Live Updates /

Kosova 17 vite shtet! Kurti: Populli ynë, me kulturë të lashtë! Krerët e politikës shqiptare urojnë pavarësinë

*Sot Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë së shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit. *Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes festive të kabinetit, uroi popullin shqiptar për shpalljen e pavarësisë së vendit, duke theksuar se pavarësisht kushtetutës së re, shqiptarët kanë kulturë të lashtë autoktone. *Edhe krerët e politikës së Shqipërisë kanë uruar për 17 vjetorin e pavarësisë. Kryeministri Rama dhe presidenti Begaj kanë shprehur urimet e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa edhe kreu i PL, Ilir Meta i cili mbahet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar, ka uruar pavarësinë duke e shoqëruar shkrimin në rrjete sociale me një foto ku shfaqet me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

Pavarësia e Kosovës, Begaj e Rama urojnë nga rrjetet sociale! Meta publikon foton me Rugovën

Kosova 17 vite shtet! Kurti: Populli ynë, me kulturë të
Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama

Krerët e politikës shqiptare kanë uruar sot për 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Presidenti Bajram Begaj shprehu nderim për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, ndërsa falenderoi ndërkombëtarët për mbështetjen e Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”- shkruan presidenti në rrjetet sociale.

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama zgjodhi ta shprehë urimin në rrjete sociale.

“MIRËMËNGJES KOSOVË. Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”- shkroi ai.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili mbahet i arrestuar prej 4 muajsh, zgjodhi ta urojë pavarësinë duke publikuar edhe e shoqëruar me foto ku shfaqej krah Ibrahim Rugovës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB. Urimet më të përzemërta vëllazërore!”-shkruan Meta. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Kultura e popullit tonë autokton, e rrënjosur thellë”, Kurti uron 17 vjetorin e pavarësisë

Kosova 17 vite shtet! Kurti: Populli ynë, me kulturë të
Albin Kurti

Këshilli i Ministrave të Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje festive në kuadër të 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në fjalimin e mbajtur, kryeministri Albin Kurti tha se pavarësisht se kushtetuta e vendit është e re, kultura e popullit shqiptar është e lashtë.  

“Kushtetua jonë vërtetë është e re, por kultura jonë është e një populli të lashtë e autokton e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë tonë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se është e domosdoshme që në vazhdim shteti më i ri i Ballkanit të tregojë vendosmëri për zbatimin e ligjshmërisë dhe të pavarësisë së institucioneve.

“Institucione të forta që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira te të ndershme dhe sigurojnë që pushteti u shërben qytetarëve”, tha Kurti. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Kosova feston sot 17 vjetorin e pavarësisë

Kosova 17 vite shtet! Kurti: Populli ynë, me kulturë të

Kosova feston sot 17-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit.

Ligjshmëria e pavarësisë për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar të paligjshme. Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë më 22 korrik 2010.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (’97-’99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e Bashkimit Evropian vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të unionit evropian e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin atë. Në 10 vitet e fundit, Kosova ka arritur të sigurojë vetëm 9 njohje të reja ndërkombëtare. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: