Live Updates /

Komisioni i Check up-it/ Mjeku kushëri me Ilir Beqajn: Atë s’e njihte njeri, mua po! Debat i ashpër mes Vokshit dhe Ndrecajt: Mos ma ngrini zërin

*Është zhvilluar mbledhja në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ku ka dëshmuar mjeku, pedagod në Fakultetin e Mjekësisë, Genc Byrazeri. *Teksa tregonte karrierën e tij të gjatë në mjekësi, Byrazeri u ndërpre nga një nga anëtarët e Komisionit. *Është zhvilluar mbledhja në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ku ka dëshmuar mjeku, pedagod në Fakultetin e Mjekësisë, Genc Byrazeri. *Teksa tregonte karrierën e tij të gjatë në mjekësi, Byrazeri u ndërpre nga një nga anëtarët e Komisionit. *Mbledhja u shoqërua me debate të forta mes kryetares së këtij komisioni deputetes Vjollca Vokshi dhe deputetit socialist Plarent Ndrecaj. *Gjatë dëshmisë së Byrazerit, u zbulua se ishte kushëri me ish-ministrin Ilir Beqaj për të cilën u shpreh se ai njihej në shëndetësi para tij. *Gjatë dëshmisë së Byrazerit, u zbulua se ishte kushërirë i ish-ministrit Ilir Beqaj për të cilën u shpreh se ai njihej në shëndetësi para tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Është zhvilluar mbledhja në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ku ka dëshmuar mjeku, pedagod në Fakultetin e Mjekësisë, Genc Byrazeri. *Teksa tregonte karrierën e tij të gjatë në mjekësi, Byrazeri u ndërpre nga një nga anëtarët e Komisionit. *Është zhvilluar mbledhja në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ku ka dëshmuar mjeku, pedagod në Fakultetin e Mjekësisë, Genc Byrazeri. *Teksa tregonte karrierën e tij të gjatë në mjekësi, Byrazeri u ndërpre nga një nga anëtarët e Komisionit. *Mbledhja u shoqërua me debate të forta mes kryetares së këtij komisioni deputetes Vjollca Vokshi dhe deputetit socialist Plarent Ndrecaj. *Gjatë dëshmisë së Byrazerit, u zbulua se ishte kushëri me ish-ministrin Ilir Beqaj për të cilën u shpreh se ai njihej në shëndetësi para tij. *Gjatë dëshmisë së Byrazerit, u zbulua se ishte kushërirë i ish-ministrit Ilir Beqaj për të cilën u shpreh se ai njihej në shëndetësi para tij.

3 Postime
7 MUAJ ME PARE

Debat i ashpër te Komisioni për Check-up, Ndreca: Po intimidoni dëshmitarin! Vokshi: Mos ma ngrini zërin

Komisioni i Check up-it/ Mjeku kushëri me Ilir Beqajn: Atë s’e

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi është shoqëruar me debate të forta mes kryetares së këtij komisioni deputetes Vjollca Vokshi dhe deputetit socialist Plarent Ndrecaj.

Arsyeja e këtij debate ishte pyetja e drejtuar nga Vokshi mjekut Genc Byrazeri se si ka mundësi që firma e tij ndodhet në procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Koncesionit për Sterilizimin kur ai nuk ishte i pranishëm.

Në një moment deputeti socialist ndërhyn në bashkëbisedimin mes Vokshit dhe Byrazerit ku shprehet se po bënte pyetje duke shkelur ligjur dhe intimiduar dëshmitarin.

Vokshi:Pra ju keni firmosur për mbledhje që nuk keni qenë në procesverbale sepse proceverbali thotë u mblodhën në këtë datë për këtë qëllim, diskutuam në mbledhje ishin dhe firmat e të pranishme, prandaj quhet proceverbal sepse mbahen çdo thënie, komente, sygjerime dhe duhet të jeni prezent.

Byrazeri: Pikërisht këtë pjesë e kemi shmangur

Vokshi: Nuk e keni shmangur, keni thënë u mblodhën në datë kaq dhe aq.

Byrazeri: Kemi thënë Komisioni u mblodh.

Ndërhyn deputeti Plarent Ndreca

Vokshi: Po ndërhyn pa bërë pyetjen, ca përgjigje t'i marrë se nuk po kupton pyetjen. Komisioni u mblodh në këtë datë. Nuk ka nevojë t'i thuash t'i mos u përgjigj. Tani boll mos më ndërhyjë.

Ndreca: Nuk mund ti thuash ti dëshmitarit i keni bërë ju, këtu del konkluzioni se ju e keni thirrur kot dëshmitarin. E pyesim ne. Ti je për të pyetur dëshmitarin për të marë përgjigje dhe kaq.

Vokshi: Mbarove

Ndreca: Jo nuk mbarova. Kemi 20 minuta që bëni pyetje të cilat janë kundërshtim me ligjin. Ju po e indimidoni.

Vokshi: Po kush po e indimidon? Dua thjeshtë të kuptoj rregullin që ju kishit vënë. Nuk ta kam dhënë fjalën. Kur ta japësh fjalën do e marrësh.

Ndreca: Është mbledhje

Vokshi: Jam shumë e qetë dhe po mundohem të kuptojë dakortësinë që kishte dhënë Komsioni. Mos e merr fjalën kur nuk ta jap.

Ndreca: Jo jo e marr fjalën. E marr se ma jep e drejta si deputet.

Vokshi: Jo kërko fjalën për procedurë ta jap, nuk e merr dot.

Ndreca: Nuk ka për ta mbaruar se pyetja ishte e paligjshme. Pyetja juaj Ishte indimiduese

Vokshi: Kush je ti që e caktoke ligjin?

Ndreca: Shumica ne të gjithë këtu. Pyetjet e tuaja janë intimiduese.

