit të armatosur nga pas, ndërsa ky po qëllonte pa dallim ndaj civilëve që përpiqeshin të iknin. Pamjet e tregojnë atë duke e imobilizuar, duke i rrëmbyer armën dhe duke e kthyer nga vetja, duke e detyruar të zvarritet prapa përpara se të ikte drejt personit të dytë të armatosur, i cili vazhdoi të qëllonte.

Pasi çarmatosi sulmuesin, burri ngriti duart lart për t'ua bërë të qartë çdo oficeri policie aty pranë se nuk përbënte kërcënim. Më pas e hodhi armën në tokë dhe u largua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Sipas Mustafës, kushëriri i tij u plagos dy herë nga të shtënat me armë zjarri, ndoshta nga sulmuesi i dytë, dhe u dërgua në spital, ku mbetet i shtruar në spital. "Ai është në spital dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh ende", tha ai për 7NEWS .

Autoritetet po vazhdojnë hetimin e tyre për incidentin, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes së të plagosurit.

7 ORE ME PARE

Australi / Sulmi terrorist me 12 të vdekur e 29 të plagosur trondit botën, reagime të forta nga Izraeli e BE-ja

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

Sulmi i rëndë terrorist në Sydney të Australisë, ku deri tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 29 persona të plagosur, ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Ngjarja e përgjakshme ndodhi gjatë një aktiviteti fetar të komunitetit hebre, i cili po kremtonte festën e Hanukkah, duke e kthyer sulmin në një çështje me jehonë globale.

Kryeministri australian Anthony Albanese i përshkroi pamjet pas sulmit si “tronditëse dhe thellësisht shqetësuese”, ndërsa bëri të ditur se kishte thirrur menjëherë Komitetin e Sigurisë Kombëtare.

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

“Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në terren dhe po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë”, deklaroi Albanese, duke shtuar se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ai konfirmoi gjithashtu se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Policisë Federale Australiane dhe autoritetet e Uellsit të Ri Jugor, ndërsa priten përditësime të tjera zyrtare mbi hetimet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke, bëri me dije se kryeministri do t’i drejtohet Parlamentit pas mbledhjes së komitetit të sigurisë.

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

Netanyahu akuzon qeverinë australiane për nxitje të antisemitizmit
Reagimi më i ashpër erdhi nga Tel Avivi. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, disa orë pas sulmit, deklaroi se kishte paralajmëruar më herët kryeministrin Albanese për rritjen e antisemitizmit në Australi.

Netanyahu tha se në muajin gusht i kishte dërguar një letër qeverisë australiane, ku e akuzonte për politika që, sipas tij, po “i hedhin benzinë zjarrit të antisemitizmit”, duke përmendur edhe qëndrimin e Canberrës për njohjen e një shteti palestinez.

“Antisemitizmi është një kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin. Dobësia duhet zëvendësuar me veprime”, theksoi Netanyahu, duke e cilësuar sulmin në Sydney si “vrasje me gjakftohtësi”.

Ai shtoi se Izraeli është në një betejë të vazhdueshme kundër antisemitizmit global dhe se kjo luftë, sipas tij, mund të fitohet vetëm përmes denoncimit të hapur dhe veprimit të vendosur. Netanyahu la të kuptohet se disa qeveri perëndimore jo vetëm që nuk e luftojnë mjaftueshëm këtë fenomen, por në disa raste e nxisin atë përmes politikave të tyre.

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

Von der Leyen: Evropa qëndron krah Australisë dhe komunitetit hebre
Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas sulmit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh e tronditur nga ngjarja e rëndë në Bondi Beach.

“U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave”, deklaroi ajo në platformën X, duke theksuar se Evropa qëndron në solidaritet të plotë me Australinë dhe komunitetet hebraike kudo në botë.

“Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes”, përfundoi Von der Leyen.

Ngjarja në Sydney po konsiderohet si një nga sulmet më të rënda me motiv fetar në Australi vitet e fundit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të autorëve.

10 ORE ME PARE

Video nga masakra e Sidneit / Qytetari çarmatos njërin nga autorët ndërsa ai qëllon, vik*imat në rrugë

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

Një video e publikuar nga Bondi Beach në Sydney tregon një kalimtar të qetë duke çarmatosur njërin nga personat e armatosur gjatë një të shtëne me armë, duke parandaluar potencialisht humbje të mëtejshme jetësh, sipas mediave lokale.

Mediat australiane raportuan se ndërsa njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë parkingut Campbell Parade, kalimtari u zhvendos drejt tij. Ndërsa të shtënat vazhduan, një burrë i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë përdori automjetet e parkuara si mbulesë, duke u zhvendosur me kujdes në parkingun e makinave.

Kur iu afrua në një distancë të afërt, shtetasi u sul drejt personit të armatosur, e rrëzoi përtokë dhe u përfshi në një përleshje fizike me të, derisa arriti t’ia rrëmbente armën dhe ta paralizonte. Më pas, duke e drejtuar armën drejt autorit të krimit, e detyroi të tërhiqej drejt një ure fqinje, ku dyshohet se ndodhej një bashkëpunëtor i dytë.

Sipas përshkrimit të videos nga mediat lokale, qytetari më pas e mbështeti armën në një pemë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa një person tjetër ndoqi të dyshuarin që po ikte dhe i hodhi një objekt.

Sipas të njëjtave informacione, njëri nga autorët u arrestua dhe është në gjendje kritike, ndërsa i dyti u vra nga zjarri i policisë. Mediat lokale raportojnë të paktën 10 të vdekur dhe 12 të plagosur. Një rabin është midis viktimave.

Mbetet e paqartë se sa kalimtarë u plagosën, me autoritetet që konfirmojnë se dy oficerë policie dhe një fëmijë janë midis të plagosurve. Në të njëjtën kohë, policia po shqyrton informacionin mbi mundësinë që ura fqinje, ku dyshohet se autorët kanë zënë pozicion, të ketë qenë e pajisur me eksplozivë.

Autoritetet e përshkruan incidentin si “në zhvillim e sipër”, duke i nxitur njerëzit të evakuoheshin menjëherë nga zona. Sipas radios lokale, u dëgjuan deri në 20 të shtëna, ndërsa një dëshmitar okular i tha një gazete lokale: “Pashë të paktën dhjetë persona në tokë dhe gjak kudo”.

Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se hetimet për rrethanat dhe motivet e sulmit ishin duke vazhduar. / VERSUS

 

10 ORE ME PARE

Detaje të reja / Masakra në festën hebraike të Sidneit, mes 10 të vdekurve dhe njëri prej autorëve - VIDEO

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur
Njëri nga atentatorët

Një ngjarje tragjike ka tronditur Sidnein këtë të diel në mëngjes me orën evropiane, ku një sulm i dhunshëm në plazhin Bondi ka marrë jetën e të paktën 10 personave. Mes viktimave ndodhet edhe një rabin, ndërsa vetë njëri prej sulmuesve rezulton të jetë midis të vdekurve. 

Ngjarja ka lënë gjithashtu 12 të plagosur, të cilët janë transportuar në spitale për trajtim mjekësor. Sulmi ndodhi ndërsa në plazh po zhvillohej një festë për Hanukkah, një festë hebraike.

Ngjarja ka shkaktuar kritika të ashpra nga zyrtarët izraelitë ndaj qeverisë australiane për sigurinë e komunitetit hebre.

Policia lokale po vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe sigurinë në zonën e plazhit.

Ndërsa njëri nga autorët është midis dhjetë të vdekurve, i dyti është në paraburgim. Edhe dy oficerë policie janë plagosur gjithashtu.

Policia lokale ende po i kërkon publikut të shmangë plazhin Bondi, pavarësisht faktit se dy sulmuesit janë neutralizuar.

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur
Njëra nga armët me të cilat u qëllua

Sipas policisë, ka një kërcënim me bombë në zonë dhe autoritetet po përpiqen të neutralizojnë atë që ata e përshkruajnë si një pajisje shpërthyese të improvizuar.

Rabini i Chabad-it midis të vdekurve
Rabini Eli Schlanger, një emisar i lëvizjes Chabad Judaism me seli në Sydney , është identifikuar si viktimë e të shtënave masive gjatë një festimi të Hanukkah në Bondi Beach, sipas një zëdhënësi të lëvizjes.

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur
Rabini Eli Schlanger

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben Gvir, sulmon qeverinë australiane për njohjen e shtetit palestinez.
Vdekjet e civilëve në të shtënat masive në një festë Hanukkah në Bondi Beach janë rezultat i vendimit të qeverisë australiane për të njohur një shtet palestinez, tha Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir.

"Terrorizmi antisemit nuk njeh kufij, por gjaku i të vrarëve është përgjegjësi e qeverisë australiane, e cila njoftoi njohjen e një shteti 'palestinez' dhe legalizoi terrorizmin kundër hebrenjve ", tha ministri i ekstremit të djathtë në një deklaratë duke shprehur mbështetje për komunitetin vendas hebraik.

Australia ishte një nga disa vende që njoftoi njohjen e një shteti palestinez në shtator./VERSUS 

12 ORE ME PARE

VIDEO - Masakra në Sidnei: Të paktën 10 të vdekur nga të shtënat në festën hebraike

Sulmi terrorist në Australi me 12 të vdekur e 29 të plagosur

Të paktën 10 të vdekur në sulmin në plazhin Bodai të dielën në mëngjes. Një incident serioz dhune me armë ka ndodhur në Bondi Beach, në periferitë lindore të Sydney-t, ku vecc viktimave, Policia e New South Wales konfirmon se ka pasur dhe 12 persona të plagosur qw u dërguan në spitale. Sulmi ndodhi ndërsa në plazh po zhvillohej një festë hebraike Hanukkah. Dy autorwt janw arrestuar.  

Dëshmitarët thonë se rreth orës 6:40 të pasdites sipas orës lokale të dielës, dy burra dolën nga një automjet në Campbell Parade, pranë Bondi Pavilion, dhe hapën zjarr. Videot e regjistruara nga kalimtarët thuhet se tregojnë dy burra të veshur me të zeza duke qëlluar pranë plazhit.

Sipas të njëjtave informacione, janë përdorur armë zjarri të fuqishme, ndërsa autoritetet vlerësojnë se janë qëlluar disa herë. Dëshmitarët okularë flasin për shumë të plagosur, ndërsa ka edhe raportime të pakonfirmuara për të vdekur, pa asnjë konfirmim zyrtar nga policia deri më tani.

Numri i të vdekurve në Sydney është "më i lartë se sa është raportuar", tha ambasadori i Izraelit në Australi, Amir Maimon , për Channel 12 News .

Nuk kishte informacione specifike për një sulm të afërt, tha Maimon pasi foli me autoritetet australiane, por kishte pasur paralajmërime për mundësinë e sulmeve terroriste.

"Që nga 7 tetori, kemi parë një sërë veprimesh kundër komunitetit hebre dhe institucioneve të tij, një seri që vetëm është intensifikuar", tha Maimon, duke shtuar se ai ka deklaruar publikisht në shumë raste se "nëse do të zgjohesha një mëngjes dhe do të mësoja se një hebre ishte dëmtuar fizikisht, nuk do të habitesha " .

Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte "i tronditur nga kjo vrasje masive dhe nga pamundësia e qeverisë australiane për ta parandaluar atë".

Forca të mëdha policie, ambulanca dhe shërbime të tjera emergjente janë thirrur në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar. Autoritetet po u kërkojnë të gjithë atyre që ndodhen aty pranë të kërkojnë strehim. "Kushdo që ndodhet në zonë duhet të strehohet. Policia është në vendngjarje dhe më shumë informacion do të publikohet sapo të jetë i disponueshëm", tha Policia e NSW në një deklaratë.

Incidenti ndodhi në një kohë veçanërisht të ngarkuar, pasi mijëra vendas dhe turistë ishin në plazh, pas një dite me temperatura që arrinin 30 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, të dielën në mbrëmje, në zonë po zhvillohej një aktivitet për të festuar festën hebraike të Hanukkah, të quajtur "Hanukkah pranë Detit", e cila ishte reklamuar si një aktivitet familjar.

Një zëdhënës i Kryeministrit Australian, Anthony Albanese, u citua gjithashtu të ketë thënë: "Jemi në dijeni të një situate aktive sigurie në zonën Bondi. I nxisim ata që janë në zonë të ndjekin udhëzimet e Policisë së Uellsit të Ri Jugor".

Sipas informacioneve, dy burra janë arrestuar, megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Autoritetet për numrin e saktë të të plagosurve ose gjendjen e tyre shëndetësore.

Poll