Live Updates /

Çifti në Lezhë u vra për hakmarrje! Djali e nipat e Mhillajt me gjakftohtësi kryen ekzekutimin me dhjetëra plumba

*Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Balldren të Lezhës ku u ekzekutuan çifti i bashkëshortëve Kreshnik e Gentiana Mujeci të cilët po qarkullonin me një automjet tip “Audi Q7”. *Krimi i rëndë ka ndodhur për motive gjakmarrje dhe janë shpallur në kërkim tre persona, konkretisht Florin Mhillaj, Renato Mhillaj dhe Adriano Mhillaj. Renato rezulton të jetë djali i Genc Mhillajt, personit që dyshohet se në 2016-ën u vra nga vëllezërit Mujeci. Ndërsa dy të tjerët janë nipat e Genc Mhillajt. *Për të kryer vrasjen, autorët kanë përdorur dy automjete. Ndërkohë edhe forcat RENEA janë angazhuar për kapjen e tyre.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Balldren të Lezhës ku u ekzekutuan çifti i bashkëshortëve Kreshnik e Gentiana Mujeci të cilët po qarkullonin me një automjet tip “Audi Q7”. *Krimi i rëndë ka ndodhur për motive gjakmarrje dhe janë shpallur në kërkim tre persona, konkretisht Florin Mhillaj, Renato Mhillaj dhe Adriano Mhillaj. Renato rezulton të jetë djali i Genc Mhillajt, personit që dyshohet se në 2016-ën u vra nga vëllezërit Mujeci. Ndërsa dy të tjerët janë nipat e Genc Mhillajt. *Për të kryer vrasjen, autorët kanë përdorur dy automjete. Ndërkohë edhe forcat RENEA janë angazhuar për kapjen e tyre.

5 Postime
1 MUAJ ME PARE

Publikohen detaje të reja nga krimi në Balldren, Adriano Mhillaj ishte në kërkim kur ekzekutoi me kallash çiftin Mujeci

Çifti në Lezhë u vra për hakmarrje! Djali e nipat e
Viktimat, Gentiana e Kreshnik Mujeci

Detaje të reja, janë publikuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Balldren, ku prindërit e 4 fëmijëve, u vranë me mbi 30 plumba kallashnikovi, duke sjellë një situatë që mund të përshkallëzojë konfliktin mes dy fiseve, Mhillaj dhe Mujeci në Lezhë.

Njëri nga 3 pjesëmarrësit në këtë vrasje, rezulton të ishte në kërkim. Edhe pse në kërkim, ai ka pasur kohën dhe qetësinë e mjaftueshme për tu organizuar dhe kryer vrasjen e dyfishtë.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, Adriano Mhillaj, 22-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të Gentiana dhe Kreshnik Mujecit në Balldren të Lezhës, kërkohej që prej Janarit 2026 edhe nga policia e Shkodrës.

Mhillaj, është shpallur në kërkim prej 16 janarit 2026, pasi prokuroria e Shkodrës ka ngrituar akuzën e “Kanosjes me armë” në dëm të Eduard Kësallës dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ngjarja është rregjistruar në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Adriano Mhillaj, ka “Kanosur me armë zjarri”, shtetasin Eduard Kësalla.

Për shkak të këtij konflikti,Kësalla, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Mhillaj dhe personave të tjerë. Si pasojë e këtyre veprimeve, prokuroria e Shkodrës shpalli në kërkim Eduard Kësallën për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Pas 3 muaj nga shpallja në kërkim, Kësalla u kap 3 javë më parë nga Policia e Shtetit, në zonën e “Freskut” në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 89”.

Ndërsa Adriano Mhillaj, edhe pse ishte në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkodrës, nuk është arritur të lokalizit dhe arrestohet nga Policia e Shtetit.

Gjatë këtyre 3 muajve, Mhillaj, edhe pse ka qënë në kërkim ka pasur mundësinë të organizohet së bashku me dy kushërinjtë e tij, Renato Mhillaj dhe Florinin Mhillaj, për të kryer vrasjen e Kreshnik Mujecit, e bashkë me të vranë edhe bashkëshorten e tij, Gentiana Mujecin.

Vrasja ndodhi në shenjë gjakmarrje pasi Mujeci dyshohet se në vitin 2016 ishte përfshirë së bashku me vëllain dhe kushëririn e tij, në vrasjen e Genc Mhillaj, babait te personit të shpallur në kërkim tashmë, Renato Mhillaj dhe xhaxhait të Adriano dhe Florinin Mhillaj.

1 MUAJ ME PARE

Vepruan pa maska, dalin fotot e 2 prej autorëve që ekzekutuan çiftin e bashkëshortëve

Çifti në Lezhë u vra për hakmarrje! Djali e nipat e

Personat që shihni në foto janë Florin dhe Renato Mhillaj, dy prej autorëve të dyshuar të vrasjes së çiftit Kreshnik e Gentiana Mujeci ditën e djeshme në Balldren të Lezhës.

Renato rezulton të jetë djali i Genc Mhillajt, personit që u vra në 2016-ën nga vëllezërit Mujeci. Dyshohet se vrasja ndodhi për motive hakmarrje.

Ndërsa sipas informacioneve, kamerat e sigurisë kanë filmuar autorët të cilët nuk mbanin maska dhe kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë duke zbrazur dhjetëra plumba në drejtim të çiftit të ndjerë. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Vrasja e çiftit për hakmarrje”, kreu i policisë Lezhë: Identifikuam 3 autorët, po i kërkon RENEA (EMRAT)

Çifti në Lezhë u vra për hakmarrje! Djali e nipat e

Tre persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik e Gentiana Mujeci. Bëhet fjalë për Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç të cilët dyshohet se e kanë kryer krimin për hakmarrje.

Raportohet Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, i cili u vra në vitin 2016 nga vëllezërit Lin, Jozef dhe Kreshnik Mujeci. 

“Është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët i markës A4. Në vijimtë hetimeve të thelluara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, A.M 22 vjeç, F.M 36 vjeç dhe R.M, 23 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti “Audi” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e viktimave. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrje. Pas identifikimit të autorëve janë ushtruar kontrolle në disa banesa, por nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim. Operacioni vijon me përfshirjen e forcave RENEA”- njoftoi kreu i policisë Lezhë, Arben Nasufi.Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e çiftit në Lezhë, policia mësyn në familjen Mhillaj, por nuk gjen njeri në banesë

Çifti në Lezhë u vra për hakmarrje! Djali e nipat e
Viktimat, Gentiana e Kreshnik Mujeci

Policia ka mësyrë për kontroll ditën e sotme në banesën e familjes Mhillaj për të marrë në pyetje disa persona lidhur me vrasjen e çiftit Kreshnik e Gentiana Mujeci të ndodhur ditën e djeshme në Balldren të Lezhës.

Mirëpo personat e caktuar për t’u pyetur si persona në dijeni, nuk janë gjetur në banesë dhe për këtë arsye janë shpallur në kërkim policor.

Lidhja e familjes Mhillaj

Viktima Kreshnik Munjeci, ishte i përfshirë më parë në vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Vëllezërit Lin, Jozef dhe Kreshnik Mujeci akuzohen se kanë vrarë Gegë Mëhillin i njohur edhe si Gent Mëhilli apo Gent Pjetri në në rrugën Shkodër Velipojë.

Për vrasjen e Mhillaj ndodhet në burg Jozef Mujeci. Megjithatë ende nuk dihet nëse vrasja e ndodhur ditën e djeshme ka lidhje me ngjarjen e ndodhur disa vite më parë. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Dhjetëra plumba u zbrazën drejt tyre! Dinamika e ekzekutimit të çiftit në Lezhë, një mjet u bllokoi rrugën

Çifti në Lezhë u vra për hakmarrje! Djali e nipat e
Viktimat, Kreshnik e Gentiana Mujeci, mjeti i tyre "Audi Q7"

Plot 30 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendin ku ndodhi atentati ku mbetën të vdekur burrë e grua, Kreshnik e Gentiana Mujeci në fshatin Balldre të Lezhës.

Në atentat dyshohet se janë përdorur dy automjete. Njëri prej tyre ka shërbyer si mjeti që u ngriti pritë viktimave, duke i prerë rrugën mjetit tip “Audi Q7” me të cilin udhëtonin çifti i bashkëshortëve. Ndërsa mjeti tjetër, u përdor nga autorët për të kryer sulmin vdekjeprurës.

Hetimet e deritanishme sugjerojnë se dy persona kanë zbritur nga automjeti dhe kanë hapur zjarr drejt makinës së viktimave. Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar. Pas ekzekutimit barbar, autorët u larguan me shpejtësi, ndërsa policia ende vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po hetohen edhe pistat e konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur Kreshnik Mujeci. Versus.al

Poll