Vokshi: Të erdh një mesazh ty

Ndrecaj: Me mesazhe punoni ju. Unë nuk punoj me mesazhe se jam me vesh këtu. Nuk lejoj që të bëhen pytje të kësaj natyre dhe e ke bërë tre herë të njejtën pyetje.

Vokshi- Unë lexova ligjin, po pyes Byrazerin për marrëveshjen e bërë për firmosje të procesverbaleve, informim për publikun.

Ndreca- Ke 20 minuta që flet, s’ke të drejtë të pakufizuar fjale, janë të drejta të kufizuara dhe po përmend ligjin.

Vokshi- A mund të mbarosh?

Ndreca- A do bësh mbledhje? Kur mbaroj e di unë, nuk më thua dot mua të mbaroj. Lëri këto sjellje, se s’janë të hijshme, mbaroj kur e gjykoj unë. Dua dinjitet për dëshmitarin dhe ne e përdhosim se është turp!

Vokshi- Mos ma ngri zërin!

Ndreca- E ngre qe ç’ke me të, s’të marr leje ty, këtë instrument kam, zëri e qytetarëve shqiptarë!

Vokshi- Po bërtet, mos ma ngri zërin mua...!

Ndreca- Mos ndërhyni! Çdo dëshmi është e pavlefshme, e thotë ligji, po orientoni dhe intimidoni.

Vokshi- Ëhë...

Ndreca- Ëhë, uhu, nuk është argument dhe s’i shkojnë kryetares se Komisionit!

Vokshi- Po s’po e lë, po boll pra...

Mjeku Genc Byrazeri, ishte thirrur për të dëshmuar ditën e sotme në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit të Koncesionit për Sterilizimin, KVO, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë./Versus.al



 

 

7 MUAJ ME PARE

“Atë s’e njihte njeri, mua po”, mjeku kushëri me Ilir Beqajn: Nuk kishim konflikt interesi te koncesioni i Check Up

Komisioni i Check up-it/ Mjeku kushëri me Ilir Beqajn: Atë s’e
Mjeku Genc Byrazeri dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Mjeku Genc Byrazeri ka dëshmuar sot për orë të tëra para anëtarëve të komisionit hetimor të koncesioneve të Sterilizimit dhe Check Up në Shëndetësi lidhur me rolin e tij si anëtar i komisionit për dhënien e koncesionit.

Gjatë dëshmisë së tij, u zbulua se ai dhe ish-ministri Ilir Beqaj janë kushërinj të parë dhe për këtë u pyet nga Vokshi nëse kishte konflikt interesi për emërimin e tij si anëtar komisioni.

Ai u përgjigj duke thënë se për rastin është konsultuar me kabinetin përkatës dhe i kanë thënë se nuk ka një gjë të tillë. Byrazeri më tej solli ndërmend faktin se asokohe ai njihej në Shëndetësi para Ilir Beqajt.

“Unë kam pasur ftesa paraprake. Jam konsultuar me kabinetin, i cili më ka bërë të qartë që nuk ka konflikt interesi dhe më ka bindur pasi bazuar në ligjin përkatës, nuk e gjej veten as në konflikt faktit, as të mundshëm dhe as në dukje të interesit. Në Shëndetësi mua më njihnin, Ilir Beqajn nuk e ka njohur njeri deri në 2013, ministrat në këtë vend i paçim sa malet, janë ardhacakë dhe ikatarë, është mirë që jemi ne, ata vijnë dhe ik”, tha Byrazeri.

Gjatë dëshmisë së tij, ai i cilësoi si të domosdoshëm koncesionet e dhëna në Shëndetësi me arsyetimin se situata spitalore në vend sa i takon sallave të dezinfektimit ishte në gjendje katastrofale duke e krahasuar me atë të Afrikës Subsahariane. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Dëshmia/ Mjeku Byrazeri me 'humor të zi' në Komisionin Hetimor për ‘Check up’: Janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri

Komisioni i Check up-it/ Mjeku kushëri me Ilir Beqajn: Atë s’e

Në vijim të mbledhjes së Komisionit Hetimit ë Shëndetësisë për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ka dëshmuar mjeku, pedagodnë Fakultetin e Mjekësisë, Genc Byrazeri.

Byrazeri i cili ka qenë anëtar i këtij Komisioni akuzohet nga SPAK për veprat penale ‘“Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  të kryera në bashkëpunim.

Byrazeri e nisi deklaratën e tij para Komisionet duke treguar të gjithë rrugëtimin e tij të karrierës ku tregoj kualifikimet titujt dhe vlerësimet që kishte marrë.

Por teksa tregonte karrierën e tij të gjatë në mjekësi, ai u ndërpre nga një nga anëtarët e Komisionit, ndërprerje të cilës mjeku iu përgjigj:

Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive, të administrohen dhe dokumente pozitive, jo sterr të zeza, të ketë pak ngjyra.

Më pas Byrazeri u shpreh se prej vitit 2011-2019 ka qenë edhe si specialist i Institutit të Shëndetit Publik si i jashtëm, që në kohën kur ministër ishte Petrit Vasili, pasi punonte dhe pedagog te Fakulteti i Mjekësisë.

“Në vitin 2014 ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja më emëroi si një nga  anëtarët e Komisionit të Koncesionit. S’kam qenë pjesë organike apo hierarki administrative. Jam dorëhequr më 5 Maj 2015, dorëheqje për arsye personale, pak pasi mbaroi studimi i Fizibilitetit për koncesionin, pasi kjo ishte detyra ime dhe për këtë përgjigjem. Jam gati të flas e përgjigjem për çfarë përmban pozicioni im për studim fizibiliteti dhe kur mbaroi jam larguar”, tha Byrazeri./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: