Live Updates /

Irani sulm me 20 raketa balistike, bombardon një spital! Netanyahu dhe ministri izraelit: Ushtria të sulmojë me gjithë fuqinë

*Kur konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e shtatë të bombardimeve të ndërsjellta, dy vendet kanë intensifikuar sulmet ndaj njëri-tjetrit. *Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit të së enjtes, Irani lëshoi rreth 20 raketa balistike në Izrael, duke goditur edhe një spital në jug të vendit. Nga bombardimet u raportuan 3 persona të lënduar. *Ndërsa izraeli goditi reaktorin bërthamor të Iranit rreth 250 kilometra larg kryeqytetit, Teheran. Pavarësisht goditjes së fuqishme, autoritetet iraniane thanë se nuk kishte rrezik për rrezatim bërthamor. *Pasi njëra prej raketave goditi spitalin, pati reagime të menjëhershme nga Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes izrael Katz, i cili bëri thirrje që ushtria të sulmojë Iranin me gjithë fuqinë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kur konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e shtatë të bombardimeve të ndërsjellta, dy vendet kanë intensifikuar sulmet ndaj njëri-tjetrit. *Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit të së enjtes, Irani lëshoi rreth 20 raketa balistike në Izrael, duke goditur edhe një spital në jug të vendit. Nga bombardimet u raportuan 3 persona të lënduar. *Ndërsa izraeli goditi reaktorin bërthamor të Iranit rreth 250 kilometra larg kryeqytetit, Teheran. Pavarësisht goditjes së fuqishme, autoritetet iraniane thanë se nuk kishte rrezik për rrezatim bërthamor. *Pasi njëra prej raketave goditi spitalin, pati reagime të menjëhershme nga Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes izrael Katz, i cili bëri thirrje që ushtria të sulmojë Iranin me gjithë fuqinë.

4 Postime
3 ORE ME PARE

Bloomberg: Trump miraton planin për sulm ndaj Iranit dhe mund të nisë sulmin në ditët në vijim

Irani sulm me 20 raketa balistike, bombardon një spital! Netanyahu dhe
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei/ Presidenti i SHBA-së Donald Trump

Sipas mediave amerikane, presidenti Donald Trump duket se ka miratuar një plan sulmi ndaj Iranit, megjithëse nuk ka dhënë ende dritën jeshile për t’i zbatuar ato.

Trump u takuar me gjeneralët e tij të lartë në Dhomën e Situatave të mërkurën,18 qershor në mbrëmje, ndërsa u diskutuan detaje mbi një ofensivë të mundshme amerikane.

Ndërsa zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë tani po përgatitën që SHBA të sulmojë Iranin në ‘ditët në vijim’ shkruan Bloomberg.

Sipas Bloomberg janë propozuar një sërë planesh.

Një opsion i mundshëm ishte vendosja e bombarduesve të fshehtë B-2 për të hedhur bombardues bunkerësh prej 30,000 paundësh në vendet bërthamore të fortifikuara rëndë të Iranit.

Ndërkohë,  kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Irani do të “paguajë një çmim të lartë” pas një sulmi në Spitalin Soroka në Beersheba.

Spitali ishte një nga disa zona të goditura nga raketat iraniane të enjten.

Një ditë më parë kur Trump u pyet për sulmin ndaj Iranit tha; “Mund ta bëj, mund të mos e bëj.”/Versus.al

 

4 ORE ME PARE

“Ajatollah, frikacak i fshehur në bunker”, ministri izraelit thirrje ushtrisë: Sulmoni me gjithë forcën

Irani sulm me 20 raketa balistike, bombardon një spital! Netanyahu dhe
Ministri izraelit Israel Katz dhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Aytollah Khamenei

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ai dhe Kryeministri Benjamin Netanyahu i kanë dhënë udhëzime ushtrisë izraelite që të “intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë” në Iran, pasi Irani nisi valën e fundit të raketave balistike në qytete anembanë Izraelit të enjten.

“Diktatori frikacak iranian rri thellë brenda bunkerit të tij të fortifikuar dhe nis sulme të qëllimshme në spitale dhe ndërtesa banimi në Izrael”, tha Katz në një deklaratë të ndarë nga ministria e mbrojtjes, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Këto janë format më të rënda të krimeve të luftës dhe Khamenei do të mbahet përgjegjës për krimet e tij.”

“Kryeministri dhe unë kemi dhënë udhëzime IDF-së që të intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë në Iran dhe kundër vendeve qeveritare në Teheran, me qëllim që të largohen kërcënimet me të cilat përballet Shteti i Izraelit dhe të destabilizohet regjimi i Ajatollahëve”, tha ai, sipas deklaratës. Versus.al

5 ORE ME PARE

Bloomberg: SHBA po përgatitet për të sulmuar Iranin së shpejti

Irani sulm me 20 raketa balistike, bombardon një spital! Netanyahu dhe

Gjithmonë e më shumë po përhapet ideja se SHBA-të mund të përfshihen në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit në Lindjen e Mesme, pavarësisht se kjo do të sillte një kaos total në rajon pasi Khamenei paralajmëroi amerikanët se nëse ndërhyjnë, do të ketë dëme të pariparueshme. 

“Irani vepron vetëm për vetëmbrojtje. Edhe përballë agresionit më të egër kundër popullit tonë, Irani deri më tani ka reaguar vetëm kundër regjimit izraelit dhe jo kundër atyre që e mbështesin atë”, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në X, duke shtuar se “në kundërshtim me regjimin e paligjshëm, gjenocidal dhe pushtues izraelit, ne mbetemi të përkushtuar ndaj diplomacisë”.

Ministri përsëriti gjithashtu se “Irani ka demonstruar në praktikë atë që gjithmonë është zotuar publikisht: ne kurrë nuk kemi kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkojmë armë bërthamore”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka miratuar planet që SHBA-të të sulmojnë Iranin, por ende po shqyrton një vendim përfundimtar, sipas mediave amerikane.

Çështja është vendi i pasurimit Fordow, një strukturë nëntokësore jetësore për programin bërthamor të Iranit. Vetëm SHBA-të kanë aftësinë ta shkatërrojnë atë potencialisht.

Publikisht, Trump ka mbetur i paqartë në lidhje me atë që planifikon të bëjë. “Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di se çfarë dua të bëj”, u ka thënë Trump gazetarëve. “Por mund të them këtë: Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë”. Sipas Bloomberg, SHBA-të mund të kryejnë një sulm drejt Iranit në ditët vijuese.Versus.al

6 ORE ME PARE

Bombardimet vazhdojnë, Irani sulm me 20 raketa balistike, Izraeli godet reaktorin atomik pranë Teheranit

Irani sulm me 20 raketa balistike, bombardon një spital! Netanyahu dhe
Tel Aviv, Izrael

Bombardimet e ndërsjellta mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e tyre të shtatë. Mëngjesin e sotëm Irani lëshoi 20 raketa balistike drejt Izraelit duke goditur disa zona civile sipas një zyrtari ushtarak izraelit.

Mes godinave të goditura ishte edhe spitali Soroka në Izraelin Jugor. Ndërkohë deri tani raportohet për 3 të plagosur nga raportimet e kryera nga Irani gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit.

Ndërkohë nga ana tjetër Irani ka raportuar se Izraeli sulmoi reaktorin e tij të ujit të rëndë në Arak, një strukturë bërthamore rreth 250 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Dy predha u qëlluan në strukturë rreth orës 6 të mëngjesit. Objekti nuk është dëmtuar rëndë dhe nuk ka rrezatim. Më herët, Izraeli lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët pranë strukturës së Arak duke thënë: “Prania juaj në këtë zonë vë në rrezik jetën tuaj”.

Reaktori i ujit të rëndë në Arak ishte në fokus të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me SHBA-në dhe fuqitë e tjera, sepse uji i rëndë (ose oksidi i deuteriumit) mund të përdoret për të prodhuar plutonium duke i siguruar Iranit një rrugë të dytë për një bombë të mundshme bërthamore, përtej uraniumit të pasuruar.

Irani sulm me 20 raketa balistike, bombardon një spital! Netanyahu dhe
Reaktori i ujit të rëndë në Arak, Iran

Sipas marrëveshjes, Iranit i kërkohej ta ridizajnonte Arakun në një strukturë kërkimore paqësore e cila nuk mund të prodhonte më plutonium të përshtatshëm për armë. Megjithatë, pas tërheqjes së SHBA-së, Irani ka shkelur disa aspekte të marrëveshjes dhe nuk u lejon më inspektorëve të OKB-së të monitorojnë prodhimin ose rezervat e tij të ujit të rëndë. Versus.al

Poll